Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, gjendet në Graçanicë për Vidovdan. Ai është përshëndetur me serbë të tjerë, dhe në bluzën e tij dallohet një mbishkrim nacionalist ku shkruhet “dorëzimi s’është opsion”.
Serbët sot, 28 qershor janë duke e festuar Vidovdanin në Graçanicë. Ditën e djeshme po në Graçanicë ata paraqitën një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”.
Në deklaratën, që e lexuan zyrtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë - Lista Serbe - thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.
Në “Deklaratën e Vidovdanit” thuhet po ashtu se, nëse Prishtina vazhdon me aktivitetet dhe arrestimet e saj, serbët në Kosovë do të detyrohen t’u përgjigjen “të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes”.
“Ne do të jemi të bashkuar në luftën tonë të drejtë për të qëndruar dhe mbijetuar në këto zona dhe për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet tona”, thuhet në dokument.
Në tubimin në Graçanicë foli kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiç, i cili i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “t'i mbrojë serbët nga autoritetet e Kosovës”, por nuk specifikoi se për çfarë rreziku potencial bëhet fjalë.
“Ne nuk kemi problem me popullin shqiptar, ne kemi problem me një njeri, kemi problem me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti dhe regjimin e tij”, tha Jevtiç.
Dragisha Milloviç, ish-kryetar i komunës së Zveçanit, foli në tubimin në Mitrovicë të Veriut, ku tha se serbët e Kosovës jetojnë në “kushte dramatikisht të vështira”.
“Fakti që policët e Kosovës janë liruar, është shenjë se Serbia dëshiron ta zgjidhë këtë krizë në mënyrë paqësore. Është një shenjë dhe një gjest i mirë që shkon në drejtim të shtensionimit. Është një gjest i vullnetit të mirë. Ashtu siç u liruan ata për t'u mbrojtur nga liria, të njëjtën gjë e duam edhe për vëllezërit tanë të arrestuar, që edhe ata të mbrohen nga liria”, tha Milloviç./ Koha
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Qershor12:00
SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pe...
BOTA
28 Qershor11:00
BE-ja: Mbështetje për zgjerimin, por shqetësim për situatën në Kosovë
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i n...
BOTA
28 Qershor10:00
SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pe...
BOTA
28 Qershor09:00
Trazira në Paris pas vrasjes së një adoleshenti nga policia
Protesta dhe trazira shpërthyen në rajonin e Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili, siç u tha, ...
BOTA
28 Qershor07:00
Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në Kosovë
Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që "t'i japë...
BOTA
27 Qershor21:00
Arkeologët zbulojnë vendin e shenjtë 4000 vjeçar, detajet mistike dhe objekti i rrallë që gjetën
Ata besojnë se ky vend ka shërbyer për të njëjtin qëllim ashtu si Stonehenge, një vend i madh prehistorik i zbuluar në...
BOTA
27 Qershor20:00
Analiza e REL: Çfarë është dhe ku operon Wagneri?
Për vite i mbajtur sekret, më pas i përcjellë nga nami i keq dhe i përmendur për 48 orë për pretendime për rebeli...
BOTA
27 Qershor19:13
“Palët të përmbahen nga veprimet provokuese”- KFOR: Dialogu, mënyra e vetme për të ulur tensionet në veri të Kosovës
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është e vetmja m&...
BOTA
27 Qershor16:52
Senatorët, letër Bidenit: Tensionet në Kosovë rrezikojnë paqen në rajon
Një grup senatorësh amerikanë i kërkuan me anë të një letre presidentit Biden që të ushtrojë të gjith&e...