BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
SHBA - Ushtria amerikane tashmë mban rreth 68 persona në burgun e saj në Gjirin e Guantanamos, Kubë, në kuadrin e përpjekjeve për të ndihmuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare me dëbimet masive.
Komandanti i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, informoi ligjvënësit të mërkurën për shifrën e përditësuar, por tha se nuk mund të jepte ende detaje se sa do të kushtojë pritja e një numri në rritje individësh.
Admirali Alvin Holsey tha se këto përpjekje përfshijnë ndalimin e individëve të përshkruar nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare si "të huaj kriminalë me rrezikshmëri të lartë" dhe në vazhdim mbajtjen e deri në 30,000 emigrantëve jo të dhunshëm të planifikuar për deportim.
"Po bëjmë një përqasje me faza", u tha admirali Holsey anëtarëve të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, duke shtuar se baza tani ka kapacitetin për të mbajtur rreth 2,500 emigrantë jo të dhunshëm.
“Po punojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të kuptuar fluksin e emigrantëve”, tha ai. “Nuk do të shkojmë në 30,000 nëse nuk e dimë se ky do të jetë fluksi i emigrantëve që do të vijnë. Pra, ishim në pritje në këtë pikë”.
Komanda e Transportit e ushtrisë amerikane i tha Zërit të Amerikës të hënën se ka patur të paktën pesë fluturime emigrantësh për në Gjirin e Guantanamos, me avionë transporti ushtarak C-17 ose C-130.
Shumica e fluturimeve, sipas disa zyrtarëve, kanë patur 10-15 të ndaluar.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila e vizitoi këtë burg të premten e kaluar dhe mbikëqyri transferimin me fluturimin e tretë të të paraburgosurve në qendrën e paraburgimit, i ka përshkruar vazhdimisht ata si "vrasës dhe anëtarë të bandave të egra" nga Venezuela dhe si "më të këqijtë nga më të këqijtë".
Në një postim në mediat sociale, sekretarja Noem tha se të paktën një nga emigrantët e dërguar në Gjirin e Guantanamos kishte pranuar autorësinë e një vrasjeje, ndërsa të tjerët ishin në kërkim për tentativë për vrasje, sulme fizike, trafik armësh dhe vepra të tjera penale.
Një zyrtar, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, tha se të gjithë individëve të mbajtur në Gjirin e Guantanamos u është dhënë urdhri përfundimtar i dëbimit. Por Departamenti i Sigurisë nuk ka bërë të disponueshme dokumente me akuzat apo detaje të tjera në lidhje me krimet që të arrestuarit akuzohen se kanë kryer.
Të mërkurën, Unioni Amerikan për Liritë Civile (ACLU), së bashku me disa grupe të të drejtave të emigracionit, ngritën një padi kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke pretenduar se të burgosurve që mbaheshin në burgun e Gjirit të Guantanamos u është mohuar në mënyrë të parregullt qasja tek avokatët.
“Duke i dërguar emigrantët në një ishull të largët të shkëputur nga avokatët, familja dhe pjesa tjetër e botës, administrata Trump po jep sinjalin e saj më të qartë se sundimi i ligjit nuk do të thotë asgjë për të”, thuhet në një deklaratë të juristit kryesor të ACLU-së, Lee Gelernt.
“Tani do të jetë në dorën e gjykatave që të riafirmojnë se sundimi i ligjit qeveris vendin tonë”, shtoi ai.
Sipas ACLU-së dhe organizatave të tjera, një nga paditësit, Eucaris Carolina Gomez Lugo, mësoi se vëllai i saj ishte dërguar në Gjirin e Guantanamos vetëm pasi e kishte parë atë në një fotografi.
Organizata tha gjithashtu se ajo u trondit kur mësoi se qeveria po pretendonte se ai ishte një anëtar i bandës venezueliane Tren de Aragua.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare hodhi poshtë pretendimet e padisë.
"Ekziston një sistem për përdorimin e telefonit për të kontaktuar avokatët", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim të dërguar Zërit të Amerikës.
“Nëse Unioni AMERIKAN i Lirive Civile kujdeset më shumë për të huajt kriminalë shumë të rrezikshëm, përfshirë vrasës dhe anëtarë të bandave të egra, sesa për qytetarët amerikanë, ata duhet të ndryshojnë emrin e tyre”, shtoi zyrtari, duke u përgjigjur në lidhje me padinë, me kusht ruajtjen e anonimitetit./VOA
MYNIH- Nënpresidenti amerikan JD Vance tha të mërkurën se synimi i Uashingtonit është arritja e një marrëveshje paqeje...
Von der Leyen, JD Vance MYNIH - Ursula von der Leyen dhe JD Vance ofruan të premten pikëpamje jashtëzakonisht të ndryshme për k&eu...
MYNIH- Nënpresidenti i SHBA J.D. Vance tha gjatë takimit me Presidentit ukrainas se Volodymyr Zelenskyy se qëllimi i Shteteve të Bash...
UASHINGTON- Fushata e Presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij Elon Musk për shkurtime radikale të punonjësve të qeveris...
PERU- Të paktën dy persona u vranë dhe 41 u plagosën të premten (14/2) kur një urë u shemb ndërsa një a...
Zelensky MYNIH - Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh ditën e sotme se ushtria e vendit të tij do të duhet të dyfisho...
MYNIH- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kundërshtoi deklaratat e nënpresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferenc...
EUROPA- Objektivi aktual për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen është që çdo komb të ded...
PAKISTAN- Një kamionçinë që transportonte minatorë për nxjerrjen e qymyrit në provincën e paqëndrueshme jugper&...
Foto ilustruese SHBA - Tre veterinerë të lopëve kanë rezultuar pozitivë për antitrupat e gripit të shpendëve në...