BOTA

Dezinformimi rus nxit tërheqjen e trupave franceze nga Afrika

n.f Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 21:20

Dezinformimi rus nxit tërheqjen e trupave franceze nga Afrika

FRANCË- Analistët thonë se propaganda ruse dhe fushatat dezinformuese kanë qenë faktorët kryesorë që nxitën largimin e trupave franceze nga Çadi dhe vendet e tjera në rajonin Sahel të Afrikës. Kronika e korrespondentit të Zërit të Amerikës Henry Wilkins hedh një vështrim mbi propagandën ruse në Sahel ndërsa trupat franceze largohen.

Ushtria e Çadit në fund të janarit shënoi largimin e trupave franceze nga vendi pas më shumë se 60 vjetësh. Në ceremoni, Presidenti i Çadit Mahamat Idris Deby tha se largimi ishte “një agim i ri për një Çad plotësisht sovran”. Ndërkaq, analistët thonë se fushata propagandistike ruse në rajon luajti rol kyç në largimin e trupave franceze.

“Rusia po përdor historinë e kolonializmit dhe qëndrimet anti-imperialiste për të nxitur pakënaqësinë midis afrikanëve të rinj dhe opinionit publik kundër interesave franceze dhe pranisë së Francës në rajonin Sahel”, thotë Bakary Sambe nga Instituti Timbuktu.

Çadi është i fundit nga katër vendet në rajonin Sahel, së bashku me Burkina Fason, Malin dhe Nigerin, që u kanë kërkuar trupave franceze të largohen gjatë dy viteve të fundit. Të gjithë, në të njëjtën kohë kanë mirëpritur trupat ruse.

Ekspertët si zoti Sambe thonë se Rusia përdor një rrjet profilesh të rreme në rrjetet sociale për të përforcuar qëndrimet anti-franceze dhe përhapur teori konspirative.

Rusia gjithashtu ka hapur institute kulturore në të gjithë rajonin Sahel në dy vitet e fundit. Një nga to është “Shtëpia Ruse” e hapur së fundmi në kryeqytetin e Çadit, N'djamena. Për dekada, vendet perëndimore kanë hapur institute kulturore në kryeqytetet afrikane për të përhapur kulturën dhe gjuhën e tyre.

Megjithatë, ndryshe nga institutet e tjera, gazetarët hulumtues thonë se institucionet ruse gjithashtu trajnojnë gazetarë të cilët më pas vazhdojnë të përhapin propagandë. Ambasada ruse në Çad dhe Ministria e Punëve të Jashtme ruse nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Por, pse është Rusia kaq e përqendruar në këtë rajon?

“Përmes fushatave dezinformuese, qëllimi i Rusisë është të mbjellë kaos në rajon. Rusia dëshiron të zëvendësojë shtete si Franca si partnerin e ri kryesor për shtetet e rajonit Sahel”, thotë Constantin Gouvy nga Instituti ‘Clingendael’ me bazë në Holandë.

Analisti Sambe shton: “Qasja e Rusisë ka qëllim t’i dërgojë mesazh perëndimit, posaçërisht vendeve të NATO-s si Franca, duke u thënë ‘nëse krijoni probleme gjeopolitike për ne në rajonin ukrainas të Donbasit, apo në Evropë, ne do të hakmerremi në rajonet ku ju keni ndikim si në Sahel’. Kjo e zhvendos konfliktin në territoret e rajonit Sahel”, thotë zoti Sambe.

Në rrugët e kryeqytetit N’djamena është e qartë që publiku beson se largimi i trupave franceze është një hap pozitiv për vendin.

“Ne e dimë që Franca nuk qëndron këtu për të mirën tonë. Prandaj, nuk është e nevojshme që ata të rrinë në vendin tonë. Ata duhet të largohen”, thotë studenti Sariab Bakar.

Që kur trupat franceze filluan të largohen nga Saheli më 2022, incidentet si pasojë e konflikteve në rajon, kryesisht nga përleshjet mes ushtrive shtetërore dhe xhihadistëve janë rritur me 65%, sipas të dhënave të organizatave “Armed Conflict Location” dhe “Event Data Project”./VOA

afrika trupa franceze dezinformimi rus

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë