BOTA

Ç’do të ndodhë pas sulmit të Kievit në territorin rus?

E.D Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 16:20

Ç’do të ndodhë pas sulmit të Kievit në

KIEV- Ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë operacionin sulmues më në thellësi të Rusisë, po lindin pyetje se çfarë planifikon të bëjë Kievi me territorin rus që ka marrë nën kontroll.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si një përpjekje për të tërhequr trupat ruse nga vijat e frontit, ndërsa tokën e pushtuar si mjet në negociatat e mundshme për paqe.

Banorët e qytetit Sumy, vetëm 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë, rrethohen me shenja lufte.

Për Svitlanën dhe të tjerët këtu, kapja e territorit rus nga Ukraina në rajonin kufitar Kursk, ishte një befasi dhe shenjë se lufta mund të jetë një hap më afër fundit.

“Në fund të fundit, kjo luftë duhet të përfundojë disi. Nuk është e drejtë, sepse sulmet po vinin vetëm nga një drejtim dhe nuk është luftë kur është e njëanshme. Duhet të përgjigjemi në mënyrë që të përfundojë më shpejt”, thotë ajo.

Sumy ishte një nga qytetet e para të Ukrainës që u përball me sulmin rus më 2022.

Dy vjet më vonë, ky qytet është përdorur si bazë për sulmin e befasishëm të Ukrainës në Rusi.

Banorët thonë se sulmet ruse me raketa janë ashpërsuar dhe intensifikuar nga java e kaluar, kur Ukraina nisi operacionin e saj sulmues në Kursk të Rusisë.

“Mendoj se situata është përshkallëzuar. Rusët po përgjigjen, janë të zemëruar", thotë Tatiana, banore e qytetit Sumy.

Zyrtarët thonë se synim i Ukrainës nuk është pushtimi i përhershëm i territorit rus. Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se kjo po bëhet për të mbrojtur popullin ukrainas dhe përfundimin e luftës.

“Duke shkatërruar praninë ushtarake ruse në zonat kufitare, paqja dhe siguria për shtetin tonë janë më afër”, thotë ai.

Ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si përpjekje për të detyruar tërheqjen e trupave ruse nga vija e frontit.

Ata e shohin tokën e pushtuar si një mjet në negociatat e mundshme për paqe.

“Siç tha Presidenti Biden, është një dilemë strategjike për Rusinë, Putinin. Përse? Sepse tani Putini ka dy opsione, të mbrojë rajonin e Kurskut në territorin e Rusisë, apo të vazhdojë operacionin sulmues në vijën e frontit lindor në Donbas të Ukrainës”, thotë Oleksandr Musienko nga Qendra për Studime Ushtarake dhe Ligjore.

Ai thotë se Ukraina po nxjerr në pah edhe dobësitë e Rusisë.

“Duke i treguar botës se nuk duhet të ketë frikë nga rusët. Ukraina duhet të lejohet të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objekteve të ushtrisë ruse në territorin e tyre”, thotë zoti Musienko.

Në Ukrainë, e gjithë vëmendja është tek zhvillimet e papritura në Kursk, sa larg mund të shkojë dhe si do ta ruajë Kievi kontrollin e territoreve ruse. Kapja e territorit rus ka ndezur shpresat në Ukrainë se fundi i luftës është afër dhe se rezultati mund të jetë në favor të Kievit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë