BOTA

Debati për certifikimin e Listës Srspka në zgjedhje, DW: Dokumentacioni në përputhje me ligjin!

n.f Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 20:51
Debati për certifikimin e Listës Srspka në zgjedhje, DW:
Foto ilustruese

KOSOVË- Vendimi i PZAP-it u mirëprit nga Lista Srpska, që e cilësoi vendimin e mëhershëm të KQZ-së për moscertifikim si përpjekje “për eliminimin e Listës Serbe”. Pas urdhrit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për certifikimin e listës Srpska për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë vazhdon debati, nëse duhej të certifikohej apo jo lista Srpska.

Më 23 dhjetor, KQZ me votën e përfaqësuesve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk e certifikoi listën Srpska. Ky vendim nxiti ankimimin e saj, si edhe reagime nga Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar.

Dokumentacioni i listës Srpska në përputhje me ligjin


Në vendimin PZAP theksohet, se "Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike kishte rekomanduar që Lista Serbe të certifikohej pasi kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së”.

"KQZ-ja e certifikon subjektin politik me të drejtë pjesëmarrjeje nëse ai dorëzon në formën e përshkruar dhe në datën e vendosur nga rregullat e KQZ-së. Në rastin konkret, Paneli vërtetoi se Lista Serbe ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjekt politik i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore, siç i ka plotësuar në rastin konkret Lista Serbe, për çka e njëjta është rekomanduar për certifikim nga Zyra për regjistrim, certifikimin dhe kontrollin financiar të subjekteve politike në KQZ-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së. Ky vendim i PZAP-it mund të ankimohet brenda 48 orësh në Gjykatën Supreme të Kosovës.


Vendimi i PZAP-it u mirëprit nga Lista Srpska e cila e cilësoi vendimin e mëhershëm të KQZ-së si përpjekje për siç thanë "eliminimin e Listës Serbe” nga procesi zgjedhor. Sipas kryetarit të Srpska Zllatan Ellek, "vendimi i KQZ-së për moscertifkim është absurd, antiserb dhe jodemokratik dhe është bërë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”.

Zërat kundër certifikimit 


Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, i cili e certifikoi listën Srpska për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka shkaktuar debat në media e politikë. Sipas zërave kritikë, lista Srpska keqpërdor zgjedhjet në Kosovë. Dy përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ që votuan kundër certifikimit të Srpska, thanë se kjo parti që ka mbështetjen e Beogradit është angazhuar në akte terroriste në Kosovë. Në këtë mënyrë u shpreh përmes kabinetit të saj edhePresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila vlerëson se "Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues”. Prandaj sipas Presidentes ajo beson se "KQZ-ja duhet të vendosë në mënyrë të pavarur”.

"Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, citohet Presidentja Osmani.

Shqetësim i bashkësisë ndërkombëtare


Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk certifikoi listën Srpska nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe vëzhguesve të pavarur, që e vlerësuan atë si të motivuar politikisht. Ambasada amerikane në Prishtinë tha se SHBA-të janë "thellësisht të shqetësuara me moscertifikimin e Listës Serbe”, duke potencuar se "veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standardeve dhe procedurave ligjore”, dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

Reagime pati edhe nga ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde. Rohde tha se, ”ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me mos certifikimin e Listës Srpska”. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ, ka certifikuar tashmë 27 subjekte politike, prej të cilave: 19 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Pesë nga subjektet politike të certifikuara janë nga radhët e komunitetit serb të Kosovës./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë