
ÇIKAGO- Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane, mijëra delegatë demokratë mblidhen këtë javë në Çikago për zyrtarizimin e të emëruarve të tyre në garën për Shtëpinë e Bardhë, dyshes së Nënpresidentes Kamala Harris dhe Guvernatorit të Minesotës Tim Walz.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti, hedh një vështrim mbi disa nga kuvendet më kaotike në historinë e Partisë Demokrate dhe rritjen e mbështetjes për Nënpresidenten Kamala Harris, pas vendimin të Presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara.
Çikago, 1968. Dhunë mes policisë dhe protestuesve kundër luftës në Vietnam jashtë Kuvendit kombëtar të Partisë Demokrate. Televizioni, një medium relativisht i ri, po transmetonte pamje të drejtpëdrejta të përleshjeve.
Qyteti i Nju Jorkut, 1976. Kjo është hera e fundit që Partia Demokrate e njoftoi kandidatin e saj për nënpresident gjatë kuvendit, kur kandidati për President Jimmy Carter zgjodhi Walter Mondale-in.
“Ne kemi vizion, e duam vendin tonë dhe do ta bëjmë punën tonë”, tha zoti Mondale në tubim.
Kaos në Kuvendin e radhës më 1980, kur senatori Ted Kennedy sfidoi Presidentin Carter i cili synonte mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Por, zoti Kennedy u dorëzua para zotit Carter në një fjalim të njohur që përfundoi kështu...
“Kauza vazhdon, shpresa ende jeton dhe ëndrra nuk do të vdesë kurrë”.
Sërish në Çikago, më 1996...
... protestues për të drejtat civile që kërkojnë barazi racore dhe reforma sociale. Policia pengon futjen e turmave në perimentrin e sigurisë.
Denver 2008. Fjalimi i kandadatit Barak Obama u zhvendos në një stadium të hapur, për shkak të interesimit të një numri rekord prej 84 mijë personash.
“Me mirënjohje të thellë dhe përulësi të madhe, e pranoj emërimin tuaj për presidencën e Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Obama më 2008.
Këtë javë në Çikago, Nënpresidentja Kamala Harris dhe Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, hapin kuvendin e partisë në një moment të rëndësishëm të fushatës së tyre.
Muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden ishte pas rivalit republikan Donald Trump në sondazhe.
Pas tërheqjes së zotit Biden, kandidatja Harris ka rritur mbështetjen në sondazhe. Sipas anketës së javës së kaluar të kompanisë ‘Morning Consult’, ajo është tre pikë para ish-Presidentit Trump, megjithëse gara mbetet tepër e ngushtë.
Do të ketë protesta, siç ndodh gjithmonë në kuvende, të ngjashme me këto para Kuvendit të Partisë Republikane muajin e kaluar në Viskonsin. Mijëra forca të rendit federale, shtetërore dhe lokale do të kujdesen për rendin në Çikago.
“Jam i bindur se plani ynë do të sigurojë një mjedis të sigurt gjatë Kuvendit Demokrat”, tha Derek Mayer nga Shërbimi Sekret amerikan.
Zyrtarët e Çikagos presin deri në 50 mijë vizitorë nga qytete të tjera amerikane për kuvendin që mbahet në qendrën sportive “United Center”./VOA
zgjedhjet presidenciale ne shba
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
19 Gusht18:30
Ankesat e qytetarëve nga veriu i Kosovës për sjelljen e policisë
Foto ilustruese
KOSOVË- Shoqëria civile dhe disa pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës pretendojnë...
n.f
BOTA
19 Gusht17:44
Arkeologët zbulojnë një pllakë balte 3500 vjeçare në Turqi, provë e blerjes së 200 mobiljeve në shekullin e 15-të
Pllaka
TURQI- Arkeologët zbuluan një pllakë të vogël balte kuneiform 3500-vjeçare gjatë gërmimeve ...
E.D
BOTA
19 Gusht17:37
Fushata në SHBA, më e shtrenjta në botë/ Paratë vijnë nga donatorë dhe miliarderë, por sa ndikim kanë në zgjedhje?
SHBA- Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë, ku në asnjë vend tjetër nuk hidhen aq para pë...
n.f
BOTA
19 Gusht17:34
IKSHPK: Dy viktima dhe rritje e rasteve me Covid-19 ditët e fundit në Kosovë
Foto ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se...
E.D
BOTA
19 Gusht17:22
Shpërthimi me bombë pranë sinagogës në Tel Aviv, Hamasi dhe Xhihadi Islamik marrin përgjegjësinë për sulmin
TEL AVIV- Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bo...
E.D
BOTA
19 Gusht16:56
Republikanët “kryqëzojnë” Biden: Abuzoi me detyrën, mashtroi SHBA për të pasuruar familjen
SHBA- Presidenti Biden u angazhua në “sjellje të paligjshme”, zbuluan republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve n&...
n.f
BOTA
19 Gusht16:33
Fundosja e jahtit në Palermo/ "British Bill Gates", Michael Lynch mes personave të zhdukur
Michael Lynch
ITALI- Michael Lynch është një nga sipërmarrësit anglezë më të njohur në botën e teknologji...
n.f
BOTA
19 Gusht16:32
Osmani bisedon me komandantin e KFOR-it për çështjen e urës në Mitrovicë
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritetet kosovare duhet të konsultohen dhe koordinohen me NATO-...
M.B
BOTA
19 Gusht14:10
"Ka jetë?" Studimi i ri i NASA-s: Mund të ketë një oqean me ujë nën sipërfaqen e Marsit
SHBA- Ekziston një oqean i madh dhe i lëngshëm me ujë në Mars, pretendon një analizë e re e të dhë...
M.B
BOTA
19 Gusht11:23
Gjykata ruse lë në fuqi dënimin ndaj ushtarit amerikan Gordon Black
Gordon Black
RUSIA- Një gjykatë në Vlladivostok, në rajonin e largët lindor të Rusisë, e ka refuzuar ankesën e...