BOTA

"Disa kandidatë bëjnë përpjekje të tepruara!" VOA: Pritshmëritë mbi debatin e parë presidencial Harris-Trump

M.B. Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 20:37
"Disa kandidatë bëjnë përpjekje të tepruara!"
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Nga fushatat e saj më të hershme politike në Kaliforni deri tek përzgjedhja si kandidate për nënpresidente nga Presidenti Joe Biden, Kamala Harris ka përpunuar një qasje agresive, por të kalibruar ndaj debateve. Harris përpiqet të kombinojë linjat e goditjes me detaje për të krijuar një histori më të gjerë. Ajo mund të tundë kokën për të sinjalizuar kundërshtimin e saj ndërsa rivali i saj është duke folur, në mënyrë që shikuesit të shohin reagimin e saj në ekranin e ndarë. Demokratja Harris përdor një taktikë për t'i kthyer debatet në favor të saj - duke thënë se është e lumtur t'i përgjigjet një pyetjeje ndërsa mbledh mendimet e saj për të shpjeguar një pozicion të ri apo për të mbrojtur një qëndrim, që e ka mbajtur në të kaluarën.

Debati i së martës do të jetë një sprovë e re për aftësitë e Nëndëspresidentes Harris. Ajo do të përballet me ish-Presidentin Donald Trump, për të cilin ky do të jetë debati shtatë për zgjedhje të përgjithshme presidenciale që nga viti 2016. Debati televiziv mes tyre pritet të ndiqet nga dhjetëra miliona shikues ndërsa votimi i hershëm për zgjedhjet e nëntorit tashmë ka filluar në disa shtete. Politikanët që kanë konkurruar me zonjën Harris dhe kanë këshilluar rivalët e saj thonë se ajo do të sjellë një sërë avantazhesh në debat, ndonëse paralajmërojnë se zoti Trump mund të jetë një rival sfidues dhe i paparashikueshëm, që kombinon kritikat ndaj politikave me sulme personale, gënjeshtra dhe teori konspirative.

"Ajo mund ta përballojë me sukses këtë ngjarje", thotë Marc Short, i cili drejtoi përgatitjet e Nënpresidentit republikan Mike Pence për debatin me zonjën Harris në vjeshtën e vitit 2020. "Ajo e ka dëshmuar këtë në mjedise të ndryshme. Nuk do ta nënvlerësoja këtë në asnjë mënyrë.”

Demokrati Julian Castro, i cili ishte kandidat presidencial në zgjedhjet paraprake të partisë demokrate në vitin 2020, tha se zonja Harris ndërthuri "njohuritë, vendosmërinë dhe aftësitë e saj për t'i shpjeguar gjërat mirë" për të dalë në pah gjatë debateve me numër të madh kandidatësh.

"Disa kandidatë bëjnë përpjekje të tepruara për të dalluar veten nga të tjerët dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut", tha zoti Castro. "Ajo ka gjetur një ekuilibër shumë të mirë."

Balancimi i vizionit dhe detajeve

Një ish-ndihmëse e zonjës Harris, e cila foli në kushte anonimiteti, tha se Nënpresidentja i shikon ngjarjet si një gjyq me juri, apo si një seancë në Senat për kandidaturat e Presidentit për postet në sistemin e drejtësisë. Kamala Harris ka qenë prokurore e përgjithshme e shtetit të Kalifornisë dhe senatore para se të zgjidhej Nënpresidente me 2020. Ish-këshilltarja tha se synimi ka qenë gjithmonë që debati të fitohet sipas meritës, duke i dhënë rastin shikuesve, që të mësojnë për strategjinë kryesore dhe disa nga detaje të më të rëndësishme të platformës së saj politike.

“Ajo e kupton që debatet kanë të bëjnë me ndërveprimet individuale. Por ato gjithashtu janë pjesë e një strategjie më të madhe për të ofruar një vizion për stilin udhëheqës të kandidatëve”, thotë Tim Hogan, i cili drejtoi përgatitjet e senatores Amy Klobuchar për debatet e zgjedhjeve paraprake të demokratëve në vitin 2020.

Kathleen Hall Jamieson, profesore e komunikimit politik në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se Kamala Harris i ndërton argumentet me logjikë deduktive dhe i bën pjesë të një historie më të gjerë, ashtu siç do të fliste para një jurie.

“Ajo shpall një tezë dhe më pas rendit faktet”, tha ajo.

Profesorja Jamieson sjell si shembull debatin e kandidatëve për nënpresident të vitit 2020, në të cilin zonja Harris kritikoi presidentin e atëhershëm Donald Trump për mënyrën se si e kishte trajtuar pandeminë COVID-19 dhe ekonominë; si dhe debatin për zgjedhjet paraprake të demokratëve në 2019, në të cilin ajo kritikoi zotin Biden për mënyrën sesi ai kishte folur për çështjet racore dhe racizmin institucional. Ajo gërshetoi kritikën e saj ndaj qëndrimeve të zotit Biden me të kaluarën e saj si një nxënëse e re zezake dhe aziatike në kohën integrimit racor në shkolla.

"Ajo vajzë e vogël isha unë", tha zonja Harris duke iu referuar vendimit të gjykatave për të dërguar nxënësit jo të bardhë me autobus në shkollat e integruara.

"Shumica e njerëzve që janë të mirë në argumentet e logjikës deduktive nuk janë të efektshëm në rrëfimin e historive", thotë profesorja Jamieson. "Ajo është e mirë në të dyja aspektet."

Goditjet e paharrueshme

Zoti Castro tha se zonja Harris ka një aftësi për të goditur në kohën e duhur falë përvojës së saj si prokurore në proceset gjyqësore. Në vitin 2019, ndërsa shumë kandidatë demokratë flisnin mbi njëri-tjetrin, duke anashkaluar thirrjet e moderatorëve për të folur me radhë, zonja Harris tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke thënë: “Amerika nuk dëshiron të jetë dëshmitare e këtyre grindjeve të panevojshme. Amerikanët duan të dinë se si do të punojmë për të vendosur ushqim në tryezat e tyre”. Komenti i saj u prit me duartrokitje nga audienca.

Gjatë debatit me Nënpresidentin Mike Pence në vitin 2020, ajo reagoi ndaj ndërhyrjeve të tij në kohën kur ajo po fliste.

“Zoti Nënpresident, unë jam duke folur”, iu drejtua ajo Nënpresidentit Pence që e ndërpreu, duke i hedhur atij një vështrim të ashpër.

Kurthet e politikave

Në disa raste, debatet e kanë vënë zonjën Harris në pozita mbrojtëse.

Në debatet e zgjedhjeve paraprake të partisë demokrate më 2020, ish ligjvënësja demokrate Tulsi Gabbard, e cila këtë vit ka njoftuar mbështetjen për republikanin Donald Trump, e kritikoi zonjën Harris për mënyrën shumë agresive të dënimit të përdoruesve të drogës, ku ajo ishte prokurore e një qarku në Kaliforni.

Në vjeshtën e atij viti, Nënpresidenti Pence e vuri në vështirësi zonjën Harris në mbrojtjen e qëndrimeve të zotit Biden. Tani, detyra e saj do të jetë të mbrojë jo vetëm të politikat e Presidentit Biden, por edhe rolin e saj në hartimin e tyre dhe politikat që ajo do të zbatonte nëse vetë bëhet presidente.

Marc Short, një nga ndihmësit kryesorë të Nënpresidentit Pence, vuri në dukje se republikanët dhe media kanë ngritur pyetje në lidhje me qëndrimet më liberale të zonjës Harris në fushatën e saj të vitit 2020, veçanërisht në lidhje me shpimet për naftë, për sigurimet shëndetësore për të gjithë, dëmshpërblimet për skllavërinë dhe mënyrën e trajtimit të emigrantëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin e Shteteve të Bashkuara.

"Ne ishim të befasuar që ajo humbi disa mundësi kundër zotit Pence, kur debati ishte i përqendruar në çështjet e politikave", tha zoti Short.

Përballja me zotin Trump, një sfidë e re

Pavarësisht përvojës së Nënpresidentes Harris, përballja në debatin e së martës është një skenë e re dhe e madhe për të. Demokratët që zakonisht e kritikojnë zotin Trump, ishin të qartë në emisionet e lajmeve të së dielës se zonja Harris përballet me një detyrë të vështirë.

"Do të duhet një përqëndrim dhe disiplinë pothuajse mbinjerëzore për t'u përballur me Donald Trumpin në debat", tha për rrjetin CNN Sekretari i Departamentit të Transportit Pete Buttigieg, një nga ish-rivalët e zonjës Harris më 2020. “Nuk është një sfidë e zakonshme, jo sepse Donald Trumpi është një mjeshtër i shpjegimit të politikave dhe ideve që do t’ia përmirësonin jetën njerëzve. Ai është një mjeshtër i shndërrimit të çdo platforme televizive në një shfaqje që ka të bëjë me të.”

Zoti Castro vuri në dukje se ish-presidenti Trump është "i ashpër dhe dinak në skenë", duke e bërë të vështirë përgatitjen për debat me të. Duke marrë parasysh që kanali ABC ka njoftuar se mikrofonat do të jenë të fikur në momentet kur kandidatët nuk do të flasin, zonja Harris mund të mos e ketë aq të lehtë të nxisë reagime negative nga zoti Trump për shikuesit e debatit.

"Gjëja më e mirë që ajo mund të bëjë është të mos shpërqendrohet nga sjelljet e tij të çuditshme", tha zoti Castro./ VOA

kamala harris dhe donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë