BOTA

DW: Trump kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

M.B. Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 16:05

DW: Trump kërkon armëpushim të menjëhershëm në

UKRAINA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm" në Ukrainë. Në një mesazh të postuar në platformën e tij në internet "Truth Social” të dielën, ai i bëri thirrje Kievit dhe Moskës të hyjnë në negociata. Kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon një "marrëveshje" me Rusinë për t'i dhënë fund luftës, shpjegoi Trump.

Republikani, i cili merr mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, u takua me Zelenskyn një ditë më parë në Paris. Në takim mori pjesë edhe kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron. Zelensky i quajti bisedimet të mira dhe produktive. Në një deklaratë të lëshuar më vonë, Zelensy bëri thirrje për një "paqe të drejtë" dhe "garanci të forta sigurie" për vendin e tij. Presidenti ukrainas dhe Trump kishin shkuar në Paris për të marrë pjesë në rihapjen e katedrales Notre-Dame, e restauruar pas dëmtimit nga djegia.

Zelensky kërkon garanci sigurie

Trump tani deklaroi: "Zelensky dhe Ukraina do të donin të bënin një marrëveshje dhe t'i jepnin fund çmendurisë". Ish-presidenti dhe ai i ardhshëm i SHBA paralajmëroi edhe për rrezikin e një zgjerimi të konfliktit në Ukrainë: "Shumë jetë po humbasin kot, shumë familje janë shkatërruar dhe po të vazhdojë kjo, mund të bëhet diçka shumë më e madhe dhe shumë më e keqe," shkroi Trump.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump njoftoi se do t'i jepte fund luftës në Ukrainë "brenda 24 orëve", por deri sot ai nuk ka shpjeguar saktësisht se si synon ta arrijë këtë. Ai kritikoi ashpër ndihmën masive ushtarake amerikane për Ukrainën në luftën e saj mbrojtëse kundër Rusisë.

Takimi Trump-Zelensky - sukses politik

Plani fillestar ishte që presidenti francezEmmanuel Macron të priste Trumpin dhe Zelenskyn njëri pas tjetrit dhe individualisht. Takimi trepalësh është sukses politik, por nuk e bën menjëherë Francën epiqendrën e diplomacisë ndërkombëtare.

Ky është mendimi i Jean de Gliniasty, ish-diplomat dhe drejtues i kërkimeve në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike IRIS. Ai nuk beson se Franca mund të ndërmjetësojë në konfliktin ukrainas, deklaroi de Gliniasty në France Info: "Trump tani zë të gjithë hapësirën dhe Franca duket më tepër si zëdhënësja e atyre që duan të ndihmojnë Ukrainën me çdo kusht. Megjithatë, unë mendoj se Macron mund të jetë në gjendje të ndikojë te Trumpi për të marrë mjaft lëshime nga pala ruse për të bërë të mundur paqen”, tha ish-diplomati.

Scholz beson në marrëveshje me Trumpin për Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz beson se do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, se si të vazhdohet me Ukrainën. "Unë kam folur tashmë gjatë në telefon me presidentin e ardhshëm amerikan dhe gjithashtu kemi një dialog të drejtpërdrejtë me zyrtarët e tij të politikës së sigurisë. Jam i bindur se mund të zhvillojmë një strategji të përbashkët për Ukrainën," deklaroi Scholz për deklaratat e grupit Funke media. Kur u pyet nëse Ukraina do të duhet të heqë dorë nga territori për të heshtur armët, ai u përgjigj se asgjë nuk duhet të vendoset pa përfillur ukrainasit./DW

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë