Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

SHBA- Platforma e mediave sociale X ka bërë një ndryshim në programin e saj të Inteligjencës Artificiale, pasi zyrtarët më të lartë zgjedhorë të pesë shteteve, paralajmëruan se përmes tij po përhapeshin dezinformata zgjedhore. Sekretarët e Shtetit të Miçiganit, Minesotës, Nju Meksikos, Pensilvanisë dhe Uashingtonit, i dërguan një letër këtë muaj pronarit të rrjetit X Elon Musk, duke shprehur shqetësimin se Grok, instrumenti i Inteligjencës Artificiale, kishte prodhuar informacione të rreme rreth afateve të votimit në shtete, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale.
Zyrtarët kërkuan që chatbot-i Grok t'i drejtojë përdoruesit që bëjnë pyetje mbi zgjedhjet tek “CanIVote.org” një faqe interneti me informacione votimi e Shoqatës Kombëtare të Sekretarëve të Shtetit. Përpara se të japë përgjigje ndaj pyetjeve mbi zgjedhjet, Grok tani thotë: "Për informacion të saktë dhe të përditësuar në lidhje me zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, ju lutemi vizitoni Vote.gov".
Të dyja faqet e internetit janë "burime të besueshme që mund të lidhin votuesit me zyrtarët e zgjedhjeve lokale", thanë pesë sekretarët e shtetit në një deklaratë të përbashkët.
"Ne e vlerësojmë veprimin e rrjetit X për të përmirësuar platformën e tyre dhe shpresojmë që të vazhdojnë të bëjnë përmirësime që do të garantojnë që përdoruesit e tyre të kenë qasje në informacion të saktë nga burime të besueshme në këtë vit kritik zgjedhor," thanë ata.
Grok mund të përdoret vetëm nga abonentët e versioneve me pagesë të platformës X. Por pesë sekretarët e shtetit që nënshkruan letrën thanë se dezinformatat zgjedhore nga Grok janë shpërndarë nëpër platforma të shumta të mediave sociale, duke u përhapur tek miliona njerëz. Grok vazhdoi të përsëriste informacionin e rremë për 10 ditë përpara se të korrigjohej, thanë sekretarët. Platforma nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Ndryshimi që drejton përdoruesit tek një faqe interneti me informacion zyrtar për votimet, nuk duket se u jep përgjigje shqetësimeve për aftësinë e chatbot-it Grok për të krijuar imazhe të rreme përmes Inteligjencës Artificiale në lidhje me zgjedhjet.
Përdoruesit e kanë përdorur atë për të postuar në platformë imazhe të rreme të kandidatëve, përfshirë Nënpresidenten Kamala Harris dhe ish-Presidentin Donald Trump. Platformat e mediave sociale po përballen me një kontroll në rritje lidhur me përdorimin e e tyre në përhapjen e dezinformatave, përfshirë për zgjedhjet.
Që kur zoti Musk bleu Twitter-in në vitin 2022 dhe ia ndyshoi emrin në X, grupe të ndryshme kanë ngritur shqetësime për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimin që po amplifikohet në këtë platformë, si edhe për shkurtimet e personelit që merret me moderimin e përmbajtjes.
Ekspertët thonë se këto lëvizje përbëjnë hapa prapa nga përparimi i bërë nga platformat e mediave sociale që ishin përpjekur të merrnin masa më të forta kundër dezinformimit politik pas garës presidenciale të 2016-ës dhe se ato mund të shkaktojnë një përhapje të mëtejshme të dezinformimit përpara zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti./ VOA
IRANI- Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të reja me Shtetet e Bashkuara, pë...
Julia Vavilova dhe Pavel Durov FRANCA- 24-vjeçarja Julia Vavilova raportohet se është e dashura e Pavel Durov, themeluesit të Te...
ITALIA- Familja mafioze Casamonica, një organizatë e krimit të organizuar që vepron në Romë, është fajësuar ...
foto ilustruese GREQI- Një rast i pazakontë zjarrvënieje ka ndodhur ditën e djeshme në Tripoli të Greqisë. Mës...
pamje nga ngjarja SHBA- Një artiste e Cirque du Soleil pati një përvojë të frikshme gjatë performanc&eum...
Gazeta e gjetur BRITANI E MADHE- Një gazetë e botuar pak ditë pas fundosjes së Titanikut u zbulua në një gard&...
pamje nga ngjarja RUSI- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ku një ari cirku hipur në hoverboard sulmon një trainer p...
SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj grafiteve antishqiptare që janë shfaqur n&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë...
foto ilustruese JAPONI- Një delfin i vetmuar dhe potencialisht i frustruar seksualisht është fajësuar për një rritje t&e...