BOTA

Dëshmia, dy oficerë policie lanë pozicionet e tyre dhe u vunë në kërkim të atentatorit të Trumpit përpara se ai të qëllonte

E.D Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 07:28

Dëshmia, dy oficerë policie lanë pozicionet e tyre dhe u

SHBA- Drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë thotë se dy punonjës policie që ishin pozicionuar në kompleksin e ndërtesave nga ku një person hapi zjarr në drejtim të ish-Presidentin Donald Trump ishin larguar prej aty në kërkim të tij, përpara të shtënave, duke ngritur dyshimet se ky pozicion kyç u la zbuluar ndërsa autori hipi mbi çati.

Koloneli Christopher Paris tha para një komisioni të Kongresit se dy oficerë policie ishin pozicionuar pranë një dritareje në katin e dytë të kompleksit AGR International Inc. Ata pikasën Thomas Matthew Crooks që po vepronte në mënyrë të dyshimte dhe u larguan nga pika ku ishin pozicionuar, në drejtim të tij, së bashku me oficerë të tjerë, tha drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë.

Zoti Paris tha se nuk e dinte nëse oficerët do të kishin mundur të shihnin Thomas Matthew Crooks duke u ngjitur në çatinë e një ndërtese ngjitur nëse do të kishin qëndruar në vendin e tyre, pranë dritares.

Një video e marrë nga një ligjvënës që vizitoi vendngjarjen të hënën tregon se një dritare në katin e dytë të ndërtesës kishte një pamje të qartë të çatisë nga ku sulmuesi hapi zjarr, ishte e paqartë nëse videoja tregonte dritaren ku ishin pozicionuar oficerët.

Dëshmia ofron një pasqyrë të re mbi masat e sigurisë për tubimin e zotit Trump në Butler, në Pensilvani më 13 korrik, por ngre gjithashtu pikëpyetje të mëtejshme lidhur me vendimet e organeve të zbatimit të ligjit përpara se sulmuesi Crooks të hapte zjarr.

Prokurori i Qarkut Butler, Richard Goldinger, i cili mbikëqyr njësinë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Associated Press. Një zëdhënës i Shërbimit Sekret nuk iu përgjigj pyetjeve nga Associated Press, përfshirë edhe atë se kush dha urdhër që oficerët të largoheshin nga vendi i tyre.

Kjo dëshmi vjen mes një sërë pikëpyetjesh që lidhen me dështimet e shumta që krijuan terren që 20-vjeçari i armatosur të hipte në çati dhe të qëllonte tetë here me armë gjysmë automatike AR në drejtim të turmës pak pasi zoti Trump filloi të fliste. Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Zoti Trump mori një plagë në vesh.

Drejtorja e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle njoftoi sot dorëheqjen një ditë pasi ajo u paraqit përpara një komisioni të Kongresit dhe u kritikua me orë të tëra nga ligjvënës demokratë dhe republikanë për dështimet e sigurisë.

Ndërkohë, një sërë hetimesh mbi ngjarjen, nga administrata e zotit Biden dhe ligjvënës, vazhdojnë ende.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson dhe udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries thanë të martën se po mbështesin një grup pune dypartiak për të hetuar tentativën për vrasjen e zotit Trump. Dhoma e Përfaqësuesve mund të votojë që të mërkurën për ngritjen e grupin të punës, i cili do të përbëhet nga shtatë republikanë dhe gjashtë demokratë.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të gjetur arsyet që mund të kenë nxitur autorin Crooks, por nuk kanë gjetur ndonjë prirje ideologjike që mund të çonte në shpjegimin e veprimeve të tij. Hetuesit që kontrolluan telefonin e tij gjetën fotografi të zotit Trump, zotit Biden dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë dhe zbuluan se ai kishte kërkuar datat e Konventës Kombëtare Demokrate si dhe paraqitjet e zotit Trump. Ai gjithashtu kishte kërkuar informacion rreth depresionit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë