
Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me çështjen e Jeffrey Epstein, është zbuluar edhe një fotografi që tregon pedofilin e dënuar së bashku me ish-princin Andrew dhe politikanin britanik Peter Mandelson. Në pamje shihet ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Mandelson, dhe Andrew të veshur me rroba banjoje të bardha, ndërsa Epstein mban një këmishë të errët dhe pantallona të bardha.

Ata janë ulur rreth një tavoline druri në një verandë, ndërsa përpara kanë filxhanë me flamurin amerikan. Materiali i publikuar nuk jep detaje se kur dhe ku është realizuar fotografia. Megjithatë, televizioni britanik ITV raportoi se ajo është bërë në Martha’s Vineyard, një ishull në Massachusetts që njihet si një destinacion i preferuar pushimesh.
Andrew dhe Mandelson janë marrë në pyetje, në çështje të ndara, nën dyshimin për shkelje të detyrës për shkak të marrëdhënieve të tyre me Epstein. Që të dy janë lënë të lirë ndërkohë që hetimet ndaj tyre vazhdojnë. Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo veprim të paligjshëm në lidhje me Epstein, ndërsa Mandelson ka deklaruar se beson se nuk ka vepruar në mënyrë të paligjshme.
Mandelson ka pohuar prej kohësh se kishte besuar versionin e ngjarjeve të dhënë nga Epstein dhe avokati i tij, dhe se të vërtetën e mësoi vetëm pas vetëvrasjes së miliarderit në vitin 2019. Lidhjet e tyre me Epstein çuan gjithashtu në humbjen e posteve që mbanin. Andrew u privua nga titujt mbretërorë, ndërsa Mandelson u shkarkua nga posti i ambasadorit vetëm disa muaj pas emërimit të tij.
Në dokumentacionin e publikuar për Epstein përfshihen edhe fotografi të tjera ku shfaqet Andrew. Në një prej tyre, ai duket teksa gjunjëzohet mbi një grua që ndodhet e shtrirë në tokë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
13 Mars17:45
Tragjike/ 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë brenda dhomës së një resorti në Itali, detajet
Trupi i pajetë i një të riu shqiptar u gjet dy ditë më parë brenda një dhome, në një resort të njohur luksoz m...
BOTA
13 Mars16:19
Trazira në burgun grek! Shqiptari i dënuar përjetë bllokon nga brenda qelinë
Një incident i rëndë ka ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi gjatë një kontrolli në qelinë e të dënua...
BOTA
13 Mars16:05
A është vendosur Rusia në krah të Iranit? Trump: Putin mund të jetë duke i ndihmuar të mbrohen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të jetë duke e ndihmuar Iranin të mbrohet nga sulmet e...
BOTA
13 Mars15:46
E FRIKSHME/ Alpinisti bie nga maja më e lartë e Polonisë, shpëton mrekullisht
Një alpinist u rrëzua nga mali më i lartë i Polonisë dhe 'u përplas disa herë për tokë' - por disi arriti të...
BOTA
13 Mars15:18
BIRN: Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi
Rreth 300,000 njerëz morën pjesë në demonstratën në Beograd më 15 mars 2025, një nga një seri protestash kund&eum...
BOTA
13 Mars15:00
Ministri amerikan i Mbrojtjes: Udhëhqësi i Iranit ka pësuar deformime dhe është shpërfytyruar
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, është plagosur dhe mund të ket&e...
Piranjat News
BOTA
13 Mars14:46
Kush është grupi terrorist që synon sinagogat në Evropë?
Grupi Ashab Al Yamim (Lëvizja Islamike e Shokëve të së Djathtës) ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj...
Piranjat News
BOTA
13 Mars14:05
Nuk ndaluan raketat iraniane, opozita turke kritikon Edroganin për sistemin S-400
Instrumentet kanë filluar të bien në Turqi, tani që ajo ka marrë tre sulme me raketa mes konfliktit SHBA-Izrael me Iranin, ...
BOTA
13 Mars14:00
Ngjarja e pazakontë që tronditi aeroportin/ Arrestohet një person që po transportonte 2,000 milingona të gjalla
Një burrë u arrestua në aeroportin kryesor të Nairobi-t me më shumë se 2,000 milingona të gjalla kopshti në bagazhin e...