BOTA

E djathta ekstreme forcohet në lindje të Gjermanisë, kompanitë hasin vështirësi në tërheqjen e punonjësve të huaj

M.B Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 21:37

E djathta ekstreme forcohet në lindje të Gjermanisë,

GJERMANIA- Forcimi i së djathtës ekstreme në lindje të Gjermanisë, e cila ka në qendër politikat kundër emigrantëve, po vë në vështirëi kompanitë vendase që të tërheqin fuqi punëtore të huaj të kualifikuar. Në Jena, zonë që ndodhet në një prej rajoneve ku pritet të mbahen zgjedhje lokale në 1 shtator, partia e së djathës së skajshme Alternativa për Gjermaninë, e cila mbështet largimin nga vendi të emigrantëve kryeson anketimet. Sipëmarrësit thonë se forcimi i kësaj partie po e bën më të vështirë tërheqjen e punonjësve emigrantë dhe druhen se do të jetë edhe më e vështirë që ata të pranojnë të zhvendosen atje për shkak të politikave dhe qasjes përjashtuese ndaj të huajve.

Kur Preetam Gaikwad, një inxhiniere elektrike u zhvendos në Jena në vitin 2012, u josh nga ajo çfarë ofronte qyteti në lindje të Gjermanisë, një univeristet prestigjoz, istitucione të mira kërkimore dhe kompani të mira të teknologjisë. 11 vjet më vonë, zonja Gaikwad, e lindur në Indi, i sheh të tëra këto me rezervë.

”Jam shumë e shqetësuar për forcimin e partisë Alternativa për Gjermaninë”, shprehet 43 vjeçarja.

Jena gjendet në Turingen, në lindje të Gjermanisë, një nga rajonet ku pritet të mbahen zgjedhje lokale në 1 shtator. Partia e së djathtës së skajshme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), aktualisht kryeson anketimet me rreth 30 për qind të mbështetjes, duke lënë pas Kristian Demokratët e qendrës së djathtë (21 për qind) dhe Social Demokratët e qendrës së mjatë të kancelarit Olaf Scholz (7 për qind).

Në qendër të fushatës së partisë Alternativa për Gjermaninë ka qenë poltika kundër emigrantëve, duke nxitur shqetësim mes sipëmarrjeve, si në rastin e kompanisë Jenoptik, ku punon inxhinierja Gaikwad. Kompania që furnizoi me pajisje sondën e NASA-s, Perseverance, për misionin e saj në planetin Mars, punëson 1,680 njerëz në Jena dhe më shumë se 4,600 punonjës në mbarë botën.

Jenoptik, një nga sipërmarrjet e pakta të suksesshme ndërkombëtare në Jena, varet nga aftësia për të tërhequr dhe mbajtur fuqi punëtore shumë të kualifikuar, pjesa më e madhe, jashtë Gjermanisë. Forcimi i partisë Alternativa për Gjermaninë po e bën këtë gjë përherë e më të vështirë, thotë Stefan Traeger, drejtor ekzekutiv i kompanisë Jenoptik.

“Kemi nevojë për punonjës që kanë potencial krijues. Ne këtu në Turingen jemi një ekip me shumë ide, por nuk mund të bëjmë gjithçka vetëm. Kemi nevojë për njerëz edhe nga vende të tjera të botës, që kanë pikëpikëpamje të tjera, besim të ndryshëm, ngjyrë tjetër lëkure”, shprehet ai.

Përherë e më shumë punonjës të mundshëm i thonë zotit Traeger se do të donin të punonin për kompaninë Jenoptik, por hezitojnë të shkojnë atje për të punuar, sepse nuk duan të jetojnë në një zone të dominuar nga një parti e djathtë që përjashton emigrantët ose pakicat e tjera si për shembull anëtarë të komunitetit LGBTQI+. Zotti Traeger, i cili ka studiuar në SHBA, tha se shpreson që pas zgjedhjeve "Gjermania do të jetë një vend më i hapur, më i lirë dhe më demokratik nga sa është tani.

"Kjo është ajo që na nevojitet për të çuar përpara kompaninë", shtoi ai.

Gjermania po përballet me mungesë masive të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ekspertët vlerësojnë se vendi ka nevojë për rreth 400,000 emigrantë të kualifikuar çdo vit, ndërsa fuqia punëtore vendase po plaket dhe tkurret. Turingeni është një nga shtetet më të varfra në Gjermani. Pagat janë më të ulëta se mesatarja dhe ka pak punëdhënës të mëdhenj jashtë sektorit publik. Shumica e të rinjve, veçanërisht gratë, largohen për mundësi në vende të tjera. Në forcimin e partisë Alternativa për Gjermaninë ka ndikuar inflacioni i lartë dhe imigracioni. Në vitin 2023, Gjermania mori 1.9 milionë banorë të rinj, ndërsa 1.2 milionë u larguan përgjithmonë nga vendi.

Edhe pse pak emigrantë gjenden në zonat e varfra lindore të Gjermanisë, qasja kundër emigracionit është e fortë. Dega e partisë Alternativa për Gjermaninë në Turingen është veçanërisht radikale: kryetari rajonal i saj, Bjoern Hoecke, e ka cilësuar memorialin e Holokaustit në Berlin si një "monument turpi" dhe i ka bërë thirrje Gjermanisë që të ndryshojë mënyrën se si e kujton të kaluarën, duke përfshirë nazistët. Në vitin 2020, dega u vu nën mbikëqyrje zyrtare nga shërbimi gjerman i zbulimit si një grup "ekstremist i krahut të djathtë".

Në qytetet dhe fshatrat e Turingenit gjenden postera zgjedhore të partisë Alternativa për Gjermaninë që mbajnë sloganin "verë, diell, rikthim të emigrantëve" si edhe fotografi të një avioni me mbishkrimin "linja ajrore e dëbimit" që nënkuton largimin nga vendi të të gjithë njerëzve që partia dhe votuesit e saj nuk i duan në Gjermani. Megjithatë, në një intervistë për agjencinë Associated Press, kjo parti u duke se u përpoq të minimizonte rëndësinë e asaj që parapëlqen ta cilësojë si çështje të “riemigrimit”.

“Synimi ynë është ta bëjmë Turingenin më pak interesante për migrantët e varfër dhe të bëjmë përparësi nevojat që kanë banorët dhe rajoni jonë”, thotë Torben Braga, nënkryetar i Alternativa për Gjermaninë, në Turingen.

Emigrantët me leje pune “natyrisht që nuk do të preken”, thotë ai. Përvoja e zonjës Gaikwad, një emigrante e ligjshme, është ndryshe. Ajo ka përjetuar racizëm të fshehtë, në disa raste diskriminim të drejtpërdrejtë, por përherë lëndues dhe poshtërues. Ajo tregon rastin e një arketareje në supermarket e cila sillet në mënyrë të njerëzishme me klientët vendas dhe u uron atyre një ditë të mbarë, por kur zonja Gaikwad shkon për të paguar ajo ia përplas çantën në banak pa thënë asnjë fjalë.

Alternativa për Gjermaninë ka shumë mbështetje në zonat rurale dhe 70 për qind e popullsisë së Turingen jeton në këto zona, thotë Axel Salheiser, nga Instituti për Demokraci dhe Shoqëri Civile në Jena. Kur është fjala për të bërë biznes, jo vetëm emigrantët, por edhe sipërmarrjet, e mendojnë dy herë, nëse duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre atje, thotë ai.

“Njerëzit do ta mendojnë dy herë nëse do të zhvendosen këtu si punëtorë emigrantë, së bashku me familjet e tyre. Por investitorët e mundshëm do të pyesin gjithashtu veten nëse duan ta vendosin kompaninë apo degën e tyre të kompanisë këtu, nëse duan të bashkëpunojnë këtu”, thekson ai.

Një anketim i fundit me më shumë se 900 kompani gjermane nga Instituti për Ekonominë Gjermane tregoi se shumica e sipëmarrjeve e shohin partinë Alternativa për Gjermaninë si një rrezik, si për sigurimin e punëtorëve të kualifikuar, ashtu edhe për investimet në rajon./ VOA

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë