BOTA

Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara

r.ll Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 22:42
Demokratët përjashtojnë mundësinë e
joe biden

SHBA- Udhëheqës të lartë demokratë përjashtuan të dielën mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë, pas një paraqitjeje të dobët në debat, ndërsa u bënë thirrje anëtarëve demokratë që të përqendrohen në pasojat që do të kishte fitorja e presidencës nga republikani Donald Trump.

Pas shkëmbimit të akuzave disa ditore lidhur me paraqitjen e zotit Biden dhe rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, udhëheqësit demokratë kundërshtuan me vendosmëri thirrjet që partia e tyre të përzgjidhte një kandidat më të ri për të konkurruar në garën presidenciale.

Presidenti 81-vjeçar, Joe Biden, e kaloi të dielën në vendpushimin presidencial “Camp David” me pjesëtarë të familjes, ku e ardhmja e tij politike mund të ketë qënë një nga temat e bisedimeve.

Ndërsa vazhdojnë thirrjet që zoti Biden të tërhiqet nga gara, një anketë pas debatit, nga rrjeti televiziv CBS, tregon një rritje nga 36% në muajin shkurt në 46% tani të demokratëve që besojnë se zoti Biden nuk duhet të kandidoj për president.

“Fatkeqësisht, e vërteta është se Biden duhet të tërhiqet nga gara, për të mirën e vendit, të cilit i ka shërbyer në mënyrë kaq të admirueshme për gjysmë shekulli”, shkruante të dielën në editorialin e saj gazeta “Atlanta Journal-Constitution”, duke theksuar si të nevojshme daljen e tij në pension.

“Absolutisht jo”, tha Senatori Raphael Warnok i Xhorxhias, i cili shihet si një nga demokratët e mundshëm për të zëvendësuar zotin Biden.

“Debate të dobëta ndodhin”, tha ai në emisionin televiziv “Meet the Press” të rrjetit NBC. “Pyetja qëndron se kur ka punuar Donald Trump-i për të tjerët, përveç vetes dhe njerëzve si ai? Unë jam me Joe Biden-in dhe është detyra jonë të sigurohemi që ai të fitojë në nëntor”.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, i cili mund të bëhet kryetar vitin e ardhshëm nëse partia e tij siguron shumicën në nëntor, e pranoi paraqitjen e dobët të Presidentit Biden në debatin e parë me kandidatin republikan Donald Trump.

“Besoj se një pengesë nuk është asgjë më shumë se një shtysë për një rikthim të fuqishëm”, tha ai për rrjetin MSNBC. “Pra, momenti në të cilin jemi tani është një moment rikthimi dhe do të kërkojë mbështetjen tonë, të artikulojmë një mesazh largpamës se pse platforma demokrate është e pajisur më së miri për t’i trajtuar sfidat me të cilat përballet populli amerikan”.

Një tjetër figurë e lartë demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, James Clyburn, pajtohet. “Ai duhet të qëndrojë në këtë garë dhe duhet ta demonstrojë këtë përmes aftësive të tij për ta udhëhequr vendin”, tha ai për rrjetin CNN.

Republikanët i kritikuan ashpër pretendimet e demokratëve se paraqitja e dobët është diçka që ndodh.

“Ideja se Biden-i kishte një natë të keqe, nuk përbën thelbin. Ai ka patur një presidencë problematike dhe një debat katastrofik”, tha për rrjetin CNN Senatori Lindsey Graham, republikan nga Karolina e Jugut.

Por gjatë debatit presidencial, kandidati Trump lëshoi një breshëri kritikash, shumë prej të cilave, të pavërteta të përsëritura prej shumë kohësh, mes tyre pretendimet për një valë krimesh nga emigrantët, se demokratët mbështesin vrasjen e bebeve të sapolindura dhe se ai në fakt i fitoi zgjedhjet e vitit 2020./ VOA

joe biden zgjedhjet ne shba 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë