BOTA

Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

n.f Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 22:55

Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të

KOSOVË- Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 muaj pa ndonjë takim të nivelit të lartë. Me të dyja vendet të përballura me sfida të brendshme, perspektiva e një marrëveshjeje përfundimtare duket gjithnjë e më e largët. Analistët theksojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të përqendrohet në njohjen reciproke mes dy vendeve, jo thjesht në normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita e Peter Sorensenit dhe qasja e BE-së

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, vizitoi Prishtinën në një moment kur dialogu duket se nuk është në agjendën kryesore të liderëve.

Kosova vazhdon të fokusohet në procesin paszgjedhor, ndërsa Serbia përballet me protesta dhe trazira politike. Pavarësisht kësaj, Sorensen theksoi se dialogu duhet të vazhdojë dhe se ai do të zhvillojë takime edhe në Beograd për të parë mundësitë për hapa të ardhshëm.


“Dialogu është për të siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kompromis apo jo, i takon palëve ta vendosin”, deklaroi ai.

Ngërçi i procesit dhe incidenti i Banjskës

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt në shtator 2023, por ai nuk solli ndonjë përparim konkret. Vetëm dhjetë ditë pas takimit ndodhi sulmi i armatosur në Banjë, ku grupe të armatosura serbe vranë një polic të Kosovës, duke e tensionuar edhe më shumë situatën.

Pas këtij incidenti, përpjekjet e BE-së për të rikthyer palët në tryezën e bisedimeve dështuan, kryesisht për shkak të kushteve të vendosura nga të dyja anët. Kosova ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të BE-së dhe ekstradimin e pjesëtarëve të grupit të armatosur, ndërsa Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Debati mbi Asociacionin e Komunave Serbe

Për Serbinë, krijimi i Asociacionit mbetet një kusht kyç për vazhdimin e dialogut. Kjo strukturë ishte dakordësuar qysh në vitin 2013, por Kosova nuk e ka zbatuar, duke argumentuar se do të rrezikonte funksionalitetin e shtetit. Sipas presidentes Vjosa Osmani, drafti i hartuar nga BE-ja nuk do të merrte dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Analisti Leon Hardwell thekson se Asociacioni nuk mund të jetë zgjidhja për krizën aktuale, ndërsa Kurt Bassaunner nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit paralajmëron se modeli i Bosnjës nuk duhet të përsëritet në Kosovë, pasi do të mund të krijonte një entitet të ri brenda shtetit.

“Ekziston një perceptim i fortë se asociacioni do të ndihmonte në përparimin e dialogut, por unë jam shumë skeptik për këtë. Një opsion ndoshta për Kosovën do të ishte që të prezantonte një version të zbutur të Asociacionit, dhe në një farë mënyre ta zbatonte atë vetëm për t’i heshtur kritikët, por theksoi se zbatimi i Asociacionit me kompetenca të forta ekzekutive do bëhej mjaft problematik për Kosovën”.

Njohja reciproke si qëllim kryesor

Analistët theksojnë se Bashkimi Evropian duhet të fokusohet në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pasi koncepti i normalizimit është shumë i papërcaktuar.

Një nga opsionet e mundshme, sipas Hardwell, është që pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, duke ia pamundësuar Serbisë që të shmangë përballjen me realitetin e ri.

“Është vërtet e rëndësishme që njohja e ndërsjellë të vihet në ballë të këtij dialogu, sepse ideja e normalizimit është shumë e papërcaktuar nëse nuk keni një qëllim të qartë, ju as nuk përpiqeni të arrini diçka specifike. Ndaj, mendoj se Sorensen duhet ta vendosë këtë qëllim përpara, që të mund të lëvizë palët në një drejtim të caktuar dhe ta zgjidhë këtë konflikt njëherë e përgjithmonë”, shtoi Hardwell.

Në vazhdën e ndryshimeve të shpejta gjeopolitike, Bassaunner thotë se Ballkani Perëndimor në përgjithësi është një rajon ku BE-jaka potencial të madh për të ndikuar në stabilizimin e situatës dhe çështja e Kosovës dhe e Serbisë sipas tij është thelbësore për këtë stabilitet

“Shpresoj të ketë një rivlerësim dhe riorganizim të politikave nga Bashkimi Evropian. Nuk shoh ende asnjë provë në këtë, as në institucionet e BE-së dhe as në shtetet anëtare edhe pse duhet kohë më e gjatë për ta kthyer anijen në drejtim tjetër. Është e kuptueshme që janë fokusuar në atë se si t’i ndihmojnë ukrainasit. Nëse amerikanët tërhiqen, si ta mbrojnë veten në mënyrë legjitime, këto janë prioritete, por Ballkani Perëndimor është i vetmi vend në botë ku BE-ja mund të jetë vërtetë vendimtare”, deklaroi Basiner.


Pozicioni i SHBA dhe ndikimi i politikës së jashtme

Kosova duhet të ruajë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nëse Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Në administratën aktuale, raportet mes qeverisë Kurti dhe zyrtarëve amerikanë kanë pasur sfida, për shkak të veprimeve të pakoordinuara në veri të Kosovës.

Pavarësisht sfidave, mbetet e paqartë nëse BE-ja do të organizojë ndonjë takim të ri mes palëve së shpejti. Me Kosovën ende pa një qeveri të re pas zgjedhjeve të shkurtit dhe me protestat që vazhdojnë në Serbi, perspektiva e një përparimi të shpejtë duket e zymtë./Radio Evropa e Lirë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë