BOTA

Dalin brenda pak orësh rezultatet e zgjedhjeve në Moldavi, fitore si për Brukselin ashtu edhe për Kishinjevin

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 08:53
Dalin brenda pak orësh rezultatet e zgjedhjeve në Moldavi, fitore si

Partia për Veprim dhe Solidaritetit e Moldavisë, e udhëhequr nga Maia Sandu, fitoi zgjedhjet parlamentare mes një fushate dezinformimi të orkestruar nga Kremlini.

Zgjedhjet u cilësuan si zgjedhje vendimtare mes Brukselit dhe Moskës, teksa BE-ja e mbështeti hapur PAS-in përmes financimit dhe sanksioneve ndaj politikanëve prorusë.

Kjo fitore shton shpresat për anëtarësimin e Moldavisë në BE, duke përshpejtuar potencialisht negociatat para zgjedhjeve evropiane të vitit 2029.

Partia për Veprim dhe Solidaritetit (PAS) e presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, pritet të dalë e para në zgjedhjet vendimtare, megjithëse u përball me një fushatë dezinformimi që besohet se u orkestrua nga Kremlini. Por, fituesi i vërtetë mund të jetë Brukseli.

PAS, një parti properëndimore në një nga vendet më të varfra të Evropës, u përball me një sfidë të fortë nga rivali më i madh i saj, Blloku Patriotik, një aleancë partish proruse e drejtuar nga ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.

PAS-i parashikohet t’i ketë marrë të paktën 55 nga 101 ulëse në Parlament. Ky rezultat është tronditës, duke pasur parasysh se shumë sondazhe para votimit parashikonin garë shumë të ngushtë, ndërsa Kremlini kishte bërë përpjekje të mëdha për ta ndryshuar rezultatin në të mirë të vetin.

Brukseli ka qenë i merakosur për javë të tëra para zgjedhjeve të 28 shtatorit në një Moldavi të gjendur mes Ukrainës dhe Rumanisë, anëtares së NATO-s dhe BE-së.

Një fitore proruse do të kishte përbërë goditje të rëndë për krahun lindor të BE-së, në një kohë kur Moska ka shfaqur guxim për ta testuar vendosmërinë e Perëndimit teksa vazhdon të fitojë terren në fushëbetejat e Ukrainës.

Por, duket se tani Brukseli mund të marrë frymë i lirshëm, meqë Moldavia nuk ka rënë në dorën e Kremlinit, të paktën për tani për tani.

“Fitorja proevropiane e Moldavisë është mësim për të gjithë Evropën se si të mbrohesh kundër ndërhyrjes ruse”, tha Siegfried Muresan, anëtar i Parlamentit Evropian dhe nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane.

“Moldavia mbetet fuqishëm në rrugën proevropiane. Lajm i mirë për popullin e Moldavisë! Lajm i mirë për Evropën!”

Rezultati është fitore e trefishtë politike për Sandunë, pasi fitorja në zgjedhjet parlamentare vjen më pak se një vit pasi ajo u rizgjodh presidente dhe pas një referendumi për anëtarësimin në BE që u fitua me një dallim shumë të ngushtë.

Rreziku ishte vërtet i madh në këto zgjedhje që u cilësuan si një zgjedhje mes Brukselit dhe Moskës. Dhe, asnjëra palë nuk bëri përpjekje për ta fshehur se kë po mbështeste.

Në prag të zgjedhjeve, Rusia pretendoi se NATO-ja po përgatitej ta “pushtonte” Moldavinë, megjithëse nuk ofroi prova dhe vazhdimisht akuzoi Qeverinë në Kishinjev për “histeri antiruse”.

Sanduja dhe të tjerë e akuzuan Kremlinin se po “derdhte qindra miliona euro” në vend për të përhapur dezinformata.

Në javët e fundit, autoritetet moldaviane mbështetën këto akuza duke kryer bastisje policore në gjithë vendin, të cilat i përshkruan si “përgatitje për trazira masive dhe destabilizim, të cilat u koordinuan nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”.

Dy partive proruse – Zemra e Moldavisë dhe Moldavia e Madhe – iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e kësaj fundjave pas akuzave për blerje votash, financim të paligjshëm të partive dhe pastrim parash.

Bashkimi Evropian, zakonisht goxha neutral për zgjedhjet në vendet anëtare dhe ato kandidate, bëri pak për të fshehur simpatitë për PAS-in, pasi një zëdhënës i Komisionit Evropian theksoi se Rusia po “ndërhynte thellësisht në procesin zgjedhor”.

Por, nuk përfundoi me kaq.

Shumë liderë evropianë vizituan së fundi Kishinjevin për fotografi të detyrueshme me Sandunë. Janë vendosur sanksione ndaj politikanëve prorusë në vitet e fundit, ndërsa në fillim të vitit 2025 u njoftua një plan zhvillimi prej 1.9 miliardë euro për tri vjetët e ardhshme për të financuar projekte infrastrukturore dhe energjetike në vend.

Ndoshta goditja vendimtare u dha vetëm tri ditë para votimit, kur Greqia lejoi ekstradimin e oligarkut Vlad Plahotniuc.

Pamja e të dyshuarit kryesor në një hetim të gjatë për zhdukjen e rreth 1 miliard dollarëve nga bankat në vitin 2014, duke mbërritur me pranga në Kishinjev, ishte pikërisht ajo që i duhej Sandusë, e cila e ka ndërtuar të gjithë karrierën e saj mbi luftën kundër korrupsionit.

E vërteta është se BE-ja thjesht nuk mund t’ia lejonte vetes t’i humbte këto zgjedhje.

Që nga zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji vitin e kaluar, kur Ëndrra Gjeorgjiane arriti ta mbante pushtetin, Tbilisi është larguar nga bisedimet për anëtarësim në BE, edhe pse vendi ende mbetet kandidat.

Duke qenë se luftës në Ukrainë nuk po i shihet fundi dhe përparësia ushtarake është ende në anën e Rusisë, Moldavia mbetet i vetmi vend në pjesën lindore të BE-së që ka shans real për t’u bërë anëtare.

Synimi për ta arritur këtë brenda dekadës mbetet pas zgjedhjeve.

Kishinjevi dhe Brukseli janë gati t’i hapin negociatat për të gjithë 33 kapitujt e anëtarësimit.

Procesi mund të ecë shpejt pasi BE-ja dëshiron të shtojë të paktën disa anëtarë të tjerë si nga Ballkani Perëndimor ashtu edhe nga lindja, para zgjedhjeve të ardhshme evropiane në vitin 2029.

Deri më tani, asgjë nuk ka lëvizur pasi Moldavia dhe Ukraina janë të lidhura bashkë në proces dhe Hungaria po bllokon rrugën e Kievit drejt BE-së për shkak të çështjeve të të drejtave të pakicave.

Mund të ndodhë që Moldavia të ecë përpara pa Ukrainën, mbase madje kah fundi i këtij viti.

Fitorja e PAS-it është gjithashtu fitore për Ukrainën.

Si një nyje e rëndësishme për vendin e shkatërruar nga lufta, Kievi nuk do të përballonte dot të kishte një tjetër fqinj armiqësor, këtë herë në perëndim të tij.

Tani, mund të ndodhë që Moldavia të jetë lokomotiva që e tërheq Ukrainën drejt BE-së.

Kjo është ajo që kishin parasysh zyrtarët e BE-së kur të dyja vendeve iu dha drita jeshile për t’iu bashkuar bllokut tri vjet më parë. Fitorja proevropiane të paktën siguron që mundësia të mbetet reale./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë