Foto ilustruese
ITALI- Një skandal masiv përgjimi ka tronditur Italinë pasi u zbulua se të dhënat personale të politikanëve kryesorë të vendit, përfshirë presidentin Sergio Mattarella dhe ish-kryeministrin Matteo Renzi, u vodhën nga një bazë e të dhënave qendrore e Ministrisë së Brendshme.
44-vjeçari, Nuncio Samuele Calamucci dyshohet se orkestroi një operacion masiv të shkeljes së të dhënave nga një dhomë prapa katedrales së Milanos. Autoritetet italiane zbuluan se Calamucci, një anëtar i Anonymous dhe i njohur për hakimet e tij të përfolura në sistemet ndërkombëtare si Pentagoni i SHBA-së, dyshohet se drejtoi një grup inxhinierësh softuerësh që punonin me Ministrinë e Brendshme për të krijuar dhe mirëmbajtur baza të të dhënave të ndjeshme.
Natën, kur trafiku në serverë ishte në rënie, grupi vodhi sasi të mëdha të dhënash personale që përfshinin informacione financiare, hetime policore dhe telefonata, sipas një dokumenti gjyqësor prej 518 faqesh të cituar nga Politico. Shkelja e të dhënave po kthehet në një krizë politike, me thirrjet për hetim të skandalit nga parlamenti italian. Vetë Renzi, kreu i partisë Italia Viva, tha se ndihet i indinjuar dhe se është një kërcënim për demokracinë dhe privatësinë.
"Si italian, jam i indinjuar, pasi ky rast është një kërcënim për demokracinë dhe privatësinë", tha ai.
Shkelja u krye nga firma private e hetimit Equalize, e drejtuar nga ish-oficerja e lartë e policisë Carmine Gallo dhe e mbikëqyrur nga Enrico Pacalli, president i Fondazione Fiera Milano. Siç raporton Corriere italiane kompania në fjalë shfaq vetëm një kontratë për energji elektrike dhe një për internet me shpejtësi të lartë. Kur karabinierët shkuan për të inspektuar ndërtesën, ata zbuluan një magazinë plot me serverë dhe kompjuterë. Bilancet e korporatave treguan: në vitin 2019 të ardhurat prej 43.164 euro, viti i Covid, ato shkuan në 279.237 euro dhe më tej u rritën në 335.506 euro në 2021.
Sipas bisedave të përgjuara, Calamucci mburrej se kishte vjedhur informacionin e 800 mijë personave, ndërsa të dhënat ose shiteshin ose përdoreshin për të shantazhuar biznesmenë dhe politikanë. Të ardhurat nga ky operacion vlerësohet të kenë kaluar 3.1 milionë euro, ndërsa klientëve iu është dhënë akses në informacionin e komprometuar përmes malware. Pas zbulimeve, katër persona u arrestuan, duke përfshirë Gallo, Calamucci, hetuesin privat Massimiliano Cabonovo dhe pronarin e kompanisë së sigurisë Giulio Cornelli.
Udhëheqësit e opozitës kërkuan një shpjegim nga kryeministrja Georgia Meloni, duke kërkuar një hetim të plotë dhe legjislacion të ri për të ashpërsuar dënimet e hakerëve. Meloni pranoi seriozitetin e çështjes dhe u zotua të marrë masa të menjëhershme, ndërsa Departamenti i Drejtësisë njoftoi planet për të ngritur një komitet të posaçëm për të mbrojtur bazat e të dhënave kombëtare.
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
BOTA
29 Tetor14:51
Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me një dyqan në Oslo duke plagosur katër persona
Tramvaji perplaset me nje dyqan
OSLO- Një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një dyqan në qendër të Oslos të mart&...
M.B.
BOTA
29 Tetor14:18
Qeveria e Kosovës njofton rritje pagash për sektorin publik nga janari, Kurti: Ruajmë qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t'i rrisë pagat në sektorin publik për 5...
ZH.LL
BOTA
29 Tetor14:18
U arrestua në Dubai, Durim Bami refuzon ekstradimin në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 banda kërkojnë të më eliminojnë
Durim Bami
DUBAI- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi për herë të dytë i Durim Bamit. Një nga personat më t...
ZH.LL
BOTA
29 Tetor14:17
Jeff Bezos mbron vendimin e Washington Post për të ndaluar mbështetjet presidenciale disa ditë përpara zgjedhjeve
Pronari i Washington Post, Jeff Bezos
NEW YORK- Miliardieri dhe pronari i Washington Post, Jeff Bezos të hënën mbrojti vendimin e gazetë...
ZH.LL
BOTA
29 Tetor12:30
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Themeluesi i TikTok, Zhang Yiming
KINA- Popullariteti në rritje global i TikTok ka bërë që bashkëthemeluesi i kompanisë s&eum...
M.B.
BOTA
29 Tetor10:55
Fitorja e partisë pro-ruse dhe kritika për zgjedhjet, disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë
GJEORGJIA- Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Suedia kanë paralajmëruar rishqyrtimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë, duke shprehur krit...
M.B.
BOTA
29 Tetor10:20
Hezbollah emëron pasuesin e liderit të vrarë, kush është Naim Qassem?
LINDJE E MESME- Hezbollahu njoftoi të martën se Naim Qassem është emëruar lideri i grupit, duke e pasuar liderin e vrarë, Hassan...
I.A
BOTA
29 Tetor10:07
Gati për të mbështetur Trump, Steve Bannon lirohet nga burgu 1 javë para zgjedhjeve në SHBA
Steve Bannon
SHBA- Steve Bannon u lirua nga burgu federal të martën, duke dalë vetëm një javë para ditës së zgjedhj...
M.B.
BOTA
29 Tetor09:45
Takimi Bislimi-Petkoviç javën e kaluar në Bruksel, Lajçak: Jam optimist për përparimin në disa tema të dialogut
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë të mart&eu...
M.B.
BOTA
29 Tetor08:01
"Synon t'i përdorë në luftime kundër forcave ukrainase!" Pentagoni: 10 mijë trupa koreane janë dislokuar në Rusi
SHBA- Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t'u trajnuar në Rusi. "Ne besojmë se DPRK-ja ka dërgu...