Foto ilustruese
SHBA- Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve mposhti me shpejtësi një përpjekje të republikanes së njohur Marjorie Taylor Greene për të larguar republikanin Mike Johnson nga posti i kryetarit. Demokratët iu bashkuan republikanëve në një votim 359-43 për të mbajtur republikanin Johnson në postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Veprimi i demokratëve shihet si një përpjekje për të shmangur një përsëritje të kaosit të muajit tetor, kur republikanët rrëzuan nga posti kryetarin republikan, Kevin McCarthy.
Përpjekja e ligjvënëses Greene shihet si një sfidë e rrallë republikane ndaj kandidatit për president, Donald Trump, i cili tha në një postim në mediat sociale të mërkurën se "nuk ishte koha" që republikanët të përpiqen ta largojnë kryetarin e tyre.
“E vlerësoj besimin e kolegëve të mi për ta mposhtur këtë përpjekje të gabuar”, tha zoti Johnson pas votimit. “Shpresoj se ky është fundi i përpjekjeve për të dëmtuar reputacionin, çka ka karakterizuar Kongresin aktual”.
Më herët, duke qëndruar pranë kolegut republikan Thomas Massie, ligjvënësja Greene e kritikoi zotin Johnson për një varg kompromisesh me demokratët, të cilët kanë shumicën në Senat.
“Justifikimet se, ‘kështu duhet të qeverisësh në një qeveri të ndarë’ (kur njëra parti nuk kontrollon Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin) janë të dobëta, të trishta dhe të papranueshme”, tha ligjvënësja Greene për kryetarin Johnson.
Ndërsa zonja Greene lexoi rezolutën që kërkonte shkarkimin, Dhoma e Përfaqësuesve shpërtheu në tallje dhe brohoritje. Demokratët thirrën me zë të lartë emrin e ligjvënësit Hakeem Jeffries, duke i bërë jehonë synimeve të demokratëve për udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë votimeve të janarit të vitit 2021.
Zoti Johnson ka zemëruar shumë ligjvënës të vijës së ashpër brenda shumicës së vogël republikane 217-213, duke miratuar masa shpenzimesh dypartiake për të shmangur mbylljet e pjesshme të qeverisë dhe për të ndihmuar aleatët e SHBA-së, përfshirë Ukrainën, pa insistuar në masa të rrepta sigurie për kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, që kundërshtohen nga demokratët.
“Republikanët duhet të luftojnë kundër demokratëve të majtë radikalë dhe të gjithë dëmin që ata i kanë bërë vendit tonë”, tha zoti Trump në postimin e tij të mërkurën në median sociale. “Nuk jemi në një pozitë për ta larguar kryetarin. Në një moment të caktuar mund të jemi, por tani nuk është koha e duhur”.
Situata i ka forcuar pozitat e demokratit Jeffries, i cili ra dakord që ta shpëtonte zotin Johnson nga përpjekja republikane për ta larguar nga posti drejtues, pasi zoti Johnson i largoi pengesat në Kongres për miratimin e projektligjeve thelbësore të demokratëve.
Marrë nga VOA
shba dhoma e perfaqesuesve mike johnson
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
9 Maj07:42
Biden: Nuk do ta furnizoj Izraelin me armë për ta goditur qytetin Rafah
Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t'i përdor p&...
M.B.
BOTA
9 Maj07:41
"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti nuk pranon rolin e opozitës, VLEN drejt kabinetit të ri
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin...
r.ll
BOTA
9 Maj07:38
Policia shpërndan protestën pro-palestineze në SHBA, 33 persona të arrestuar
foto ilustruese
SHBA- Policia përdori spërkatës me piper gjatë një proteste ndërsa demonstruesit pro-palestinezë kishin ...
e. d
BOTA
8 Maj22:47
Polonia: Akuzon Rusinë për sulme kibernetike
foto ilustruese
POLONI- Polonia u vu në shënjestër nga hakerat nga një grup i lidhur me Rusinë këtë javë, tha ...
e. d
BOTA
8 Maj22:33
Kancelari gjerman: Do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi Rusinë të mërkurën kundër çdo lëvizjeje ushtar...
E.D
BOTA
8 Maj22:12
Konfirmohet ndalimi i një amerikani tjetër pas arrestimit të ushtarit në Rusi
foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane konfirmoi se një ushtar amerikan u arrestua javën e kaluar gjatë vizite të paautorizuar në...
B.Z
BOTA
8 Maj22:05
Zgjedhjet Presidenciale në RMV, Gordana Siljanovska drejt fitores
Gordana Siljanovska
Maqedoni e Veriut - Kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska, pritet të jetë presidentja e re e Maqedonisë së...
e. d
BOTA
8 Maj21:52
Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin me raketa e dronë
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore në jug të Libanit dhe grupi militant shiit, Hezbollah, tha se ka kryer sulme...
I.A
BOTA
8 Maj21:48
VOA: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
KiE
KOSOVË- “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhs...
B.Z
BOTA
8 Maj21:34
Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushatën presidenciale në SHBA
SHBA - Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin in...