BOTA

Detergjent prej 2 kg në vend të 9/ REL: Çmimet e larta tkurrin blerjet

E.D Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 09:31
Detergjent prej 2 kg në vend të 9/ REL: Çmimet e larta tkurrin
foto ilustruese

KOSOVË- Për disa qytetarë të Kosovës, çmimet e produkteve ushqimore janë gjithnjë e më pak të përballueshme. Betim Gashi thotë se mezi arrin të sigurojë gjithçka që duhet për familjen e tij 5-anëtarëshe.

“Gjithçka është shtrenjtuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë vaji, mielli, sheqeri e plot produkte të tjera. Ato nuk janë kthyer më në çmime normale, por janë duke u rritur vazhdimisht”, thotë 38-vjeçari nga Prishtina.

Ai punon në një institucion shtetëror, ku paga neto është rreth 500 euro, por për shportën mujore thotë se i duhen rreth 400 euro.

“Këtu pa e përfshirë rrymën që më kushton rreth 40 euro plus faturat tjera, drurët për ngrohje, uji, mbeturinat”, thotë Betimi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se i është dashur të zvogëlojë sasinë e produkteve higjienike, për t’i siguruar të gjitha ushqimet.

“Dikur blija detergjent të rrobave prej 9 kilogramësh, tash e marr nga 2 kilogramë”, tregon Betimi.

E, meqë ka fëmijë të vegjël, ai përmend edhe shtrenjtimin e pelenave dhe të pecetave. Thotë se shpresa e tij e vetme është që shteti të ndërhyjë dhe t’i ulë çmimet e produkteve esenciale, sidomos ato vendore, sepse, siç thotë, janë bërë të barabarta me çmimet e produkteve të importuara.

Për këtë arsye, Betimi do t’i bashkohet edhe nismës “Kosova bojkoton”, përmes së cilës qytetarët janë organizuar në rrjete sociale dhe i kanë ftuar edhe të tjerët që të mos blejnë në dyqanet zinxhir, më 15 dhe 16 shkurt, në shenjë proteste kundër çmimeve të larta. Kjo nismë është ndërmarrë fillimisht në Kroaci, më 24 janar, dhe ka rezultuar me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin.

Ajo është përsëritur edhe herë të tjera, jo vetëm në këtë shtet, por edhe në të tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjetiu në botë, inflacioni ka marrë hov si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe pushtimit rus të Ukrainës. Vitin 2022, Kosova e ka mbyllur me shkallë mesatare inflacioni gati 12 për qind. Aktualisht është rreth 1 për qind. Por, rënia e inflacionit nuk do të thotë edhe rënie e çmimeve - do të thotë se çmimet rriten më ngadalë.

Çfarë kërkohet?

Xhevat Kastrati është një ndër nismëtarët e bojkotimit të dyqaneve në Kosovë. Shqetësues për të është fakti se, siç thotë, në shumë shtete të Bashkimit Evropian që i ka vizituar, ka hasur në disa produkte më të lira se në Kosovë.

“Shpesh flitet për shtrenjtimin e naftës si faktor për rritjen e çmimeve, me arsyetimin se nafta e shtrenjtuar, ka shtrenjtuar edhe transportin e produkteve të importuara. Mirëpo, çmimi i naftës ka rënë, e çmimet tjera jo. Për më tepër, janë shtrenjtuar edhe çmimet e produkteve vendore”, thotë ai.

Kërkesat e organizatorëve të bojkotimit për autoritetet e Kosovës janë: zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit, ulja afatgjate e çmimeve konform standardit, përpilimi i ligjit për çmimet tavan dhe kontrollimi i cilësisë së ushqimit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë në lidhje me këto kërkesa, por nuk mori përgjigje. Një projektligj për çmimet tavan, i hartuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2022, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e vendit, vitin pasues.

Pse çmimet në Kosovë janë të larta?

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, Arbër Hoti, thotë se pos luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar çrregullime në tregje, çmimet në Kosovë i ka rritur edhe importi. Sipas tij, Kosova është shtet i varur nga importi dhe ndikohet dukshëm nga inflacioni global.

“Ajo importon mbi 80% të mallrave, duke përfshirë ushqime dhe materiale të ndërtimit. Kjo varësi e bën vendin të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të transportit”, thotë ai.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar. Të dhënat e siguruara nga Dogana e Kosovës tregojnë se, gjatë vitit të kaluar, vendi ka importuar mallra në vlerë prej rreth 6.38 miliardë eurosh, ndërsa ka eksportuar vlerën e 889 milionë eurove.

Ky institucion nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa dhe cilat produkte ushqimore importohen më së shumti. Por, nga të dhënat e mëhershme, më së shumti importohen mishi dhe produktet tij, peshku dhe produktet e tij, mjalti, vezët, qumështi e të tjera.

Ato, kryesisht, importohen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Italia, Turqia, Kina etj. Si arsye për çmimet e larta, Hoti përmend edhe politikat fiskale, sipas të cilave produktet bazë dhe jobazë tatohen njësoj, si dhe mungesën e konkurrencës në treg.

“Për shembull, në sektorin e energjisë elektrike, një kompani dominuese furnizon rreth 100% të konsumatorëve”, thotë ai.

A mund të ulen çmimet?

Skënder Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës thotë se çmimet mund të ulen, por vetëm nëse shteti ndërhyn duke i ndihmuar bizneset vendore me subvencione. Ai thotë se këto biznese detyrohen t’i rrisin çmimet, kur materialin për prodhim e blejnë nga jashtë me çmim më të lartë. Ndër vite, subvencione për bizneset ka pasur.

Në konferencën e fundvitit të kaluar me afaristë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, për tre vjet, atyre u ka shpërndarë 1.3 miliard euro në formë të granteve dhe programeve të tjera, për të forcuar konkurrencën e tyre në tregjet vendore e ndërkombëtare. Si zgjidhje të mundshme për uljen e çmimeve, Krasniqi sheh edhe uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet ushqimore.

“TVSH-ja në ushqim të ulet nga 18% në 5%. Pra, do të kishim çmime për 13% më të ulëta për qytetarët”, thotë ai.

Një tjetër zgjidhje do të ishte diversifikimi i furnizuesve, duke shmangur varësinë nga një ose dy shtete kryesore importuese dhe duke kërkuar tregje alternative, thotë Hoti. Këta hapa, sipas tij, do të krijonin konkurrencë më të madhe në import dhe potencialisht çmime më të ulëta. Hoti thotë se bojkotimi i dyqaneve mund të bëhet shtysë për veprimin e institucioneve - ndikim tjetër nuk pret të ketë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë