BOTA

DW: Si qarkullon paraja nga EURO 2024?

M.B. Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 09:49
DW: Si qarkullon paraja nga EURO 2024?
Foto ilustruese

GJERMANIA- Formulimi nuk është figurativ: Një ulërimë u dëgjua në tërë vendin. Çfarë ndodhi? Ekipi i kombëtares gjermane të futbollit ka pas dalë në fushë 70 vjet me radhë me bluzat e prodhuara nga kompania Adidas. Por shumë shpejt kjo do të marrë fund. Më 22 mars, Liga Gjermane e Futbollit (DFB) bëri të ditur se pas vitit 2027, do të jetë Nike nga SHBA kompania që për shtatë vjet me radhë do të pajisë ekipin gjerman të futbollit. Ky biznes do të sjellë të paktën dyfishin e parave që sillte partneriteti me Adidasin, bëri të ditur DFB.

Me futjen në përdorim në Kampionatin Botëror të 1954-ës, të këpucëve të futbollit, Adidasi pati dhënë kontribut të madh për fitoren e ekipit gjerman në ndeshjet që u zhvilluan në Zvicër. Me këpucët e këtij lloji, të reja për atë kohë, gjermanët patën avantazhe më të mëdha se sa ekipi hungarez, që ishte ekipi që pritej të fitonte në ndeshjen e zhvilluar në barin e lagur nga shiu të stadiumit të Bernës. Në dekadat që pasuan partneriteti i DFB me Adidasin u kthye gati në partneritet simbiotik.

Shumë miq të futbollit mbetën pa fjalë, në rrethet e sipërmarrjeve sundoi mungesa e mirëkuptimit, anëtarë të qeverisë gjermane kritikuan DFB. Ministri i shëndetësisë Lauterbach (Partia Socialdemokrate) tha për X (ish twitterin) se "Unë mendoj se është një vendim i gabuar, ku tregtia shkel një pjesë tradite dhe një copë atdheu."

Ministri i ekonomisë, Habeck akuzoi se "Adidasi dhe ngjyrat e zezë-e kuqe dhe e verdhë kanë qenë njësh për një kohë të gjatë. Ato kanë qenë pjesë e identitetit gjerman. Unë do të doja që të kishim pak më shumë patriotizëm për këtë gjë."

Pjesëtarë të padëshiruar në treg

Pak javë më vonë ndodhi shoku tjetër për tradicionalistët: Prodhuesi kinez i automobilëve, BYD, do të jetë një nga sponsorizuesit kryesorë të Kampionatit Europian të Futbollit për meshkuj dhe ka vënë që tani në dispozicion një flotë automobilësh elektrikë. BYD dhe jo Mercedesi ose VW! Në fakt jo ndonjë sensacion i madh, sepse që gjatë ndeshjeve të zhvilluara në fushën e vet për Kampionatin Botëror të 2006-ës, ishte kompania koreane Hyundai ajo që ia zuri vendin prodhuesve gjermanë të automobilëve.

Nuk është e thjeshtë të mësosh për arsyet që kanë bërë të merret një vendim i tillë. DFB refuzoi të kthente përgjigje për pyetjet e bëra nga Deutsche Welle dhe tha se pyetjet i duhen drejtuar organizatorit të kampionatit, Ligës Europiane të Futbollit, UEFA që ka selinë në Nyon të Zvicrës. Por as atje nuk donte askush të kthente përgjigje për pyetjet e Deutsche Welles.

Ata dërguan një listë të shkurtër me pesë partnerët që marrin pjesë në biznes: Adidasi prodhon „topat e lojës dhe pajisjet për vullnetarët dhe punonjësit", automobilët janë përgjegjës për teknologjinë e informacionit gjatë ndeshjeve dhe BYD ka vënë në dispozicion „që tani një flotë automobilësh elektrikë". Po ashtu radhiten edhe Coca Cola („që kujdeset që tifozët, vullnetarët dhe zyrtarët të mos dehidratohen") dhe sipërmarrja gjermane e transportit hekurudhor, Deutsche Bahn, që ofron bileta me „çmim special" për kampionatin.

Një studim i bërë nga Universiteti i Hoffenheim-it nën drejtimin e Profesorit Markus Voeth, publikuar në muajin qershor, thotë se Adidasi njihet më shumë nga gjithë sponsorizuesit e tjerë: Rreth 56 përqind e gjermanëve e dinë se prodhuesi i artikujve sportivë është sponsorizues i kampionatit. Ndërsa „shumë më pak të njohur janë sipërmarrjet si Betano dhe Atos, që sponsorizojnë me nga rreth 3 përqind të kampionatit, por që njihen pak nga gjermanët si të tillë."

Për të mësuar diçka më të rëndësishme lidhur me sponsorët, pyesim profesor Henning Vöpel. Ky ekonomist, drejtor i Qendrës për Politikën Europiane, mendon se thirrja që për një aktivitet që zhvillohet në Gjermani, siç është Kampionati Europian, sponsorë të jenë firmat gjermane është e çuditshme. Ai tha për Deutsche Wellen: "Mallrat e konsumit janë tregje të zgjeruara globale dhe futbolli ka përhapje globale, sidomos gjatë një aktiviteti të tillë siç është Kampionati Europian. Është shumë e qartë se edhe tregu i sponsorizuesve funksionon në mënyrë globale. Globalizimi i ekonomisë dhe komercializimi i futbollit ecin paralelisht me njëra tjetrën.”

Por Vöpel thotë se jo të gjithë partnerët e UEFA-s vijnë nga përtej detit. Dhe për arsyen e duhur: „Sidoqoftë krah sponsorizuesve nga bota ka edhe sponsorizues kombëtarë. Nëpërmjet këtij diferencimi UEFA është në gjendje të marrë maksimumin e fitimit nga sponsorizimi dhe njëkohësisht të ruajë „ndjenjën" e frymës kombëtare."

Dhe si merret vendimi nga organizatorët e aktivitetit për të pranuar ose mos pranuar një sponsorizues? „Në parim UEFA merr vendim sipas dy kritereve," thotë Vöpel: "Kush ofron më shumë? Dhe kush është më interesant nga pikëpamja strategjike?" Prandaj nuk është çudi që pesë sponsorizues globalë të vijnë nga Kina: "Ata janë më të interesuar dhe si pasojë ofrojnë gatishmëri më të madhe për të paguar në një sponsorizim të tillë."

Sponsorizimi i sportit nuk është biznes që fillon e mbaron brenda një dite, por është një investim strategjik. Henning Vöpel thotë se: "Sponsorizim nuk do të thotë se pagesa bëhet menjëherë me derdhje parash në dorë. Bëhet më shumë fjalë për pozicionim strategjik, njohje në treg dhe vëmendje mediatike."

Dhe koncernet e pijeve ose prodhuesit e artikujve sportive „vijnë shpesh nga tregje oligopolesh, ku pak sipërmarrje kanë monopolin në treg. Atje krijohet një joshje e madhe, që të mos trembesh nga ata pak konkurentë të mëdhenj. Ajo që kërkohet është prezenca në vend. Synimi është që të durosh konkurencën."

Prandaj duhet folur edhe një herë për shembullin e Adidasit, kompanisë që ka qenë simbol i DFB, por edhe anasjelltas. Një lidhje e caktuar strategjike mund të jetë me kuptim, „sepse kështu zhvillohen më mirë besimi dhe vlerat në treg. Por vjen një ditë që këto efekte zvogëlohen. Kështu në tregje krijohen sërish lëvizje të reja."

Për paratë është mirë të mos flasësh

Një nga çështjet mbetet e hapur: Pse nuk flasin pjesëmarrësit për paratë që marrin? Një nga shpjegimet për këtë gjë është se fjalët e shumta lidhur me paratë mund të dëmtojë bazën me të cilin hyjnë në bisedime funksionarët e futbollit. Nga njëra anë, klubet e futbollit shpesh janë me organizim jo fitimprurës prandaj paguajnë taksa të ulta. Gjatë kampionateve të mëdha, si ai që zhvillohet tani në Gjermani, shpesh ndodh që të ardhurat gjatë kampionatit nuk kanë nevojë të taksohen në vendin e organizatorit.

Nga ana tjetër shumë tifozë mund të indinjohen po të dëgjojnë sa të mëdha janë shumat e parave që shkojnë në numrin e llogarive të klubeve. Po të bëhen të ndërgjegjshëm sa para jepen faktikisht për një lojë dhe sidomos për gjërat e tjera që rrethojnë lojën, atëherë mund të ndihen të mashtruar. Të dyja këto gjëra nuk janë mirë për marrëdhëniet me klientët.

Duke folur për televizionin gjerman WDR, eksperti për çështjet e marketingut, Dr. Peter Rohlmann e shpjegon kështu çmimin e lartë të devotshmërisë së tifozëve: „Emocionaliteti bën që racionaliteti i çmimit të kalojë në plan të dytë". Këtë gjë e dinë mirë klubet dhe organizatat e futbollit dhe kompanitë, që bashkëpunojnë me to.

Ato kërkojnë për produktet e tyre aq para sa janë të gatshëm tifozët të paguajnë. Po Rohlmann mendon se është arritur maksimumi, më shumë se kaq nuk mund të shtrenjtohet: "Nuk duhet kapërcyer kufiri. Ajo që dihet është se ngadalë kufiri është duke u tejkaluar.”

A ia vlen sponsorizimi në përgjithësi?

Gjysma e parave që jepen për reklama, janë para që hidhen nga dritarja, ka thënë dikur industrialist Henry Ford. Vetëm se ai nuk e dinte mirë cila gjysmë është ajo që hidhet. Të njëjtën gjë thotë edhe studimi i bërë në Universitetin e Hohenjahmit (Hohenheim). Shkencëtarët thonë në të se: "Sot mbetet më shumë se kurrë pa përgjigje pyetja nëse ia vlen për sipërmarrjet që të sponsorizojnë."

Markus Voeth, i cili ka analizuar në një sondazh online të dhënat e nxjerra nga 1000 persona që janë pyetur thotë në fund se : "Ndikim direkt tek shitja e produkteve nuk ka. Vetëm 12 përqind e të pyeturve shikojnë firmat që sponsorizojnë Kampionatin Europian, kur blejnë produkte ose shërbime."/ DW

euro 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë