BOTA

Ekspertët analizojnë vendimin për Senatorin Menendez në SHBA: Nuk është dënuar vetëm për korrupsion, por edhe si agjent i një qeverie të huaj

M.B. Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 16:21
Ekspertët analizojnë vendimin për Senatorin Menendez në
Bob Menendez

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, Senatori demokrat Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për marrje ryshfeti, përfshirë para në dorë, objekte floriri dhe një makinë luksoze nga tre biznesmenë të Nju Xhersit. Një ish-prokuror federal i tha Zërit të Amerikës se shpallja fajtor e një prej senatorëve më me ndikim tregon se në Shtetet e Bashkuara nuk ka njeri mbi ligjin, pavarësisht pushtetit që mban. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Aron Ranen, Senatori Menendez tani përballet me mundësinë e një dënimi me vite të tëra burg

Një nga senatorët më me ndikim të Shteteve të Bashkuara të vendit, Robert Menendez, është shpallur fajtor se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet në këmbim të abuzimit me postin e tij për të pasuruar dhe mbrojtur dy biznesmenë. Ai gjithashtu u shpall fajtor se kishte punuar si agjent i qeverisë së Egjiptit.

“Bëhet fjalë për nivele tronditëse korrupsioni, qindra mijëra dollarë ryshfet në formën e parave të gatshme, objekte ari, një Mercedes Benz. Ai bëri politikë për fitime dhe tani që juria e ka shpallur fajtor Bob Menendezin, vitet e tij të shitjes të fuqisë së postit më në fund kanë marrë fund”, thotë Damian Williams, prokurori federal i çështjes në Nju Jork.

Pas vendimit të jurisë, ndërsa largohej nga gjykata në Manhatan, senatori nga Nju Xhersi i mohoi akuzat.

“Jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i jurisë. Unë kam besim të plotë se ligji dhe faktet nuk e mbështetën atë vendim dhe se ne do të jemi të suksesshëm pas apelit. Nuk kam qenë kurrë asgjë tjetër përveçse një patriot. Unë kurrë nuk kam qenë agjent i huaj”, tha Senatori Menendez.

Anëtarëve të jurisë iu deshën mbi 12 orë gjatë tre ditëve që të arrinin tek vendimi. Procesi zgjati nëntë javë.

“Ky është një vendim historik, sepse senatori Menendez nuk është dënuar vetëm për korrupsion, por edhe si agjent i një qeverie të huaj”, thotë për Zërin e Amerikës ish-prokurori federal Neama Rahmani.

Ai vlerëson se senatori mund të dënohet me vite burg.

“Dënimi maksimal i mundshëm për disa nga akuzat është 20 vjet burg. Ky rast dhe vendimi që u mor tregon se askush nuk është mbi ligjin, përfshirë një senator i fuqishëm dhe i rangut të lartë si Bob Menendez. Nëse shkel ligjin dhe nëse pranon ryshfet, do të kapesh dhe do të dënohesh”, thotë zoti Rahmani.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep Kongresit të dejtën të përjashtojë Senatorin Menendez. Profesor Thomas Whalen nga Universiteti i Bostonit, thotë se kjo nuk është një detyrë e lehtë.

“Mundësia që të sigurosh dy të tretat e votave në Senat për të përjashtuar një anëtar është diçka e vështirë për t’u arritur. Që prej krijimit të shtetit, mendoj se ka rreth 15 senatorë që janë përjashtuar. Hartuesit e Kushtetutës e kanë bërë të vështirë këtë proces, pasi nuk donin që anëtarët e Kongresit të përjashtoheshin për shkak të trysnisë publike”, thonë për Zërin e Amerikës Thomas Whalen nga Universiteti i Bostonit.

Ekipi ligjor i Senatorit Menendez ka njoftuar se do ta apelojë vendimin./ VOA

bob menendez

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë