BOTA

Cilat janë mënyrat e votimit në zgjedhjet presidenciale në SHBA?

n.f Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 21:52
Cilat janë mënyrat e votimit në zgjedhjet presidenciale në
Foto ilustruese

SHBA- Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e vitit 2024. Por, nëse ata e kanë të pamundur të shkojnë në një qendër votimi më 5 nëntor, çfarë ndodh? Për fat të mirë, ka më shumë se një mënyrë për të votuar. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim alternativave që kanë votuesit:  Rreth 244 milionë amerikanë kanë të drejtë vote këtë vit zgjedhor, por jo të gjithë do ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve.

Për ata që janë të zënë me punë, ose nëse ndodhen jashtë vendit, mënyrat alternative të votimit u mundësojnë të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Këtë vit qytetarët mund ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve, gjatë votimeve të hershme, ose me postë. Rregullat, megjithatë, ndryshojnë nga shteti në shtet.

Më 5 nëntor, miliona amerikanë do të votojnë në mënyrë tradicionale në një qendër votimi. Por, praktikat e votimit po ndryshojnë. Më 2020, pak më shumë se gjysma e amerikanëve votuan në një qendër votimi, por vetëm 27 për qind e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Votimi i hershëm në një qendër votimi po bëhet metoda e preferuar e amerikanëve dhe pothuajse të gjitha shtetet e lejojnë atë. Në vitin 2000, 40 për qind e amerikanëve kishin mundësi të votonin para kohe, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti, këtë mundësi e kanë 97 për qind e tyre.

Ashtu si në ditën e zgjedhjeve, ata që duan të votojnë para datës 5 nëntor, duhet të shkojnë fizikisht në një qendër votimi. Në shtete si Illinoi votuesit e kanë patur këtë mundësi që nga fundi i shtatorit, por në disa shtete tjera votimet e hershme nisin vetëm disa javë para zgjedhjeve.

Votimi në mungesë është një tjetër mundësi. Votuesit mund të kërkojnë një fletvotim me postë dhe, në disa shtete, ata duhet të japin një arsyetim. Në varësi të shtetit, ata që votojnë në mungesë, mund ta dorëzojnë votën e tyre personalisht, ose ta dërgojnë me postë.

“Votimi me postë” dhe “votimi në mungesë” përdoren ndonjëherë në mënyrë të ndërsjellë. Por, shtetet që lejojnë votimin me postë, si Kalifornia dhe Kolorado, zakonisht u dërgojnë fletëvotimet të gjithë votuesve të regjistruar, pa aplikimin e tyre.

Përdorimi i metodave alterantive të votimit po shtohet, ashtu si edhe tensionet politike. Republikanët zakonisht e kundërshtojnë votimin me postë duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e fletëvotimeve të tilla - megjithëse ka pak prova për keqpërdorime. Demokratët mbështesin metodat e ndryshme të votimit, duke thënë se është më demokratike që të gjithë të lejohen të thonë fjalën e tyre – jo vetëm ata që mund të shkojnë në një qendër votimi./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë