BOTA

Dhoma e Përfaqësuesve voton: Prokurori i përgjithshëm Garland nuk ka përfillur Kongresin për dorëzimin e regjistrimit të Biden

M.B. Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 07:46
Dhoma e Përfaqësuesve voton: Prokurori i përgjithshëm
Foto ilustruese

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i përgjithshëm Merrick Garland nuk ka përfillur Kongresin duke mos dorëzuar një regjistrim zanor të intervistës së presidentit Joe Biden, për çështjen e dokumentave të klasifikuara. Ky është hapi më i fortë dhe më i fundit i ndërmarrë nga ligjvënësit republikanë ndaj Departamentit të Drejtësisë, ndërsa debati partiak në lidhje me çështjet e funksionimit të shtetit ligjor mbizotëron zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Votimi 216 pro dhe 207 kundër u bë përgjithësisht sipas linjave partiake, ndërsa ligjvënësit republikanë e mbështetën iniciativën megjithë rezervat e shprehura më herët nga disa prej tyre. Vetëm një ligjvënës republikan votoi kundër – ligjvënësi David Joyce nga shteti Ohajo. Prokurori i përgjithshëm Garland bëri një deklaratë të mërkurën vonë, duke u shprehur se “është thellësisht zhgënjyese që Dhoma e Përfaqësuesve e ka shndërruar një autoritet serioz të Kongresit në një mjet politik. Votimi i sotshëm neglizhon ndarjen e pushteteve, Departamenti i Drejtësisë duhet të mbrojë hetuesit e tij, si dhe sasinë e madhe të informacionit që u kemi dhënë komisioneve të Kongresit”.

Ai shtoi se do ta ngrejë gjithnjë zërin “në mbrojtje të Departamentit, punonjësve dhe misionit jetik në mbrojtje të demokracisë sonë”. Garland bëhet kështu prokurori i tretë i përgjithshëm që shpallet në mospërfillje të Kongresit. Por, ka shumë pak gjasa që ndaj zotit Garland të ngrihen akuza nga Departamenti i Drejtësisë, të drejtuar nga ai vetë. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të përdorur imunitetin e ekzekutivit për të mos dorëzuar regjistrimin zanor në Kongres, do ta bënte shumë të vështirë ngritjen e një çështjeje penale ndaj zotit Garland.

Megjithatë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson e mbrojti vendimin për të vazhduar me votimin që tashmë duket më shumë si një masë simbolike.

“Ne e bëmë punën tonë për ta shpallur në mospërfillje të Kongresit dhe mendoj se kjo dërgon një mesazh të rëndësishëm”, tha kryetari Johnson. “Do të shohim se ç’do të ndodhë në vazhdim, por Dhoma e Përfaqësuesve duhet të bëjë punën e saj dhe jam i kënaqur me rezultatin e sotshëm”.

Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit demokratë kanë kritikuar motivimin e republikanëve për të ndjekur këtë procedurë dhe i kanë hedhur poshtë si thjesht politike përpjekjet për të marrë regjistrimin zanor të bisedës së presidentit. Prokurori i Përgjithshëm Garland ka mbrojtur Departamentin e Drejtësisë, duke thënë se zyrtarët e tij kanë bërë përpjekje maksimale për të ofruar informacionin e kërkuar nga komisionet e Kongresit në lidhje me hetimin e prokurorit të posaçëm Robert Hur për dokumentat e klasifikuara, përfshirë edhe një transkript të bisedës së prokurorit me presidentin Biden./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë