VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
UKRAINË- Ushtria ruse sulmoi disa rajone të Ukrainës me dronë, raportuan autoritetet lokale, duke thënë se të paktën dy persona u vranë në Odesë. Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në 11 rajone të Ukrainës gjatë bombardimeve në orët e vona të 30 prillit dhe në orët e hershme të 1 majit.
Sulmi “në shkallë të madhe” ndaj qytetit port të Odesës, buzë Detit të Zi, siç u përshkrua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës në një postim në Telegram, vrau dy persona dhe plagosi 15 të tjerë. Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper, tha në Telegram se sulmi rus ndaj Odesës dëmtoi ndërtesa të larta, shtëpi, një dyqan dhe një shkollë.
“Në disa vende shpërthyen zjarre, të cilat shpëtimtarët tanë po i shuajnë”, shtoi ai. Kiper kishte paralajmëruar më herët për rrezikun e sulmeve nga dronët, duke iu thënë banorëve të Odesës dhe të rajonit që të gjenin strehim.
“Shërbimet e emergjencës dhe ato komunale po punojnë në terren për të eliminuar pasojat e sulmeve, dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore për viktimat”, tha prefekti i Odesës, Hennadiy Trukhanov, në Telegram.
Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit të Ukrainës, reagoi pas sulmit të Rusisë ndaj Odesës, duke bërë thirrje për një “armëpushim të plotë”, në një postim në Telegram.
“Ne duhet të angazhohemi për këtë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe me Evropën”, shkroi ai, duke shtuar se “[presidenti rus, Vladimir] Putin gjithmonë do ta ketë dëshirën për vrarë”.
“Por, diplomacia, forca dhe trysnia ekonomike do ta bindin Rusinë t’i japë fund luftës”, tha Yermak. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin verilindor Sumi, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në disa vende, përfshirë Sumin, Kievin, Harkivin, Çernhivin, Donjeckun, Dnipropetrovskun dhe Zaporizhjën.
Video: Qyteti i Kostiantinivkës, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, po përballet me sulme nga artileria dhe bombat ruse. Teksa viktimat civile po shtohen, një banore 84-vjeçare po i refuzon thirrjet për evakuim nga qyteti, dhe thotë se do të qëndrojë në shtëpinë e saj, me gjithë rreziqet.
Prefekti i Harkivit, Ihor Terekohova, njoftoi se një dron kishte goditur në kufirin ndërmjet dy zonave në qytet, duke shkaktuar zjarr dhe duke plagosur një numër të panjohur njerëzish. Terekhova raportoi më vonë se droni kishte goditur një pompë benzine në distriktin e Kievit. Edhe vetë qyteti lindor i Harkivit u sulmua, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, duke cituar informatat e para. Ai shtoi se një zjarr kishte shpërthyer si rezultat i sulmit.
Sulmet ruse u kryen teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për mineralet, të cilën administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e quajti një partneritet ekonomik që njeh “mbështetjen e rëndësishme financiare dhe materiale që populli i Shteteve të Bashkuara ka mundësuar për mbrojtjen e Ukrainës që nga pushtimi në shkallë të gjerë nga Rusia”.
Pas hezitimit fillestar, Ukraina pranoi marrëveshjen si mënyrë për të siguruar investimin afatgjatë nga Uashingtoni, mes hapave nga Trump dhe administrata e tij për të kufizuar angazhimet amerikane në fushën e sigurisë nëpër botë. Ndërkohë, një grup prej 72 senatorësh amerikanë shprehi mbështetjen e tij për një projektligj që kërcënon Rusinë me sanksione të reja të ashpra, nëse ajo refuzon të angazhohet në negociata serioze për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Njoftimi erdhi nga senatori republikan, Lindsey Graham, një prej nismëtarëve të projektligjit, raportoi Bloomberg. Sipas një versioni fillestar të projektligjit, të cilin e ka siguruar Bloomberg News, masat e propozuara përfshinë një tarifë të gjerë prej 500 për qind ndaj importeve nga vendet që vazhdojnë të blejnë naftë, gaz apo uranium rus./REL
SHBA- Kompania mohon thashethemet se Tesla po kërkon "pasardhësin" e Elon Musk pas rënies së shitjeve. “Pati nj&eum...
TURQI- Autoritetet turke, të cilat kishin njoftuar masa të gjera përpara festimit të përvjetorit, iu përgjigjën ...
JAPONI- Një burrë është arrestuar në qytetin japonez të Osakës, pasi përplasi makinën e ...
RUSI- Një hetim i gjerë nga 13 media, përfshirë Guardian, Washington Post dhe Le Monde, i koordinuar nga grupi francez Forbidden Stories, ...
ANGLI- Rënia me parashutë e 32-vjeçares Jade Damarell pati një rezultat tragjik, me autoritetet britanike ...
BRAZIL- Personi më i vjetër në botë, murgesha braziliane Ina Canabajo Lucas, vdiq dje, të mërkurën, në mosh&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump në lidhje me marrëveshjen e SHBA dhe Ukrainës për mineralet e rralla ka deklaruar se i k...
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se pas El Salvadorit, administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...
SHBA- Më shumë se 1,600 persona, ku gjysma e të cilëve ishin anëtarë të bandave u vranë në tre muajt e parë ...
SHBA- Njoftimi i njëanshëm i Presidentit rusVladimir Putin për një pauzë treditore në luftën kundër Ukrainës...