BOTA

Cilat janë përparësitë e politikës së jashtme të demokrates Kamala Harris?

n.f Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 17:48
Cilat janë përparësitë e politikës së jashtme
Harris

SHBA- Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris pritet të përballet në zgjedhje me kandidatin republikan Donald Trump, qëndrimet e saj për politikën e jashtme po ndiqen me vëmendje, si kur bëhet fjalë për mbështetjen ushtarake për Izraelin dhe Ukrainën, përballjen me Kinën, apo krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, pritet që programi elektoral i zonjës Harris të ofrojë një vazhdimësi të politikave të administratës së Presidentit Biden, me disa ndryshime për sa i përket përparësisë së çështjeve.

Mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore kalojnë çdo vit përmes Meksikës, drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara. Koordinimi me vendet e këtij rajoni për të trajtuar shkaqet e emigracionit, ishte një ndër detyrat që i ishin caktuar Nënpresidentes Kamala Harris, duke e ekspozuar atë kështu ndaj kritikave nga rivali i saj në zgjedhje, ish-Presidenti Donald Trump.

“Ishte një dështim, një nënpresidente e dështuar dhe një administratë e dështuar, ndërsa miliona njerëz kalojnë kufirin. Asaj i ishte ngarkuar përgjegjësia për kufirin”, tha ish-Presidenti Trump.

Zonjës Harris nuk i është lënë drejtimi për çështjet e kufirit. Por për emigracionin, ajo jep një mesazh të fortë gjatë fushatës elektorale, duke vënë në dukje përvojën e saj si prokurore në Kaliforni.

“Unë jam përballur me bandat ndërkombëtare, kartelet e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore që vinin në vendin tonë në rrugë të paligjshme. Kam ngritur çështje hetimore ndaj tyre dhe i kam fituar paditë. Donald Trump nga ana tjetër, flet shumë për sigurimin e kufirit, por nuk ka bërë asgjë”, tha zonja Harris.

Nëse fiton zgjedhjet, zonja Harris thotë se do të rikthejë projektligjin e propozuar nga Presidenti Joe Biden për kufirin, që u rrëzua nga ligjvënësit republikanë që mbështesin ish-Presidentin Trump. Ajo thotë se do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, duke shmangur njëkohësisht një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë, si dhe do të punojë për të ruajtur unitetin me vendet e NATO-s. Ajo pritet gjithashtu të forcojë bashkëpunimin në rajonin Indo-Paqësor.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Filipineve përballë frikësimit dhe kërcënimeve në Detin e Kinës së Jugut”, tha zonja Harris. Vazhdimësi pritet të ketë edhe në lidhje me Kinën.

“Do të vazhdojë, siç ka thënë, përpjekjet për ulje të rrezikshmërisë së Kinës. E dimë se kur kandidoi në vitin 2020, ishte kundër vendosjes së tarifave. Por ashtu siç veproi Presidenti Biden, edhe ajo duket se ka ndryshuar mendim. Pra gjasat janë për një vazhdimësi”, thotë Robert Daly, nga Qendra Wilson.

Për çështjen e Gazës, zonja Harris mbështet qëndrimin e Presidentit Biden, me synimin për arritjen e një armëpushimi dhe parandalimin e një lufte rajonale. Sidoqoftë, për shkak të zemëratës në pjesë të mëdha të elektoratit demokrat për mbështetjen e vendosur të Presidentit Biden për Izraelin, zonja Harris ka shprehur ndjeshmëri shumë më të madhe për viktimat në radhët e palestinezëve.

“Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi ndjeshmëri ndaj vuajtjeve dhe unë nuk do të qëndroj e heshtur”, tha ajo.

Zonja Harris mbështet gjithashtu poilitikën e Presidentit Biden për një stil drejtues duke u mbështetur tek aleatët dhe partnerët. Ajo është përqëndruar gjithashtu tek rreziqet jotradicionale ndaj sigurisë, ndërsa kryeson Këshillin Kombëtar për Hapësirën dhe nxit politikat e administratës për inteligjencën artificiale dhe klimën.

“Kur njerëzit thonë se ‘ajo pati emigracionin në portofolin e saj dhe ne kemi tashmë një problem të tmerrshëm me emigracionin’, ata nuk kanë parasysh këtu rolin e plotë që ajo ka luajtur në çdo rajon të botës”, thotë Linda Robinson, nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Megjithëse ka patur katër vite udhëtime në mbarë globin dhe takime me rreth 150 kryetarë shtetesh dhe qeverish, ish-Presidenti Trump thotë se ajo është pa përvojë dhe pa arritje.

“Ajo është një majtiste radikale që do ta shkatërrojë vendin tonë”, tha ish-Presidenti Trump.

Dhe cila është përgjigja e saj?

“Nëse keni diçka për të më thënë, ma thoni në sy”, tha zonja Harris./ VOA

donald trump kamala harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë