Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

AFRIKË- Forcat e armatosura nigeriane njoftuan të premten se kishin vrarë më shumë se gjashtëdhjetë xhihadistë, përfshirë një figurë kyçe nga Boko Haram, gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që kryen në pjesën verilindore të vendit më të populluar të Afrikës, një zonë që ka qenë epiqendra e kryengritjes islamiste që nga viti 2009.
Natën e së enjtes deri të premten, forcat e armatosura kryen dy sulme të ndara kundër kampeve të Boko Haram dhe fraksionit rival Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore (ISWA), duke vrarë dhjetëra luftëtarë të tyre, sipas një deklarate nga shtabi i përgjithshëm.
"Dhjetëra terroristë të Boko Haram u neutralizuan gjatë një bastisjeje në kampin e tyre në fshatin Bita, në rrethin e qytetit Gwoza të shtetit Borno, pranë kufirit me Kamerunin. Përplasja intensive çoi në neutralizimin e të paktën 60 terroristëve," thanë forcat e armatosura nigeriane.
Dy burime të AFP-së në forcat e sigurisë konfirmuan se sulmet ajrore u kryen kundër kampeve të Boko Haram në fshatrat Bita dhe Kareto, në rajonin Abadam, pranë kufirit me Nigerin.
"Numri prej 60 të vdekurish ka të bëjë vetëm me operacionin në Bita, ende nuk kemi informacione specifike në lidhje me sulmin në Kareto", sqaroi një nga burimet, duke nënkuptuar se numri i anëtarëve të vrarë të Boko Haram mund të jetë shumë më i lartë.
Disa orë më vonë, ushtria shënjestroi një bastion të Boko Haram në qytetin Kukawa, në brigjet e liqenit Chad, ku u vra një udhëheqës lokal i organizatës dhe komandantë të njësive të saj, sipas një deklarate të veçantë nga forcat e armatosura.
Udhëheqësi, i njohur si Amir Abu Fatima, u “plagos për vdekje” gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtarët, thanë ata.
"Zëvendësudhëheqësi i tij, ekspertë të eksplozivëve dhe shumë terroristë të tjerë u vranë gjithashtu gjatë përleshjes", thuhet në deklaratë.
Amir Abu Fatima ishte ndër xhihadistët më të kërkuar nga forcat e armatosura nigeriane. Autoritetet nigeriane premtuan një shpërblim prej 100 milionë nairash (rreth 63,000 euro) për informacionin që do të çonte në arrestimin e tij.
Gjatë muajve të fundit, dy organizatat xhihadiste kanë shumëfishuar sulmet e tyre ndaj bazave ushtarake, duke vrarë anëtarë të forcave të armatosura dhe duke sekuestruar armë dhe municione. Sipas një llogaritjeje të AFP-së, ka pasur më shumë se dhjetë sulme në dy muaj.
Organizatat xhihadiste përshkallëzuan gjithashtu bastisjet e tyre në fshatrat në veri, veçanërisht në shtetet Borno, Adamawa dhe Yobe.
IZRAEL- Forcat e armatosura izraelite bombarduan Sirinë perëndimore të premten, sipas një deklarate nga ushtria izrael...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të premten se synon të dyfishojë tarifat për çelikun e importuar në 50%...
RUSI- Edward Snowden është regjistruar si taksapagues rus. Ish-sinjalizuesi i Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA) të SHBA-s&eum...
SHBA- Presidenti Donald Trump vlerësoi Elon Musk në Zyrën Ovale, ndërsa bashkëpunëtori i tij largohet nga ro...
SHBA- CEO i Tesla-s dhe aleati i ngushtë politik i Trump, Elon Musk u shfaq me një mavijosje të dukshme mbi syrin e djatht&...
TURQI- Një gjykatë në Stamboll urdhëroi sot lirimin e 14 të rinjve të cilët ishin ndaluar që nga fundi i marsit me aku...
putin SERBI- Kështu e kupton Predrag Petroviç nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë paralajmërimin e presidentit ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë presion që vendi i tij të bëhet anëtar dhe madje ka th&...
DUBLIN- Ish-lideri i Sinn Féin, Gerry Adams ka fituar një padi për shpifje kundër BBC-së për një dokumentar që ...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme takim me kongresistët Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të ...