BOTA

Donald Trump në prag të betimit për herë të dytë si president, si do të zhvillohet ceremonia dhe çfarë është planifikuar për në 20 janar?

r.ll Përditësimi i fundit 19 Janar 2025, 11:40
Donald Trump në prag të betimit për herë të dytë
betimi i trump ne 2017

SHBA- Inagurimi i një presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe sivjet këtë të hënë kjo është ceremonia e gjashtëdhjetë e betimit presidencial në SHBA.

Në këtë ditë parardhësi, mbajtësi i postit, demokrati Joe Biden, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Për herë të parë që nga viti 1893, kur Grover Cleveland rimori mandatin, tani për herë të dytë kthehet në Shtëpinë e Bardhë, një ish-president, mandati i dytë i të cilit vjen pas një shkëputjeje katër vjeçare.

Më 2017 deri më 2021 Donald Trump ishte presidenti i 45 i SHBA-së. Pasi humbi zgjedhjet më 2021, Donald Trump ia doli në fushatën e fundit presidenciale që tashmë të betohet si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

Si zhvillohet ceremonia e inagurimit në post?

Ceremonitë katër ditore të marrjes së mandatit filluan qysh të shtunën më 18 janar me një pritje dhe fishekzjarrë në klubin e golfit të Trumpit në Virginia.

Të dielën Trump vendos një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur dhe merr pjesë në ceremoninë në varrezën kombëtare në Arlington, përpara se të marrë rrugën për në Uashington, ku do të zhvillohet një festë e madhe e fitores së MAGA- ose lëvizjes Make-America-Great-Again dhe një darkë nën dritat e qirinjve me mbështetësit e tij.

Të hënën (20.01.2025) në ditën e inagurimit, zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John's, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë. Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin. Në fakt inagurimi i postit presidencial në SHBA zhvillohet jashtë në hapësirë. Por për shkak të valës së të ftohtit në disa pjesë të SHBA-së, ceremonia do të mbahet në mjediset e brendshme të Kapitolit. Trump ka deklaruar, se nuk donte në asnjë mënyrë që njerëzit të dëmtoheshin, ndaj ka udhëzuar, që fjalimin për fillimin e detyrës, lutjet dhe të tjera fjalime të hënën të zhvillohen në sallën e kupolës së Kapitolit.

Në Kapitol në sallën presidenciale Trump do të nënshkruajë rregulloret e para zbatuese të tij, të ashtuquajturat Executive Orders. Më pas ai do të inspektojë të ashtuquajturat "Pass in Review" trupat. Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo. Programi i inagurimit mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar.

Cila është motoja e këtij inagurimi?

Motoja e inagurimit është "Demokracia jonë e palëkundur: Një premtim kushtetues." Me këtë pranohet detyrimi që buron nga themeluesit kundrejt brezave të ardhshëm të amerikanëve në SHBA, "ruajtja e vazhdimësisë dhe stabilitetit të sistemit tonë demokratik", sikurse shpjegon komisioni i inagurimit.

Disa vëzhgues kanë vërejtur, se kjo moto është në kontrast të plotë me ngjarjet dhe pasojat e 6 janarit 2021, kur Donald Trump nxiti disa simpatizantë, që mësynë në Kapitol dhe donin të pengonin konfirmimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet më 2020.

Ndonëse u pezulluan proceset juridike ndaj presidentit të ardhshëm, një raport i publikuar së fundi nga ish-hetuesi special Jack Smith, lë të kuptohet, se Donald Trump po të ishte dënuar për rolin që ka luajtur atëherë, nuk do t'i kishte fituar zgjedhjet vitin e kaluar. Trump u gjet gjithashtu fajtor, për falsifikimin e dokumentave të biznesit, por ndaj tij nuk u shqiptua dënim. Kësisoj ai është i pari person me precedent penal, që ushtron detyrën e presidentit.

Kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë i paraprijnë katër vite të trazuara. Si do ta prezantojë veten Trump në ditën e parë të inagurimit si president? "Pajtimi nuk është temë për Trump", mendon Cayce Myers, ekspert për komunikimin politik në Universitetin Virginia Tech. "Ajo që ai përjeton është pika kulmore e lëvizjes MAGA (Make America great again). Fjalimi i tij i parë si president është kurorëzimi i luftës së tij katër vjeçare për të fituar zgjedhjet".

Inagurimi është një shans për Trumpin dhe qeverinë e tij për t'u prezantuar SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës vizionin e ri të tyre, thotë Myers për DW. "Unë mendoj, se ne do të dëgjojmë shumë për forcën dhe pozicionimin në fushën e gjeopolitikës. Eshtë një ngjarje shumë e rëndësishme me një personalitet jashtëzakonisht të madh mediatik, që e zotëron shkëlqyeshëm raportin me mediat. Vëmendja pra do të jetë gjithashtu e jashtëzakonshme", nënvizon Myers.

Kush do të marrë pjesë?

Eshtë zakon, që të gjithë ish-presidentët, që ende jetojnë, marrin pjesë në inagurimin e presidentit, ndonëse Trump vet më 2021 e prishi këtë traditë duke mos qenë i pranishëm në inagurimin e presidentit. Joe Biden, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të jenë me bashkëshortet e tyre. Me përjashtim të Michelle Obamas, e cila për arësye që nuk dihen nuk do të marrë pjesë.

Edhe shumë baronë të teknologjisë do të jenë të pranishëm, pasi shumë prej tyre e kanë mbështetur me mjaft efekt në publik presidentin e ardhshëm. Në vend të parë qendron njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili ka kontribuuar në masë financiarisht dhe përmes medias gjatë fushatës elektorale të republikanit. Po ashtu do të jenë të pranishëm Jeff Bezos, pronari i Amazon dhe "Washington Post" si dhe Mark Zuckerberg, themeluesi dhe kryetari i kryesisë së Meta.

Krerë shtetesh dhe qeverishë nga vende të tjera në të shkuarën nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit në SHBA. Ata përfaqësohen nga ambasadorët. Komisioni i inagurimit të Trumpit megjithatë ka ftuar disa krerë shtetesh, ndër ta edhe presidentin e Kinës Xi Jinping. Nuk pritet megjithatë që ia të marrë pjesë personalisht.

Kryeministra të ekstremit të djathtë nga vendet e Europës si hungarezi Viktor Orban ose homologia e tij italiane Giorgia Meloni ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, të dy e kanë vizituar Trumpin qëkurse fitoi zgjedhjet në nëntor në rezidencën e tij në Florida. Nga Gjermania kanë konfirmuar pjesëmarrjen bashkëkrytari i partisë AfD Tino Chrupalla dhe zëdhënësi i komisionit për politikën e jashtme Unionit Kristiandemokrat, Jürgen Hardt. Qeveria gjermane do të përfaqësohet nga ambasadori gjerman Andreas Michaelis.

Presidenti i Argjentinës Javier Milei, i cili gjithashtu e ka vizituar Trumpin pas fitores në zgjedhje, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit.

Cilët artistë performojnë?

Ndër artistet dhe artistët që do të perfomojnë në veprimtari të ndryshme gjatë ceremonive të inagurimit janë Carrie Underwood, një fituese e American Idol. Përpara se Trump të bëjë betimin, ajo do të këndojë "America the Beautiful".

Në Liberty Ball dhe manifestimet e MAGA të shtunën performon Village People me hitet "Y.M.C.A" dhe "Macho Man", që janë interpretuar vazhdimisht edhe gjatë fushatës së Trumpit. Po ashtu është konfirmuar edhe pjesëmarrja e këngëtarit country Lee Greenwood dhe solistit operistik Christopher Macchio.

Çfarë ndodh pas inagurimit?

Pas inagurimit në detyrë Donald dhe Melania Trump sërish vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis punën. Kjo do të thotë edhe që presidenti i ri do të ngrejë në fuqi urdhëresa të reja zbatimi dhe me shumë gjasë do të fillojë shfuqizimin e marrëveshjeve të SHBA-së me organizatat si OBSH apo do t'i rinegociojë ato./DW

donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë