BOTA

Cigaret elektronike shkaktojnë ndotje në mbarë botën, shumë vende po vendosin rregulla të forta për këto produkte

r.ll Përditësimi i fundit 31 Gusht 2024, 22:15
Cigaret elektronike shkaktojnë ndotje në mbarë botën,
foto ilustruese

SHBA- Rritja me shpejtësi e përdorimit të cigareve elektronike po krijon një valë ndotjeje dhe ka ngritur shqetësime serioze për mjedisin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës njofton rreth përpjekjeve të një gruaje në qytetin e Nju Jorkut për ta përmirësuar situatën.

Në Bruklin të qytetit të Nju Jorkut, Nora po kontrollon një nga kutitë e shumta për riciklimin e cigareve elektronike. Ajo i ka vendosur vetë këto kuti në dyqane dhe klube.

“Do të shkojmë tani tek dyqani ‘Masion Jar’, në Bruklin, për të parë kutinë e riciklimit, ku njerëzit fusin cigaret elektronike pasi i kanë përdorur, të cilat më pas do të riciklohen si pajisje elektronike”, thotë Nora.

Ajo thotë se i filloi përpjekjet për riciklimin për shkak të cigareve elektronike që shikonte të hedhura në rrugët e qytetit.

“Çfarë bëj me cigaret elektronike? I dërgoj tek riciklimi për pajisjet elektronike. Qyteti i Nju Jorkut ka caktuar vende ku njerëzit mund të sjellin një herë në javë pajisjet e tyre elektronike”, thotë Nora.

Iniciativa e saj synon të luftojë problemin gjithnjë në rritje të ndotjes nga cigaret elektronike. Megjithatë, aktivistët thonë se sfidat janë të mëdha.

“Hedhim në këtë vend mbi katër cigare elektronike në çdo sekondë. Problemi është se ato janë të përbëra nga pjesë të ndryshme, të cilat janë vërtet të vështira për t’u ricikluar apo për t’u marrë me to pasi janë hedhur”, thotë Lucas Gutterman, nga Grupi për Studimin e Interesit Publik.

Shumë nga këto paisje përmbajnë materiale të rrezikshme si bateri litiumi dhe nikotinë, të cilat mund të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm për mjedisin. Një profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Françisko, i cili ka bërë studime të gjera për këtë çështje, shpjegon rreziqet.

“Nikotina është në thelb një neurotoksinë. Do të thotë pra se është toksike për sistemin neurologjik, përfshirë trurin dhe nervat. Kur këto pajisje janë të hedhura në tokë dhe ka reshje, rezultati është që lëngu me nikotinë dhe kimikatet e tjera kalojnë tek uji dhe fillojnë të ndotin mjedisin përreth”, thotë Dr. Jeremiah Mock.

Edhe shoqata kryesore e tregtarëve të cigareve elektronike ka bërë thirrje për ndalimin e importeve të këtyre produkteve me një përdorim.

“Shoqata jonë ka qindra anëtarë, tregtarë dhe prodhues të cigareve elektronike. Bëmë një anketim me ta rishtazi dhe janë kundër cigareve elektronike me një përdorim, për shkak të ndikimit që kanë tek mjedisi”, thotë April Meyers, nga Shoqata për Alternativat e Lira të Tregtisë, SFATA.

Disa vende, ndër to Kina, Irani dhe Britania po vendosin rregulla të forta për këto produkte. Ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të hartuar legjislacion të ri dhe për të shtuar ricklimin, individët si Nora po rrisin ndërgjegjësimin, duke i hapur kështu rrugën përpjekjeve më të mëdha për të ulur numrin e këtyre pajisjeve në të ardhmen.VOA

cigaret elektronike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë