BOTA

Cilësia e arsimit është e lartë dhe tarifa e shkollimit thuajse falas, studentët nga përtej oqeanit drejt Europës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 09:09

Cilësia e arsimit është e lartë dhe tarifa e shkollimit

Prej vitesh gjithnjë e më shumë studentë të huaj po i ndjekin universitetet në Gjermani. Cilësia e arsimit është e lartë dhe tarifa e shkollimit është thuajse falas. Po të bësh krahasimin arsimi i lartë në SHBA është një biznes shumë më i madh – dhe shumë më i shtrenjtë, thotë Karin Fischer nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë: “Diploma e një universiteti amerikan është një nga eksportet më të mëdha, që kanë Shtetet e Bashkuara, gjë që është interesante ta mendosh në këtë kontekst, kur zhvillohen gjithë këto debate rreth importeve, eksporteve dhe tarifave.”

Sipas Wido Geis-Thöne nga Instituti i Ekonomisë Gjermane në Këln, “Gjermania mund të përfitojë qartazi nga emigracioni amerikan. Si rezultat kemi një numër më të lartë studentësh, që duan të studiojnë jashtë, që janë në gjendje të studiojnë në universitetet amerikane, por po kërkojnë alternativa të tjera”.

Nevojat në tregun gjerman për specialistë
Më e rëndësishme se numri i studentëve është se sa prej tyre qëndrojnë këtu dhe hyjnë në tregun gjerman të punës, i cili ka nevojë urgjente për punonjës të kualifikuar. Andreas Schleicher nga OECD, drejtor për edukimin dhe kualifikimin thekson, se “Evropa është qartësisht më e fortë në zhvillimin e talenteve… por Shtetet e Bashkuara janë shumë më të afta në shfrytëzimin e mirë të talentit. Kjo është sfidë për Evropën. Tregu i punës është ende shumë i izoluar dhe i ngurtë në krahasim me SHBA-në. Atje tregu i punës e ka më të lehtë të kuptojë, se ku është talenti dhe pastaj ta shfrytëzojë atë më mirë”.

Garë ndërkombëtare për talente dhe specialistë

Por Evropa apo Gjermania e ka kapur ritmin në vitet e fundit dhe ka bërë disa ndryshime reale. Shifrat e pasqyrojnë qartë këtë. Wido Geis-Thöne vë në dukje, se “rreth 45 përqind e atyre, që vijnë në Gjermani si studentë ndërkombëtarë, janë ende këtu dhjetë vjet më vonë. Kjo është kuota më e lartë, pak përpara Kanadasë, shumë më e lartë se në shtetet e tjera anëtare të OECD-së”.

E ardhmja demografike e Gjermanisë varet nga këto talente. Deri në vitin 2030 vendit do t’i mungojnë dy milionë punonjës të kualifikuar. Dhe universitetet janë porta drejt fuqisë punëtore. Tani edhe programi më prestigjioz i shkëmbimit në Amerikë është vënë nën presion: Programi Fulbright, një bursë ndërkombëtare për promovimin e paqes përmes shkëmbimit akademik. Bordi i tij dha dorëheqjen në shenjë proteste, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje politike dhe bllokim të bursave. Pra universitetet gjermane po e shfrytëzojnë këtë mundësi. Gara për talentet globale ka filluar. Nuk është vetëm Evropa, Kanadaja apo SHBA, Kina po konkurron gjithashtu me universitete dhe qendra kërkimore të reja për talentet më të shkëlqyera./DW

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë