BOTA

Dron nënujor për të studiuar brezin masiv koralor të Australisë

n.f Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 21:56
Dron nënujor për të studiuar brezin masiv koralor të
Droni

AUSTRALI- Një dron nënujor po përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në vëzhgimin e brezit të madh koralor të Australisë që po zbardhet si rezultat i ngrohjes së oqeaneve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, hulumtuesit po ndjekin nga afër procesin e zbardhjes së koraleve në ekosistemin më të gjerë të shkëmbinjve nënujorë në botë. Kur uji është shumë i ngrohtë, algat që jetojnë brenda koraleve, largohen duke bërë që koralet të zbardhen.

Një dron nënujor, i quajtur Hydrus, po përdor inteligjencën artificiale për të studiuar shkëmbinjtë koralor. Brezi i madh koralor i Australisë po përjeton një ndryshim të ekosistemit, që ka çuar në zbardhjen e tij si rezultat i ngrohjes së oqeanit.

Shkencëtarët po përdorin dronin nënujor për të kuptuar me përpikmëri më të lartë ndikimin e ndryshimeve klimatike. Melanie Olsen drejton programin “ReefWorks” në Institutin Australian të Shkencave Detare.

“Ekipet e zhytjes janë të kufizuara se sa thellë mund të shkojnë. Kështu që po përdorim mjetet robotike për të marrë mostra në thellësi të oqeanit, për të patur qasje atje ku jeta e njeriut rrezikohet nga krokodilët, peshkaqenët dhe gjallesa të tjera”.

Droni Hydrus funksionon në mënyrë autonome në një distancë prej më shumë se 8 kilometra në tre orë. Mund të zhytet deri në 3 mijë metra dhe ka një kamera me qartësi të lartë 4k.

I pajisur me sonar, navigimi i dronit bëhet përmes inteligjencës artificiale. Peter Baker, me firmën “Advanced Navigation”, thotë se droni po ndërton një hartë 3-D të shkëmbinjve koralorë.

“Në bashkëpunim me Institutin Australian të Shkencave Detare po krijojmë hartën koralore. Hartat koralore do të ndihmojnë për të zbuluar ndryshimet që do të shërbejnë për krijuar modelet e të gjithë brezit koralor. Droni shkon me përpikmëri disa herë në të njëjtin vend dhe merr foto nga i njëjti pozicion me saktësi të lartë, çka është shumë e vështirë të realizohet nga zhytësit”.

Që nga viti 1998, brezi koralor ka shënuar gjashtë raste të zbardhjes. Nëse ujërat freskohen, koralet e zbardhura mund ta marrin veten. Por nëse temperaturat e oqeanit mbeten të larta për një kohë të gjatë, koralet mund të zhduken. Shkencëtarët thonë se zbardhja e koraleve është e lidhur me ndryshimet klimatike./ VOA

australi dron korale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë