BOTA

Dronë me kosto të ulët për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, sa kushtojnë?

M.B. Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 22:17
Dronë me kosto të ulët për Ukrainën në luftën
Foto ilustruese

UKRAINA- Përballë një mungese të theksuar të fuqisë njerëzore dhe armatimit, ushtria ukrainase shpreson se qindra ndërmarrje të reja brenda vendit do të ofrojnë pajisje luftarake për fushën e betejës, që nga pastrimi nga minat dhe evakuimi i automatizuar i të plagosurve, e deri tek mbajtja e pajisjeve të një ushtari.  Ukraina formoi në muajin maj degën e katërt të ushtrisë, “Forcat e Sistemeve pa Pilot”, për t’i shërbyer përpjekjeve të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore.

Në një fushë në Ukrainën veriore, automjeti Odisea lëshon një re të vogël pluhuri ndërsa gjëmon përpara. Në madhësinë e një makine, automjeti me zinxhirë kontrollohet nga distanca nga drejtuesi i një ndërmarrje të re për mbrojtjen, Andrii Denysenko.

“Ky është droni më i madh në Ukrainë i këtij modeli. Gjithashtu, ky mjet kushton 10 herë më lirë se një produkt i ngjashëm i ardhur nga Evropa”, thotë ai.

Prototipi me peshë 800 kilogramë është një nga dhjetëra automjetet që presin vlerësimin nga ushtria e Ukrainës, ndërsa ai vend përshpejton automatizimin e mëtejshëm në fushën e betejës dhe shtimin e aftësive përballë fuqisë ushtarake superiore të Rusisë.

“Nuk kemi shumë ushtarë që mund të lu c ftojnë në fushën e betejës prandaj duhet të krijojmë diçka të re, një mënyrë të re për të luftuar, pa dëmtuar forcat e mbrojtjes. Ushtarët do të jenë ata që do t’i manovrojnë këto makineri nga distanca për të luftuar në betejat e rrezikshme”, thotë Andrii Denysenko, me firmën “UkrPrototyp”.

Përballë mungesës së fuqisë njerëzore dhe ndihmës ndërkombëtare, Ukraina po has vështirësi në luftën e saj për të frenuar përparimin e trupave ruse në pjesën lindore dhe po mbështetet fuqishëm tek novacionet brenda vendit.

Ky dron me zinxhirë është ndërtuar për të vepruar si një mjet shpëtimi dhe furnizimi. Automjeti mund të modifikohet për të mbajtur një mitraloz të rëndë të komanduar nga distanca ose mjete shpërthyese për pastrimin e tokës nga minat. Ky dron kushton rreth 35 mijë dollarë.

Firma e zotit Denysenko po punon në projekte të ndryshme, përfshirë krijimin e një skeleti robotik për të rritur fuqinë e një ushtari dhe mjete për transportin e pajisjeve të ushtarëve. Ukraina ka dronë sulmues gjysmë autonom dhe armë kundër dronëve të pajisura me inteligjencë artificiale. Kritikët thonë se ndërthurja e armëve me kosto të ulët dhe aftësive që ofron inteligjenca artificiale mund të përbëjnë rrezik për përhapjen e këtyre armëve dhe zgjerimin e konflikteve./ VOA

lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë