Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se do t'i nisë menjëherë konsultimet me partitë politike për të biseduar nëse do të formohet një qeveri e re brenda 30 ditësh - siç e parasheh ligji - apo do të shpallen zgjedhjet e reja, pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviqit nga pozita e kryeministrit të vendit.
"Jam i hapur për të dyja opsionet. Mund të kemi zgjedhje pas 75 ditësh, muaji prill është më i mundshmi. Nuk do të ketë qeveri të përkohshme", ka thënë ai, duke shtuar se detyra kryesore e autoriteteve tani është ruajtja e stabilitetit.
“Si president i shtetit, unë duhet të propozoj mandatarin për të cilin bindem se ka shumicën në Kuvend. Do t'i filloj konsultimet. Në mendje kam pasur tre ose katër emra, por nuk jam i sigurt që nuk do të shkojmë në zgjedhje. Vetëm pas 10 ditësh, kur t’ju them nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo do të zgjedhim Qeverinë e re, do të mund të flas për mandatarin për kryeministër.”
Presidenti serb ka thënë se ka e pasur shumë të vështirë që të pranojë dorëheqjen e Vuçeviçit.
“Ai e bënte mirë punën e tij”, ka thënë Vuçiç në një adresim para kombit.
Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqje më herët gjatë ditës së martë, në valë e sipër të protestave për incidentin në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar, ku si pasojë e shembjes së një pllake të madhe betoni janë vrarë 15 persona. Dorëheqje ka dhënë edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç.
Për më shumë se dy muaj në Serbi, mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë e ndodhur në qytetin serb. Edhe pas vendimit të Vuçeviçit për dorëheqje, përfaqësuesit e studentëve në Serbi kanë thënë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar dhe kanë paralajmëruar protesta të reja.
Vuçiq, në anën tjetër, ka përsëritur se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur.
Sipas tij, protestat dhe bllokadat i kanë shkaktuar dëm të madh ekonomisë së Serbisë dhe sektorit të investimeve, dhe njësoj sikurse Vuçeviç ka pretenduar se organizimi është bërë sipas “urdhrit nga jashtë”, por pa përmendur dikë në mënyrë specifike.
Në natën mes 27 dhe 28 janarit, protestuesit janë përkrahur nga bujqit, të cilët kanë bllokuar me traktorët e tyre rrugë kryesore të kryeqytetit serb, Beogradit. Me kalimin e kohës, zemërimi për vdekjet në Novi Sad është zgjeruar me kërkesa tjera. Protestuesit kanë thënë se nuk janë të interesuar në politikë dhe nuk i shohin dorëheqjet si problemin kryesor. Ata insistojnë që institucionet serbe të punojnë siç duhet.
“Ne do të dëshironim të jetonim në një shtet ku çdo institucion mund të bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa korrupsion apo presion të jashtëm”, ka thënë studentja universitare, Jana Llomiç në një prononcim për Radion Evropa e Lirë. Lëvizja e studentëve nuk ka liderë. Ata i marrin vendimet me shumicë votash./REL
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin thotë se është gati për negociata që synojnë t'i jepet fund konfliktit të armatosu...
Foto ilustruese KALIFORNI - Një avion supersonik me nofkën 'Son of Concord' ka udhëtuar zyrtarisht për herë të parë...
KILI- Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një varkë turistike u përmbys në një lumë në Kil...
SHBA- Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se t&e...
Foto ilustruese KOLUMBI - Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Nj&...
Pamje nga protesta SERBI - Një studente ka mbetur e plagpsur rëndë gjatë protestës masive të zhvilluar në Serbi gjat&eum...
KOREJA E JUGUT- Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar pani...
SHBA- Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania e re kineze e teknologjisë DeepSeek trazoi...
Giorgia Meloni ITALI - Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka njoftuar se është vënë nën hetim nga Prokuroria e Romë...
IZRAEL- Udhëheqësit e Izraelit kanë pritje të mëdha nga mandati i dytë i Presidentit amerikan Donald Trump dhe analistët th...