Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Donald Trump ka thirrur policinë në Palm Beach të Floridës pak kohë pasi në mesin e viteve 2000 ishte nisur një hetim ndaj Jeffrey Epsteinit, për t’u shprehur mirënjohje, zbulon një dokument i ri.
“Faleminderit Zotit që po e ndaloni”, thuhet se ka thënë Trump, duke shtuar se “të gjithë e dinin që ai po e bënte këtë”, shkruan CNN.
Dokumenti, që është një shënim i shkruar i bisedës së FBI-së me ish-shefin e policisë së Palm Beachut, mund të ngrejë pyetje të mëtejshme rreth asaj se çfarë dhe kur saktësisht Trump e ka ditur për Epsteinin dhe krimet e tij. Presidenti amerikan dhe Shtëpia e Bardhë kanë pohuar disa herë se Trump ndërpreu çdo lidhje me Epsteinin në fillim të viteve 2000, pasi e konsideronte atë “një person të frikshëm”.
Sipas Miami Heraldit, që e publikoi i pari këtë histori, dokumenti përmban një bisedë me Michael Reiter, emri i të cilit është redaktuar në dokument. Reiter ishte shef i policisë së Palm Beachut në kohën e thirrjes, e cila besohet të ketë ndodhur rreth vitit 2006.
Në bisedën me Reiterin, Trump thuhet se ka deklaruar se njerëzit në New York e dinin që Epstein ishte “i neveritshëm”. Për bashkëpunëtoren e Epsteinit, Ghislaine Maxwell, ai tha se ajo ishte “operative e Epsteinit”, duke shtuar se “ajo është e keqe dhe duhet t’i kushtohet vëmendje”.e Maxwell, ai tha se ajo ishte “operative e Epsteinit”, duke shtuar se “ajo është e keqe dhe duhet t’i kushtohet vëmendje”.
Trump gjithashtu tregoi se një herë ishte afruar pranë Epsteinit në praninë e adoleshenteve dhe se kishte “ikur sa më shpejt të mundej”, sipas dokumentit.
Thuhet gjithashtu se ai ishte ndër “personat e parë” që telefonuan stacionin e policisë në Palm Beach pasi u bë e ditur hetimi ndaj Epsteinit. Dokumenti është pjesë e miliona faqesh të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, bazuar në një ligj të ri të Kongresit.
Shtëpia e Bardhë i dërgoi pyetje për koment Departamentit të Drejtësisë. Një zyrtar i departamentit deklaroi se “nuk jemi të njohur me ndonjë provë që presidenti të ketë kontaktuar policinë 20 vjet më parë.” Kompania private e sigurisë e Reiterit u përgjigj se “Michael Reiter aktualisht nuk jep intervista.”
Historia e gjatë e ndërprerjes së miqësisë
Pyetja se çfarë dinte Trump për Epsteinin dhe krimet e tij ka rënduar mandatin e dytë presidencial të 79-vjeçarit, për shkak të interesit të publikut dhe publikimit të miliona faqesh dokumentesh lidhur me pedofilin e ndjerë.
Trump ka thënë më herët se ai dhe Epstein ishin miq në vitet ’90 dhe lëviznin në të njëjtat rrethana në Palm Beach, para se të grindeshin në fillim të viteve 2000. Sipas tij, ky konflikt çoi në ndalimin e qasjes së Epsteinit në klubin e tij Mar-a-Lago.
Trump ka pretenduar se grindja ndodhi sepse Epstein përpiqej t’i merrte punonjësit e tij, por ka mohuar të ketë ditur për krimet e tij.
“Nuk më pëlqen koncepti që njerëzit marrin staf që ka punuar për mua”, tha ai për gazetarët në muajin korrik, duke shtuar se “njerëzit u larguan nga spa-ja, ai i punësoi, me fjalë të tjera, u larguan”.
“Kur e dëgjova për këtë, i thashë se nuk duam që të na merr njerëz – as nga spa-ja, as nga ndonjë vend tjetër. Nuk dua që të marrë njerëz, ai pranoi, dhe pak kohë më pas e bëri përsëri dhe i thashë: ‘Ik nga këtu’,” tregoi Trump. Ai një herë sugjeroi se një prej atyre personave ishte Virginia Giuffre, një nga viktimat më të njohura të Epsteinit, por më vonë tha për gazetarët se nuk di pse ato gra e lanë klubin e tij.
Deklarata kontradiktore për Ghislaine Maxwell
Përshkrimi i supozuar i Trumpit për Maxwell si “e keqe” është në kundërshtim me reagimin e tij ndaj arrestimit të saj në vitin 2020, kur ai “i uroj të gjitha të mirat”.
Maxwell aktualisht po vuan një dënim të gjatë me burg për trafikim njerëzor për qëllime seksuale.
Ndërsa Maxwell, në një dëshmi të fundit para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, iu referua Amendamentit të Pestë, avokati i saj deklaroi se ajo do të ishte e gatshme “të fliste plotësisht dhe sinqerisht nëse presidenti Trump do ta falte”.
Në një bisedë më herët me zëvendës-prokurorin Todd Blanche, Maxwell tha se “absolutisht kurrë” nuk kishte dëgjuar nga Epstein apo nga dikush tjetër se Trump kishte bërë ndonjë veprim të papërshtatshëm.
Në muaJIN korrik, Trump i tha CNN se nuk kishte menduar për falje ose lehtësim të dënimit për Maxwell, edhe pse nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë.
“Është diçka për të cilën nuk kam menduar”, tha ai, duke shtuar se “kam të drejtë ta bëj, por nuk kam menduar për këtë”.
Një shtetas francez 79-vjeçar, i lindur në Annecy në vitin 1946 dhe banues në Isère, është ndaluar që nga shk...
Një grua 23-vjeçare britanike, e cila u qëllua për vdekje nga babai i saj, ishte grindur me të në lidhje me Donald Trump më...
Gjatë dekadës së fundit, organizatat kriminale të Ballkanit kanë zgjeruar në mënyrë dramatike gjurmën e tyre në...
Gati dy dekada pasi ai dha dorëheqjen si kryeministër, gruaja e Tony Blair, Cherie Blair pohon se ish-lideri i Partisë Laburiste ishte shk...
Një trup karrem dyshohet se u përdor nga rojet në një qendër paraburgimi në New York City për të mashtruar gazetar&eum...
Me shumicën e mbështetur nga PPE dhe e djathta, Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin përfundimtar për dy ndryshime në Rregu...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Breshias në Itali ku mësohet se një baba ka abuzuar seksualisht me vajzën...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord në Itali, ...
Pak para se të hipte në aeroplan për në Uashington, ku do të takohet me Donald Trump, Benjamin Netanyahu u tha gazetarëve se syn...
Dhjetë karabinierë u plagosën në një aksident rrugor që ndodhi gjatë orëve të fundit në autostradën A4,...