BOTA

E reja u vra dhe u hodh buzë lumit/ Si xhinset mund të jenë çelësi për të gjetur vrasësin 30 vite më vonë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 13:05
E reja u vra dhe u hodh buzë lumit/ Si xhinset mund të jenë

Janet Murgatroyd, 20 vjeçe, u rrah, u sulmua seksualisht dhe u la të vdiste në bregun e një lumi pas një nate argëtimi në vitin 1996 – dhe vrasësi i saj ende nuk është identifikuar. Tani, 30 vjet pas "vrasjes së saj brutale", policia shpreson se xhinset dhe të brendshmet e zhdukura të Janet mund të mbajnë çelësin për zbulimin e autorit. Shoqja e saj më e ngushtë, Fiona Watson, dhe nëna e Janet-it, Mary, po kërkojnë që vrasësi të vihet para drejtësisë. Fiona, e cila kishte qenë me Janet-in teksa pinin në lokalet e Prestonit atë natë fatale, tha:

"Edhe pas 30 vitesh, kjo ngjarje është ende aty, vazhdon të të përndjekë. Po ashtu edhe ndikimi që ka pasur në jetën e të gjithëve. Edhe sot vazhdon të ndikojë, sepse nuk mund të gjesh paqe pa e ditur se çfarë i ndodhi asaj. Ky person është ende i lirë, jeton mes komunitetit. Dhe kjo është shqetësuese. Njerëzit duhet të shqetësohen për këtë."

"Ai po jeton jetën që asaj iu mohua, jetën që nuk arritën ta jetonin nëna e saj, babai i saj dhe as unë. Sepse kjo ngjarje më ndryshoi përtej çdo imagjinate dhe unë nuk e gjeta më kurrë personin që isha më parë." Vetëm 20 vjeçe, "me gjithë jetën përpara", Janet studionte në universitet dhe punonte me kohë të pjesshme në selinë e Policisë së Lancashire. Vonë në mbrëmjen e së shtunës, më 15 qershor 1996, ajo shkoi në një pub së bashku me Fiona-n dhe më pas u largua me një djalë të ri me të cilin kishte biseduar gjatë mbrëmjes, duke u drejtuar për në qendrën e qytetit. Më pas, të dy u ndanë dhe Janet u pa në Urën Penwortham, e cila kalon mbi lumin Ribble midis Prestonit dhe Penworthamit, në qarkun e Lancashire.

Dy dëshmitarë, të cilët po ktheheshin në shtëpi pas një nate argëtimi, dëgjuan britmat e një gruaje dhe panë një burrë të ulur pranë bregut të lumit. Më 16 qershor 1996, trupi i Janet-it u gjet në lumin Ribble. Besohet se ajo qëndroi pa ndjenja për orë të tëra përpara se të merrej nga batica e lumit, ku fatkeqësisht u mbyt.

Andrew Greenwood u shpall fajtor për vrasjen pa paramendim të Janet-it, por dënimi i tij u rrëzua më vonë nga gjykata e apelit në vitin 2004. Policia e Lancashire po rinovon apelin e saj për publikun që të dalë me informacione, duke u fokusuar te fakti që xhinset dhe të brendshmet e Janet-it nga ajo natë nuk janë gjetur ende.

Një raport erdhi nga disa fëmijë për rroba të gjetura pranë bregut të lumit, por kur policia mbërriti, ato kishin zhdukur.

Nëna e Janet-it, Mary, e cila po lutet që kërkimi i familjes për drejtësi prej dekadash të marrë fund, tha:

“Janet Murgatroyd, fëmija im i vetëm, u vra brutalisht 30 vite më parë. Autori është ende i lirë; dikush e di kush është ky burrë.

“Janet po kthehej në shtëpi pas një dite feste me shoqen e saj, pasi kishin blerë bileta për një udhëtim jashtë vendit. Nuk gjeti taksi, ndaj filloi të ecte në këmbë drejt Penwortham.

“Kam nevojë për mbyllje (qetësi), kjo ende po ndikon tek unë dhe vëllezërit e motrat e mia. Vrasësi duhet të ndëshkohet.”

Fiona shtoi: “Ne ishim të rinj, plot energji dhe entuziazëm për jetën. Ajo ishte serioze për studimet dhe punën e saj, donte të arrinte diçka.

“Edhe pse dilnim, nuk dilnim gjithmonë. Ajo ishte një 20-vjeçare e zakonshme, me gjithë jetën përpara dhe me ëndrra.”

Crimestoppers po ofron një shpërblim deri në 20,000 paund për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e vrasësit të Janet-it.

DCI Bryony Midgley nga Ekipi i Rishikimit të Krimeve të Rënda tha:

“Kanë kaluar 30 vite që nga vrasja e Janet-it, por ne jemi ende të vendosur të sjellim drejtësi për të dhe familjen e saj.

“Teknologjia e ADN-së dhe metodat shkencore kanë avancuar ndjeshëm gjatë këtyre 30 viteve, ndaj shpresojmë t’i përdorim këto në hetim.

“Ne vazhdojmë të apelojmë për informacione. Mund të jetë që keni parë diçka atë natë ose keni informacion që nuk e keni raportuar në 1996 ose më pas.” /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë