Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

Zbulime të reja për princin e përjashtuar nga detyrat mbretërore, Andrew, dhe marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein përfshihen në email-e të reja që kanë dalë në dritë.
Sipas Mail on Sunday, email-et tregojnë se Andrew ka pritur Epstein dhe katër gra në Pallatin Buckingham, në një periudhë kur mbretëresha Elizabeth ndodhej në Balmoral. Mes tyre ishte një modele e re nga Bukureshti, si edhe një tjetër grua nga Rusia.
Epstein e përshkroi gruan rumune, e cila ishte rreth 20 vjeçe, si “shumë e hijshme” dhe i tha se ishte “perfekte”, duke shtuar se edhe Andrew e kishte konsideruar “të bukur”.
Në një email drejtuar Andrew-t, pedofili i dënuar shkruante për mbrëmjen: “Shumë argëtuese, më shumë më vonë”. “Po, të lutem!”, ishte përgjigjja e princit të atëhershëm.

Ende nuk është e qartë nëse e reja rumune ka rënë viktimë e abuzimit seksual nga Jeffrey Epstein. Megjithatë, këto zbulime të reja kanë rindezur presionin ndaj Policisë Metropolitane për hapjen e një hetimi penal ndaj Andrew-t.
Njëkohësisht, shtrohen pyetje të reja mbi atë që dinin anëtarët e oborrit mbretëror për kontaktet e tij me Epstein dhe rrjetin e grave të reja që, sipas raportimeve, lëviznin brenda rezidencave mbretërore.
Autori i çështjeve mbretërore, Andrew Lownie, deklaroi se ekzistojnë “arsye të forta” që rasti të rishqyrtohet nga policia britanike. Sipas tij, Pallati Buckingham disponon lista vizitorësh dhe ka detyrimin të bashkëpunojë me autoritetet.
Këto zbulime i shtohen zinxhirit të zhvillimeve të shkaktuara nga dosjet Epstein, të cilat kanë vënë në shënjestër edhe figura të politikës britanike, përfshirë ish-ministrin dhe ambasadorin Peter Mandelson.
Dokumente të Departamentit Amerikan të Drejtësisë tregojnë se Andrew kishte organizuar një darkë private me Epstein dhe tre gra në Pallatin Buckingham në shtator të vitit 2010, duke premtuar “privatësi të plotë”.
Darka u zhvillua pak më shumë se një vit pas lirimit të Epstein, i cili ishte dënuar për joshje të të miturave për prostitucion.
Sipas dokumenteve, gruaja rumune u shtua në listën e të ftuarve në momentin e fundit, pas një email-i që Epstein i dërgoi Andrew-t më 27 shtator 2010, ku kërkonte të “shtohej edhe një tjetër”, duke e përshkruar si “një rumune, shumë e hijshme”. “Asnjë problem”, ishte përgjigjja e Andrew-t.
Gruaja u takua fillimisht me Epstein në shtëpinë e Ghislaine Maxwell në Belgravia dhe më pas u dërgua me makinë në Pallatin Buckingham.
Kjo banesë është e njëjta ku Virginia Giuffre ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Andrew-n në vitin 2001, akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht.
Gruaja, e cila në atë kohë ishte 20 vjeçe, e kishte njohur Epstein në vitin 2008 në Bukuresht, kur ishte ende studente.

Sipas mesazheve, Epstein e ndihmoi financiarisht, duke i mbuluar ndër të tjera qiranë dhe shpenzimet dentare, si dhe dyshohet se ndërhyri për punësimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Nga dokumentet nuk rezulton se çfarë ndodhi gjatë darkës.
Megjithatë, Epstein i shkroi Andrew-t në një email: “Shumë argëtuese”. Nga ana e saj, gruaja e përshkroi përvojën si “një herë në jetë”, duke e falënderuar financierin, i cili i kujtoi se për pak sa nuk e kishte refuzuar ftesën sepse nuk i pëlqenin xhinset që kishte veshur.
“Ishte perfekte dhe Andrew të konsideroi të bukur. Asnjë burrë nuk i sheh rrobat e tua, ata shohin përtej tyre”, i shkroi Epstein.
Një tërmet i fuqishëm goditi sot (8 shkurt) Kubën, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët. Forca e lëkundjeve ishte me...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin për shtimin e rreziqeve në hapësirë, duke akuzuar Rusinë dhe Kinën për zhvill...
Me sa duket Greqia dhe Turqia duan të bisedojnë përsëri në nivelin më të lartë. Duke filluar nga e hëna në A...
Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, Morgan McSweeney ka dhënë dorëheqjen. Mediat ndërkombëtare raportojn&...
Dokumentet e FBI-së të publikuara në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së tregojnë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-të duan që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor, duk...
Pothuajse një në dy të rritur ngurron të vaksinohet , por fenomeni është shumë më kompleks dhe shumë heterogj...
Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur “flakë për flakë” kryeministrit E...
Ifunanya Nwangene ishte në gjumë të shtunën e kaluar në mëngjes në apartamentin e saj në katin përdhes në kr...
Vdekja e oficerit 44-vjeçar të policisë Okan Keskin, i cili pësoi hemorragji në tru pasi u sulmua dhe u rrah në një garazh ...