Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Një trafikant droge shqiptar, i cili supozohet të ekstradohet drejt Italisë po kundërshton këtë vendim pasi pretendon se mungesa e ujit të nxehtë në burgjet italiane shkel të drejtat e tij, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas “The Telegraph”, shqiptari quhet Maringlen Qefalia, 41 vjeç, i dënuar me pesë vjet burg në Itali për trafikim të 1.5 kg kokainë ndërkohë që kërkohet nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Megjithatë, Qefalia, i cili besohet të jetë arratisur drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe të ketë hyrë ilegalisht në vitin 2022 po përpiqet të bllokojë ekstradimin me argumentin se kushtet e burgjeve italiane do të cenonin të drejtat e tij sipas nenit 3 të KEDNJ-së. Ky nen ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose degradues, dhe zakonisht përdoret nga azilkërkues që përballen me deportim drejt vendeve të origjinës.
Gjatë procedurave të ekstradimit, Qefalia nuk dëshmoi personalisht, por thirri si ekspert Alessio Scandurra-n, aktivist dhe studiues me 30 vite përvojë në organizatën Antigone, e cila merret me drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe politikat penale. Scandurra deklaroi se shumë qeli në burgjet italiane nuk plotësojnë standardet e rekomanduara që u garantojnë të burgosurve hapësirën minimale për lëvizje dhe ushtrime.
Sipas rregulloreve, një qeli duhet të ketë të paktën nëntë metra katrorë për një të burgosur, plus pesë metra katrorë shtesë për çdo të burgosur tjetër. Por, sipas Scandurrës, një numër institucionesh nuk janë ndërtuar fillimisht si burgje, por si manastire të rikualifikuara apo godina ushtarake, dhe mund të kenë qeli më të vogla se kërkesat minimale. Ai shtoi se në disa burgje me mbipopullim deri në 150 për qind, hapësira efektive për çdo të burgosur mund të bjerë nën standardin e kërkuar, duke mos përfshirë zonat sanitare. Po ashtu, në disa qeli janë vendosur krevate marinari me tre shtretër, ku shtresa e sipërme është shumë pranë tavanit.
“Të burgosurit nuk mund të ulen të gjithë njëkohësisht rreth tavolinës së qelisë. Këto kushte ndikojnë edhe në organizimin e aksesit në ambientet e ajrimit, për shkak të mungesës së stafit,” deklaroi ai.
Scandurra informoi gjithashtu gjykatën se furnizimi me ujë të ngrohtë është “i paqëndrueshëm”, ndërsa qelitë mund të mbinxehen gjatë verës. Të burgosurit mund të blejnë ventilatorë tavoline, por ai vlerësoi se verën e kaluar të paktën gjysma e qelive që vizitoi nuk kishin ventilatorë.
Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dënuar me 17 vjet burg 16-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Aurora Tilas, 13-vjeçares ...
Italia do të shembet plotësisht nëse qeveria e saj vazhdon të shpërdorojë paratë e taksapaguesve për Ukrainë...
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistruar mesditën e së hënës në Turqi. Pasgoditjet vazhdojnë prej dit...
Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian, pranë Forumit të famshëm Roman. Një pjesë ...
Dronët fluturuan pranë një baze ushtarake në Belgjikë, kurse ministri i Mbrojtjes foli hapur për spiunazh të mundshëm....
Forcat ukrainase kanë goditur një rafineri nafte në Rusi, thonë zyrtarët. Një deklaratë e lëshuar nga forcat e armato...
Ukraina po përgatit sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike ruse që mund të çojnë në ndërprerje të ...
Të paktën 20 persona kanë vdekur pas një tërmeti që goditi Afganistanin verior, thonë autoritetet lokale, ndërsa numri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar se ditët e udhëheqësit venezuelian, Nicolas Maduro, si president mund të jenë t...
Izraeli ka marrë tre arkivole të tjera me eshtrat e pengjeve që vdiqën në robëri në Rripin e Gazës, tha zyra e kryemin...