
ITALI- Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri me gjashtë vjet burgim, pasi kishte refuzuar që të lejonte ankorimin e një anijeje me migrantë më 2019, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti holandez, Greet Wilders, iu bashkuan politikanëve të tjerë nga e mbarë Evropa për t’u adresuar në tubimin vjetor të Partisë Liga të Salvinit, që u mbajt në Pondita në veri të Italisë.
“Ju jeni heroi ynë. Ne jemi me ju, prandaj kemi ardhur këtu”, tha Wilders, partia e të cilit, që është kundër islamit, për herë të parë gjatë këtij viti u bë pjesë e Qeverisë në Holandë, teksa ekstremi i djathtë ka shënuar rritje në kontinentin evropian.
Parti të ekstremit të djathtë në Evropë në qershor u bashkuan duke krijuar grupin e Patriotëve për Evropën – grupimi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian – dhe këto parti synojnë të zvogëlojnë fuqinë e Brukselit dhe të ndalin imigrimin ilegal.
Muajin e kaluar, prokurorët kërkuan që Salvini të dënohet me gjashtë vjet burgim për shkak të vendimit të tij më 2019 për të pamundësuar zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në Itali.
Prokurorët thanë se ai efekttivisht kishte rrëmbyer emigrantët, duke i detyruar që të qëndronin në det për pothuajse një javë, pavarësisht se kushtet në anijen e tyre ishin të këqija.
“Ai meriton të përgëzohet e jo të ndëshkohet”, tha Orban gjatë tubimit para mbështetësve të Salvinit. “Ai mbrojti shtëpitë e italianëve, ai po ashtu mbrojti Evropën”.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj Salvinit është caktuar më 18 tetor, por ende është e paqartë se kur do të merret vendimi për rastin.
“Ata mund të arrestojnë një person që mbrojti kufijtë kombëtarë, por jo të gjithë njerëzit. Ata nuk mund ta ndalin aleancën e shenjtë të popujve evropianë që lindi sot në Pontida”, tha Salvini.
Orban tha se ndjenja antimigrante është përhapur në mbarë Evropën dhe kërcënoi se do t’i dërgojë azilkërkuesit në Bruksel nëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk shfuqizon vendimin për gjobë prej 1 milion eurosh në ditë për Hungarinë për shkak të shkeljeve të ligjeve për azil./REL
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
6 Tetor17:35
Lufta në Lindjen e Mesme/ Ambasadori libanez: Udhëheqësi i Hezbollahut ra dakord për armëpushim pak para vrasjes
LIBAN- Ambasadori i Libanit në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se udhëheqësi i vrarë i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte...
E.D
BOTA
6 Tetor16:24
Viktor Orbán: Nëse emigracioni i parregullt vazhdon në Evropë ne do t'i dërgojmë emigrantët në Bruksel
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán gjatë një deklarate tha se nëse emigracioni i parregullt vazhdon në Evrop&...
E.D
BOTA
6 Tetor16:02
Rekord/ 973 emigrantë kalojnë në La Mansh gjatë 24 orëve
BRITANI E MADHE- Një rekord prej 973 emigrantësh kaluan dje La Manshin për të mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bas...
E.D
BOTA
6 Tetor15:25
Berisha: Duke filluar nga nesër, mosbindje civile pa ndalim, Europa na mëson një gjë, liria ka një emër ky emër është vota e lirë
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë deklaratës së tij u shpreh se, nga nesër nis mosbindja civile pa ndalim. G...
E.D
BOTA
6 Tetor15:24
Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit
IZRAEL- Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në kohën kur Izr...
M.B.
BOTA
6 Tetor14:35
Sulm terrorist në një stacion autobusësh në Izrael, disa të plagosur, ekzekutohet autori
IZRAEL- Një sulm terrorist është regjistruar në një stacion autobusësh në Be’er Sheva të Izraelit. Rap...
M.B.
BOTA
6 Tetor14:03
Një ditë para përvjetorit të sulmit të Hamasit, Baerbock drejtuar Izraelit: Ne jemi në anën tuaj
GJERMANIA- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përshkroi masakrën e Hamasit një vit më parë më 7 te...
M.B.
BOTA
6 Tetor13:13
"E paimagjinueshmja!" Analiza: Si do të dukej një luftë bërthamore në Europë
EUROPA- Me ndryshimin e fundit të rrezikshëm të politikës bërthamore të Rusisë, presidenti Vladimir Putin sugjeroi m&e...
M.B.
BOTA
6 Tetor12:46
Irani goditi 2 baza kryesore ajrore izraelite gjatë sulmit të 1 tetorit, Netanyahu: Po mbrohemi në 7 fronte kundër armiqve të qytetërimit
LINDJ E MESME- Një sulm i fundit raketor nga Irani goditi dy baza ajrore izraelite, Nevatim dhe Tel Nof, siç konfirmohet nga Forcat Mbrojt&eu...