Rreth 1.3 mijë studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026...
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026...
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vit...
DashiDite e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. ritet qe gjithçka t’iu eci si e kishin ëndër...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...

Tre shqiptarë, të konsideruar përgjegjës për grabitjen e kryer kundër biznesmenit Eugenio Gallizioli, e cila ndodhi brenda shtëpisë në Trentino, më 8 tetor, u arrestuan mëngjesin e djeshëm, kurse një i katërt po hetohet në gjendje të lirë. Operacioni u bë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Trentos, në zbatim të urdhrit të dhënë dje nga Prokuroria.
Tre të dyshuarit menjëherë pas grabitjes, e cila zgjati mbi katër orë, gjatë së cilës hajdutët e kishin mbajtur 72-vjeçarin nën kërcënimin e armës dhe më pas i kishin vënë një thikë në fyt, karabinierët kishin filluar menjëherë ndjekjen e kriminelëve. Ata kishin hyrë me forcë në shtëpi, e kishin zënë në befasi biznesmenin ndërsa ai po flinte dhe e kishin bllokuar në shtrat. Më pas kishin vjedhur më shumë se 300,000 euro në para të gatshme, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Pas një analize të imët të vendit të ngjarjes, hetuesit e karabinierëve filluan të shqyrtonin sistemet e mbikëqyrjes me video dhe të njohjes së targave në qytet, si dhe kamerat private të sigurisë të vendosura përgjatë rrugës së arratisjes.
Pasi identifikuan makinën e përdorur nga grabitësit për t’u larguar, që e kishin braktisur makinën e vjedhur nga 72-vjeçari në parkingun përpara departamentit të inxhinierisë në Povo, karabinierët ndoqën rrugën e tyre, duke arritur t’i kapnin ndërsa, pasi parkuan makinën “e pastër”, u kthyen në shtëpi në një apartament në Via Felice e Gregorio Fontana të përdorur si vendstrehim , përpara se të niseshin të nesërmen për në Milano, nga ku u vërtetua kishin mbërritur të gjithë së bashku një ditë më parë.
Jo të tre të arrestuarit jetojnë në Trentino, njëri prej të treve u arrestua në një hotel në liqenin Garda pranë Veronës, ndërsa po kalonte një fundjavë me familjen e tij, një tjetër në shtëpinë e partneres së tij në provincën e Milanos dhe një tjetër në shtëpinë e tij në Trento. Pas analizimit të qelizave telefonike dhe krahasimeve me gjeolokim, përfshi edhe përgjimet e hetuesve, u arrit që të zbardhej krimi i kryer, informon media italiane.
Një detaj interesant i planifikimit është fakti se një nga burrat e arrestuar punonte në kantierin e ndërtimit që ndodhej pak larg shtëpisë së Galliziolit dhe që duket se e ka mbajtur shtëpinë nën vëzhgim. Autorët ishin të pajisur edhe me një mjet për hapje të kasafortave me forcë.
Anëtari i katërt i dyshuar i bandës , kundër të cilit deri më sot nuk ka dalë asnjë provë po aq e konsiderueshme, është akuzuar në gjendje të lirë.
Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, duke ngritur ndjeshëm temperaturën g...
Sot mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut. Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 3...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Autorët kanë plagosur me thikë dhjetë persona në një tren. Nuk dihe...
Inaugurimi zyrtar i Muzeut të Madh Egjiptian u zhvillua të shtunën në Giza , duke shënuar fillimin e funksionimit të muzeut më...
Mijëra izraelitë u mblodhën në sheshin Rabin të Tel Avivit për të shënuar 30-vjetorin e vrasjes së kryeministrit Yi...
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se administrata Trump mbështet shfuqizimin e sanksioneve të ...
Dy të dyshuar të tjerë, përfshirë një grua, u akuzuan në lidhje me vjedhjen e bizhuterive historike me vlerë 102 milion&...
Shtetet e Bashkuara ia hoqën sanksionet Millorad Dodikut, por a është ky një kapitull i ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë? Adn...
Një operacion i forcave speciale të inteligjencës ushtarake ukrainase për të ulur një njësi helikopterësh pranë Pok...
Një konflikt i gjatë mes dy familjeve ka marrë përmasa tragjike në fshatin Vorizia të Heraklionit, ku historitë e gjakmarrjes...