BOTA

"Dritë jeshile për anëtarësimin e Shqipërisë në BE", DW: RMV dhe Shqipëria ndahen nga rruga e përbashkët drejt Bashkimit Europian

n.f Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 20:49
"Dritë jeshile për anëtarësimin e Shqipërisë
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Ambasadorët e vendeve të BE-së dhanë dritë jeshile që më 15 tetor të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE. Një vendim i tillë nuk vlen për Maqedoninë e Veriut. 

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare, në të cilën theksohet se ato kanë rënë darkod se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Vendimi për hapjen e kapitullit të parë në negociatat me Shqipërinë shënon edhe ndarjen e paketës, në të cilën joformalisht ishin së bashku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Vendet anëtare të BE-së nuk ranë darkord për hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut ështe se qeveria e re e Shkupit nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për përmbushjen e kushtit lidhur me marrëdhëniet e saj me Bullgarinë. Fjala është për ndryshimin e Kushtetutës duke përfshirë në të pakicën bullgare si popull shtetformues.

Siljanovska: Me rëndësi si trajtohen marrëveshjet


Lajmi për ndarjen e rrugës së Shipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarimit në BE pati jehonë të madhe si në Shkup edhe në Sofje.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ritheksoi se në Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës. Megjithatë, tha ajo, ne mund t'i qasemi marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

"Fraza më e përsëritur nga të gjithë është se duhet të respektojmë marrëveshjet, kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet. Korniza e negociatave me Bullgarinë nuk mund të ndryshohet, por është e rëndësishme se si e trajtojmë këtë kornizë”, tha Siljanovska-Davkova. Presidentja tha se historia, kultura dhe gjuha nuk mund të jenë objekt negociatash.

Mexhiti: Integrimi evropian prioritet i padiskutueshëm 


Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se megjithë këtë njoftim, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën e integrimit evropian. "Për koalicionin VLEN si pjesë e koalicionit qeveritar, eurointegrimi mbetet një nga prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme të politikave tona. Shpresoj se së shpejti do të gjehet zgjidhje edhe për këtë çështje, pra fillimin e negociatave për anëtarsimin e RMV-së në BE.” - tha Mexhiti.

Opozita maqedonase kritika të ashpra ndaj qeverisë


Qeveria aktuale nuk ka për qëllim ta anëtarsojë vendin në BE, përkeqëson marrëdhëniet me fqinjët dhe ne kthehemi mbrapa. Ndërsa fqinjët tanë po përparojnë, ne po kthehemi në të kaluarën, tha deputeti i LSDM-së opozitare Ljupço Nikollovski.

"Pas NATO-s anëtarësimi në BE është synimi ynë strategjik dhe nuk kemi alternativë tjetër. Brezat e rinj janë të ngopur me nacionalizmin dhe politikën. Ata presin reforma, akses në tregun e hapur të BE-së dhe në fondet e saj. Për fat të keq, kjo qeveri nuk po na kthen prapa dhe pas skriningut të suksesshëm nuk po bën asgjë në këtë drejtim, ndërsa vendet e rajonit po ecin përpara dhe po ndahen nga ne”, tha deputeti i LSDM-së Ljupço Nikolovski.

Ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e quajti si kapitulim të politikave qeveritare në procesin eurointegrues 

"VMRO-DPMNE dhe Mickovski nuk kanë plan, ide dhe dëshirë për ta anëtarësuar vendin në BE. Kjo përbën një katastrofë të vërtetë për ardhmërinë e qytetarëve. Ky është një shans i humbur që do të ndikojë tek të gjitha familjet e në veçanti tek gjeneratat e reja”, tha lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe.


Lajmi se Maqedonia e Veriut nuk do të hapë kapitullin e parë për anëtarësim në BE pati jehonë të madhe edhe në Bullgari. Lideri i Partisë më të madhe parlamentare Bojko Borisov e përshëndeti ndarjen e rrugës midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

"Rezultati është ky: Shqipëria që e pranoi pakicën bullgare, mund të vazhdojë më tej, ndërsa Maqedonia e Veriut le të merret tani me atë që e krijoi vetë", tha Borisov./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë