Përplasen pesë mjete në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Komisioni Evropian i Ursula von der Leyen do të përballet me një tjetër votë mosbesimi në Parlamentin Evropian në fillim të tetorit.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Kryetarja e Parlamentit Roberta Mezzola i informoi eurodeputetët për këtë. Votimi është planifikuar të zhvillohet midis 6 dhe 9 tetorit.
Mocionet janë siguruar tashmë me të paktën 72 eurodeputetë, ose një e dhjeta e 720 eurodeputetëve, siç kërkohet nga rregullat.
Politika e klimës dhe marrëveshjet tregtare
Kritikat në mocionet e mosbesimit, të paraqitura nga grupi i krahut të djathtë Patriotët për Evropën (PfE) dhe grupi parlamentar i majtë, drejtohen kryesisht kundër von der Leyen, por një votë mosbesimi mund të zbatohet vetëm për të gjithë Komisionin Evropian.
Mocioni i PfE kritikon, ndër të tjera, politikat e von der Leyen për klimën dhe migracionin.
Eurodeputetët e akuzojnë më tej von der Leyen për mungesë transparence dhe censurë dhe kritikojnë marrëveshjet tregtare me Mercosur dhe SHBA-në.
"Evropa është sot më e dobët se kurrë, sepse Presidentja e Komisionitvazhdimisht dështon të adresojë sfidat më urgjente", thuhet në propozimin e Patriotëve, të cilin "Politico" e ka parë.
Kreu i grupit të majtë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti gjerman Martin Schirdevan, tha ndër të tjera: "Komisioni ka bërë një marrëveshje katastrofike doganore me Trumpin".
Pakti, tha ai, është një sulm ndaj industrisë evropiane dhe do të shkatërrojë mijëra vende pune. Përveç kësaj, Komisioni ka heshtur për shumë kohë në lidhje me katastrofën humanitare në Rripin e Gazës.
Vështirë se do të ketë sukses
Megjithatë, një votë mosbesimi konsiderohet e pamundur të ketë sukses, pasi do të kërkonte një shumicë prej dy të tretat e numrit të përgjithshëm të votave të hedhura, si dhe shumicën e të gjithë anëtarëve të Parlamentit. Kjo do të thotë se duhet të sigurohen të paktën 361 vota, e nëse të gjithë eurodeputetët janë të pranishëm dhe votojnë, deri në 480.
Në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, Komisioni i Ursula von der Leyen mori 370 nga 688 votat e hedhura.
Komisioni Evropian është përballur tashmë me një mocion të ngjashëm mosbesimi në korrik: Von der Leyen u akuzua për mungesë transparence në prokurimin e vaksinave gjatë pandemisë së koronavirusit, për përmbysjen e mesazheve që ajo shkëmbeu me kreun e grupit farmaceutik amerikan Pfizer dhe për një stil udhëheqës centralist.
Mocionet e mosbesimit - të rralla
Mocionet e mosbesimit ndaj Komisionit Evropian janë në të vërtetë të rralla. Para korrikut, populistët e krahut të djathtë u përpoqën në vitin 2014 të shkarkonin Komisionin e atëhershëm të Jean-Claude Juncker, por pa sukses.
Në atë kohë, vetëm 101 eurodeputetë euroskeptikë votuan në favor të propozimit, 461 kundër dhe 88 abstenuan.
E vetmja herë që Komisioni Evropian ka rënë ishte në vitin 1999, kur Komisioni i Jacques Santer dha dorëheqjen para kohe pasi u botua një raport mbi mashtrimin, keqmenaxhimin dhe nepotizmin./DW
Operatorë të survejimit punojnë në bord të një avioni mbikëqyrës mbi hapësirën ajrore të Polonisë, s...
Sheshi përpara Parlamentit grek në Athinë u mbush plot të dielën nga qindra qytetarë dhe dhjetëra shoqata që shprehë...
Presidenti Donald Trump e quajti të dielën aktivistin konservator të vrarë Charlie Kirk, “dëshmor për lirinë amerikane&...
Toyota ka zhvilluar aplikacionin ChargeMinder për karikimin e rregullt të hibrideve plug-in dhe makinave elektrike. Shumë shoferë të h...
Një pemishte në Virxhinia zyrtarisht fitoi titullin e Rekordeve Botërore Guinness, për pjeshkën më të rëndë duke ku...
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shfaqur në audiencën gjigante në nderim të Charlie...
Pas Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë, Portugalia ka shpallur këtë të diel njohjen zyrtare të Shtetit të ...
Dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spital...
Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në Arizona të SHBA-ve për një ceremoni përkujtimore në nder të aktivistit k...
Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në Bashkimin Evropian ra nga 83% në 69% brenda gjashtë muajsh. Analistët politikë, s...