BOTA

Cili është J. D. Vance, kandidati për nënpresident të Republikanëve në SHBA?

M.B. Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 19:10
Cili është J. D. Vance, kandidati për nënpresident të
Donald Trump dhe J.D. Vance

SHBA- Pas muajsh spekulimesh, ish-Presidenti Donald Trump shpalli kandidatin e tij për nënpresident. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh njofton se J.D. Vance i bashkohet garës presidenciale republikane si një nga kandidatët më të rinj për nënpresidentë që nga ish Presidenti Richard Nixon në vitin 1952. Ky emërim nga Partia Republikane vë në provë statusin e Senatorit Vance si një politikan i ri dhe pa përvojë politike.

“Zonja dhe zotërinj, jam krenar të njoftoj se senatori JD Vance ka mbështetjen dërrmuese të këtij kuvendi për të qenë nënpresidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”.

Ky njoftim në ditën e parë të kuvendit të Partisë Republikane në Miluoki u dha fund muajve të tërë spekulimesh. Ish-presidenti Donald Trump zgjodhi senatorin 39 vjeçar nga Ohajo, si kandidat për postin e nënpresidentit. Ish-Presidenti Trump shkroi në 'Truth Social' se zoti Vance është personi "më i përshtatshëm" për të marrë postin në fjalë. Identiteti politik i Senatorit lidhet me një pjesë të Amerikës që ka përjetuar rënie industriale dhe me fabrika të braktisura dhe ndjenjat e tij populiste përputhen me politikat e zotit Trump për të bardhët e klasës së mesme punëtore.

“Nga kandidatët që ish-Presidenti kishte në dispozicion, senatori Vance ka lidhjet me të forta me filozofinë e Presidentit Trump të njohur me sloganin 'Ta Bëjmë Amerikën Madhështore përsëri”, thotë Joel Goldstein, historian që ka shkruar për disa presidentë dhe nënpresidentë.

Ai thotë se kjo është e pazakontë pasi shumica e kandidatëve për nënpresident përzgjidhen në përpjekje për të bërë për vete votuesit që nuk janë pjesë e mbështetësve besnikë.

“Presidenti Trump ndoshta shpreson se ai do të ndihmojë në aktivizimin e disa votuesve, të cilët nëse do të zgjidhte një kandidat tjetër nuk do të votonin. Ai shpreson që Senatori Vance të nxisë njerëzit që kanë të kaluar të ngjashme me të, që të votojnë", thotë historiani Goldstein.

Senatori Vance u bë i njohur në vitin 2016 me librin autobiografik, "Hillbilly Elegy", i cili tregonte me detaje varfërinë e fëmijërisë së tij dhe rënien industriale dhe ekonomike të qytetit të lindjes, Midëltaun të Ohajos. Prindërit e tij u ndanë kur ai ishte fëmijë. Ai u rrit kryesisht nga gjyshërit e tij, pasi nëna e tij u përball me varësinë nga droga.

Senatori Vance, pas shkollës së mesme u shërbeu në ushtri si marins. Pas kësaj, ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos dhe studioi në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit Yale. Ai punoi në San Francisko për sipërmarrësin Peter Thiel në 'Silicon Valley', rajonin ku janë të vendosur shumica e kompanive gjigante të teknologjisë. Zoti Thiel më pas e ndihmoi me 10 milionë dollarë fushatën e zotit Vance për Senat.

Senatori Vance më herët e kishte kritikuar ashpër ish Presidentin Trump, duke e quajtur atë "Hitleri i Amerikës". Më pas ai u bë mbështetës i vendosur i zotit Trump. Megjithatë ai mbetet kandidati me më pak përvojë nga pretendentët e tjerë për postin nënpresidentit nga Partia Republikane.

"Unë mendoj se për shkak të moshës së dy kandidatëve për President dhe për shkak të atentatit ndaj ish-Presidentit Trump, disa votues mund të ngrenë shqetësimin nëse Senatori Vance do të jetë i gatshëm për të qenë president që në ditët e para në detyrë. Shqetësimi ka të bëjë me përvojën relativisht të shkurtër të Senatorit Vance në poste të larta qeveritare”, thotë historiani Joel Goldstein.

Në një mjedis politik gjithnjë e më të polarizuar, ndërsa zoti Trump bën thirrje për unitet, shkalla në të cilën kandidati i tij për nënpresident do të ndihmojë në zbutjen ose thellimin e ndasive, mbetet për t'u parë.

Disa orë pas atentatit ndaj ish Presidentit Trump, Senatori Vance fajësoi retorikën e fushatës së Presidentit Biden, si shkak për atentatin./ VOA

donald trump dhe j.d. vance

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë