Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë njofto të dielën se ia ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim një të dyshuari me inicialet S.M., i cili akuzohet për veprimtari kundër Kushtetutës së vendit dhe për huliganizëm, në lidhje me dhunën e majit të vitit 2023 në veri të Kosovës.
Në një njoftim për media, gjykata tha se e ka pranuar kërkesën e prokurorëve, sepse “nëse i pandehuri lihet në liri, ai mund të arratiset, apo mund t’i ndryshojë provat e veprës penale dhe të ndikojë tek të dyshuarit e tjerë që gjenden të lirë”.
Verën e vitit të kaluar, Policia e Kosovës arrestoi dhjetë pjesëtarë të komunitetit serb për sulme ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, për akuza kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe për sulme ndaj gazetarëve.
I dyshuari, shtetas serb, ngarkohet me veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese”, “rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, si dhe për “veprën penale sulm ndaj personit zyrtar”, tha gjykata.
Gjykata nuk tregoi se kur ishte arrestuar i dyshuari. Në veri, tensionet u rritën vitin e kaluar pasi policia e Kosovës asistoi që në ndërtesat komunale të hynin kryetarët e rinj shqiptarë. Kjo u kundërshtuar nga popullata vendase serbe, që nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të prillit, votime që i bojkotoi.
Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe mbi 100 persona u plagosën nga të dyja palët. Gjykata tha të dielën se S.M, dyshohet se “me një grup të dyshuar ka qenë pjesëmarrës i protestave të organizuara me datë 29.05.2023 para objektit të Komunës se Zveçanit, duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.
Në fund të shkurtit këtë vit, dy të dyshuar, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, arritën një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi pranuar fajësinë për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Ata ishin arrestuar më 29 maj të vitit të kaluar në Zveçan, gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Pas pranimit të fajësisë, ata janë lënë të lirë.
Marrë nga REL
Olaf Scholz GAZA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se një sulm tokësor në qytetin jugor Rafah të Gazës nga ...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Si paraqitet gjendja në vende të tjetr...
Bob Menendez NEW YORK- Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhë...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Adolf Hitleri do të ishte xheloz ndaj kryeministrit Benjamin Ne...
Zyra e Kinës KOSOVË- Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje p&eum...
David Cameron MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se ndalimi i shitjeve të ...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në indonezi ku si pasojë humbën jetë 11 student. Më...
foto ilustruese IZRAEL- Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin e refugjatëve Jabalin i cili ndod...
foto ilustruese LITUANI- Lituanezët dolën për të votuar të dielën në zgjedhjet presidenciale, në një kohë...
Gordana Silanovska-Davkova MAQEDONIA E VERIUT- Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presid...