Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
RUSIA- Disa oficerë të policisë janë vrarë pasi burra të armatosur hapën zjarr në një sinagogë, në një kishë ortodokse, dhe në një stacion policor gjatë sulmeve të ndryshme në qytetet Derbent dhe Makaçkala në Dagestan të Rusisë. Është e paqartë se sa njerëz janë vrarë në përgjithësi saktësisht gjatë sulmeve të 23 qershorit, por guvernatori rajonal Sergei Melikov tha në një video të postuar në Telegram se “më shumë se 15 oficerë të policisë ranë viktima të aktit terrorist sot, duke e mbrojtur paqen dhe qetësinë në Dagestan”.
Melikov shtoi se disa civilë, përfshirë atin Nikolai, 66 vjeç, i cili shërbeu për më shumë se 40 vjet në kishën ortodokse në Derbent, u vranë gjatë sulmeve, dhe se gjashtë “banditë” u “likuiduan”. Disa media ruse i cituan zyrtarët duke thënë se së paku 15 oficerë të policisë u vranë gjatë sulmeve, të cilat ndodhën vetëm tre muaj pasi 145 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën kur ekstremistët e Shtetit Islamik (IS) hapën zjarr ndaj një turme njerëzish në një sallë koncertesh në periferi të Moskës.
As IS-i, e as ndonjë grup tjetër nuk e mori përgjegjësinë për sulmet e 23 qershorit në rajonin e Kaukazit Verior. Mediat shtetërore ruse i cituan zyrtarët ligjorë duke thënë se në mesin e sulmuesve ishin dy djemtë e kryetarit të qarkut të Sergokalas në Dagestan, të cilët u arrestuan nga hetuesit.
“Kjo është një ditë tragjike për Dagestanin dhe për tërë vendin”, tha Melikov, pasi zyrtarët njoftuan për tri ditë zie në këtë rajon.
Komisioni Hetues i Rusisë tha se ka nisur hetime penale për “aktet e terrorit”. Sipas një organizate fetare lokale në rajonin me shumicë myslimane, sulmet ndodhën në një ditë feste fetare në kishën ortodokse ruse.
“Radikalët duan të na nxisin kundër njëri-tjetrit me të gjitha forcat e tyre, dhe duan t’i shkatërrojnë urat ndërfetare. Por, nuk do t’ia dalin”, tha organizata.
Edhe Melikov tha se sulmet ishin përpjekje për ta destabilizuar rajonin. Kryetari i këshillit publik të Komuniteteve Hebraike të Federatës Ruse, Boruch Gorin, tha në Telegram se sinagoga në Derbent u përfshi nga zjarri pas sulmit. Sulmi ndaj stacionit policor ndodhi në Makaçkala, kryeqytetin e Dagestanit.
Sulmues të panjohur e sulmuan një postbllok të policisë së trafikut. Sipas Ministrisë së Brendshme të Dagestanit, dy sulmues u vranë në Makaçkala, aeroporti i të cilit në tetor u mbyll për disa ditë, pasi një turmë që po bënte thirrje kundër hebrenjve e sulmoi atë pas mbërritjes së një avioni nga Izraeli. Protestat kundër hebrenjve shpërthyen në disa qytete në këtë rajon pas sulmit të 7 tetorit në Izrael nga Hamasi, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Disa muaj më vonë, pas sulmit vdekjeprurës më 22 mars në sallën e koncerteve Crocus në afërsi të Moskës, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) i arrestoi katër persona në Dagestan nën dyshimin se u kishin dhënë të holla dhe armë pjesëmarrësve. Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e IS-it, e njohur si Shteti Islamik-Khorasan. Hetuesit rusë thanë se sulmi ishte kryer nga katër burra, të gjithë shtetas të Taxhikistanit./ REL
foto ilustruese SHBA- Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përballen me paralajmë...
banesa BRITANI- Një ngjarje jo e zakonte i ka ndodhur një pronari shtëpie në Londrën veriore me qiramarrësit e tij. Pasi e dh...
foto nga prishtina KOSOVË- Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë nën pushtetin e ujit që nga orët ...
foto ilustruese RUSI- Një prift dhe një polic janë vrarë pasi persona të armatosur sulmuan një sinagogë dhe një kis...
foto ilustruese RUMANI- Gjashtë RAF Eurofighter Typhoon ulen në rrugë lidhëse, motorët zhurmojnë në dy, ndërsa staf...
foto ilustruese BRITANI- Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin ...
foto ilustruese PARIS- Parisienët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin një veprim të çuditshëm në sh...
foto ilustruese SHBA- Megjithëse grupi rebel Houthi në Jemen thotë se i sulmon anijet në Detin e Kuq për të mbështetur p...
foto ilustruese SHBA- Një burrë është arrestuar në SHBA pasi u kap duke u munduar të mbyste dy fëmijë t&...
foto ilustruese SHKUP- Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13 i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia. Pas rezultati...