BOTA

Dëbimet krijojnë pasiguri për fermerët dhe punonjësit e tyre në Kaliforni

n.f Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 16:56

Dëbimet krijojnë pasiguri për fermerët dhe punonjësit e

SHBA- Kalifornia qendrore ndodhet aktualisht në sezonin e mbledhjes së luleshtrydheve dhe agrumeve. Por disa punëtorë fermash, imigrantë pa dokumente nuk po paraqiten në punë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës ky zhvillim, duket se është pasojë e planit në zbatim të administratës Trump për dëbimin e imigrantëve që nuk kanë status ligjor në Shtetet e Bashkuara.

Alejandra punon në një fermë në Kaliforni. Ajo është një imigrantë pa dokumente. Për këtë arsye ajo nuk e bën të ditur identitetin e saj, pasi i druhet dëbimit. Ajo thotë se ishte rrugës për në punë në fillim të këtij muaji, kur agjentë të Agjencisë së Zbatimit të Ligjit mbi Emigracionin, filluan të kapnin emigrantë pa dokumente rreth qytetit Bakersfield.

“Të martën filluan bastisjet. Të mërkurën ne nuk dolëm në punë sepse ishim të frikësuar. Ne dëgjuam dhe pamë gjatë gjithë ditës që agjentët e e imigracionit ishin shumë aktiv. Ata ishin në vendet kyçe ku rrinë fermerët, ku janë agrumet, kështu që të nesërmen nuk shkova në punë se kisha frikë”, thotë Alejandra.

Presidentja e sindikatës së punëtorëve të fermave, Teresa Romero, thotë se dy nga anëtarët e tyre u arrestuan.

“Punëtorët e fermave që janë deportuar kanë 15 deri në 20 vjet që punojnë këtu. Ata u ndaluan në rrugë. Nuk është se kishin një urdhër kundër një personi të caktuar. Ata u ndaluan nga automjete pas asnjë shenjë identifikuese ndërsa ktheheshin nga puna në shtëpi”, thotë zonja Romero.

Ndërsa administrata Trump thotë se dëbimet e para të emigrantëve janë të përqendruar tek ata imigrantë që dyshohet se kanë kryer krime, zyrtari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për emigracionin Tom Homan thotë se ky është vetëm fillimi.

“Ndërsa do të hapet mundësia edhe për kapjen e atyre që nuk janë kriminel, do të shihni më shumë arrestime. E kam bërë të qartë: nëse je këtu ilegalisht, do të jesh pjesë e planit për dëbim”, thotë zoti Homan.

Në qytetin Bakersfield, banori James Miller thotë se dëbimet mund të krijojnë mungesë punëtorësh, por agjentët e imigracionit duhet të zbatojnë ligjin.

“Mendoj se ishte mashtrim kur u tha se do të bastisnin edhe shkollat. Ata duhet të bëjnë punën e tyre. A do të ndikojë tek ne? Me gjasë po”, thotë zoti Miller.

Banori tjetër JP Avalos thotë se ndikimi ekonomik mund të jetë i madh.

“Pas dy ose tre muajsh kur t'i dëbojnë latinët, do të shohim se sa do të kushtojë ushqimi juaj dhe çfarë do të bëni ju për ta siguruar atë”, thotë zoti Avalos.

Administrata e re ka bërë bastisje edhe në qarkun fqinj Ventura. Më shumë se 80 për qind e korrësve në terren këtu janë emigrantë pa dokumente, sipas vlerësimeve nga Byroja e Fermave jofitimprurëse të Qarkut Ventura. Maureen McGuire është kryeshefja e kësaj byroje.

“Nëse bëhen dëbime masive dhe humbasim fuqinë punëtore, do të ketë një furnizim më të ulët të ushqimit për mallrat që preken. Më pas dyqanet ushqimore do të jenë në konkurrencë se kush e merr atë ushqim të kufizuar. Kjo do të rrisë çmimet”, thotë znj. McGuire.

Alejandra thotë se ajo u kthye në punë duke mbledhur karota disa ditë pas veprimeve të para të agjencisë së imigracionit. Megjithatë, ajo dhe djali i saj i lindur në Amerikë po qëndrojnë larg vendeve publike për të shmangur agjentët e imigracionit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë