BOTA

Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 15:14
Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një
Daniele Macheda

ITALI- Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Gazetarëve Rai, Daniele Macheda ka komentuar grevën që po zhvillohet në këtë institucion mediatik. Në një intervistë për gazetaren e SYRI TV, Alba Kepi, Macheda ka deklaruar se është shumë e rëndë që kryeministrja Meloni ka sulmuar një investigim gazetaresk. Po ashtu ai ka theksuar se në momentin që do bëhet rinovimi i drejtuesve të rinj të RAI, kushdo që të marrë drejtimin duhet të dëshmojë personalitet të një pavarësie absolute e çertifikuese.

SYRI TV: Sot gazetarët e Radio Televizionit Publik italian janë në grevë 24-orëshe. E në një konferencë shtypi me gazetarët e huaj, ju kishit në krah dhe gazetarin e “Report”, Sigfrido Ranucci. Një koment mbi akuzat që kryministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë bërë ndaj gazetarëve të këtij emisioni investigativ duke i akuzuar dhe për linçim.

Daniele Macheda: E gjej mjaft të rëndë që kryeministrja ime, pra e vendit tim, ka sulmuar një investigim gazetaresk duke e quajtur një linçim. Mendoj se ndaj këtij fakti drejtuesit e RAI duhet të prononcoheshin dhe nuk e kanë bërë e ky është një gabim i rëndë e tregon një ashpërsi të raportit mes informacionit të lirë dhe qeverisë. Me sa duket mbi medien e lirë, qeveria ka një ide që nuk është në linjë me atë që shprehet në Kushtetutën italiane deri sa mendon se një investigim gazetaresk është një linçim.

SYRI TV: Çfarë po ndodh aktualisht në RAI? Gazetarë që vuajnë profesionalisht apo akuzojnë censurën ndaj punës së tyre.

Daniele Macheda: Po ndodh që kontrolli i qeverisë dhe i partive ndaj një kompanie që është një shërbim publik, pra Radio Televizioni Publik italian, mbështetur në një ligj aprovuar nga qeveria Renzi më 2015, sot është bërë një kontroll total.

SYRI TV: Çfarë po kërkoni sot me këtë grevë 24-orëshe?

Daniele Macheda: Kërkojmë që pas disa muajsh kur të bëhet rinovimi i drejtuesve të rinj të RAI, kushdo që të marrë drejtimin duhet të dëshmojë personalitet të një pavarësie absolute e çertifikuese.

SYRI TV: Shumë gazetarë italianë e kanë komentuar çfarë po ndodh sot si një “Tele-Meloni”.

Daniele Macheda: Nëse kryeministrja vazhdon të shprehet ashtu siç ndodh në komunikimin e saj kur deklaroi se do të kandidojë në zgjedhjet europiane, me siguri e justifikon këtë epitet “Tele-Meloni”, ndryshe kolegët nuk do të kishin reaguar.

SYRI TV: A jeni ftuar të flisni e komunikoni me të?

Daniele Macheda:  Jo, kurrë. Nëse duhet të flasim për pavarësi, liri e informacion shkojmë kudo. Por nuk na ka ftuar.

daniele macheda

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë