foto ilustruese
TURQI- Vendimi i Turqisë javën e kaluar për të ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin ka të ngjarë të godasë rëndë ekonominë e Izraelit. Turqia synon të ushtrojë trysni ndaj shtetit hebre për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, shqetësimet për ndikimin e kësaj embargoje përfshijnë përpjekjet e Turqisë për të nxitur edhe vende e tjera në botën islame të bëjnë të njëjtën gjë.
Portet e Turqisë janë mbyllur për tregtinë me Izraelin. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se embargoja do të hiqet vetëm nëse arrihet një armëpushim i përhershëm në Gazë.
Të martën Presidenti Erdogan kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ushtrojë trysni më të madhe ndaj Izraelit. Analistët paralajmërojnë se kjo do të ketë pasoja më të gjera.
“Turqia u bë vendi i parë që vendosi një embargo totale tregëtare ndaj Izraelit, duke përfshirë eksportet dhe importet. Turqia ka të ngjarë të përpiqet të, bindë vende të tjera, në botën islame, në botën arabe, të marrin vendime të njëjta”, thotë Sinan Ulgen, analist në Qendrën për Studime të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme në Stamboll.
Vitin e kaluar, tregtia turko-izraelite kapte vlerën e afro 7 miliardë dollarëve, nga të cilat më shumë se 5 miliardë dollarë ishin eksporte turke.
Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz e dënoi embargon, duke u zotuar të gjejë furnizues alternativë.
Analistët paralajmërojnë se ekonomia izraelite do t’i ndjejë pasojat.
“Ka shumë mallra që ne importojmë nga Turqia, si makina, ushqime, tekstile e artikuj të tjerë. Sigurisht, mund të gjenden tregje të tjera që mund të furnizojnë Izraelin. Por do të duhet kohë për të gjetur zëvendësues dhe ato do të kushtojnë më shumë”, thotë Gallia Lindenstrauss, analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.
Izraeli mbështetet shumë tek nafta nga Azerbajxhani që dërgohet në portin Ceyhan të Turqisë prej nga më pas dërgohet në rafineritë izraelite.
Azerbajxhani është aleat i Izraelit dhe Turqisë. Mbetet e paqartë se si embargoja turke do të ndikojë në shitjen e kësaj nafte në Izrael, por analistët paralajmërojnë se një ndërprerje e furnizimeve mund të ketë pasoja të rënda edhe për Ankaranë.
“Kjo do të armiqësojë marrëdhëniet turko-izraelite. Përmirësimi i tyre do të kërkojë vite të tëra. Nëse ndodh, do të ndikonte negativisht edhe në marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Turqisë. Izraelitët mund të thonë, 'Ne kemi mundësi të tjera'”, thotë Mehmet Ogutcu analist në organizatën 'London Energy Club'.
Tregtia ka qenë historikisht arsyeja që ka ruajtur marrëdhëniet turko-izraelite edhe në kohë tensionesh të larta. Megjithatë, analistët parashikojnë se niveli i tanishëm i armiqësisë nënkupton se embargoja nuk do të hiqet së shpejti.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit do të ndodhte vetëm nëse ndryshohej qeveria në Izrael. Atëherë do të merrej parasysh edhe heqja e embargos tregëtare”, thotë analisti Sinan Ulgen.
Megjithatë, pasojat e embargos mund të shtrihen përtej qeverive aktuale në Turqi dhe Izrael. Vëzhguesit paralajmërojnë se rivendosja e tregëtisë dhe besimit mund të kërkojë një kohë të gjatë./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
9 Maj15:47
Pasi urdhëroi stërvitje bërthamore, Putin paralajmëron për rritjen e rrezikut global
Vladimir Putin
RUSI- Vetëm disa ditë pasi urdhëroi stërvitje ushtarake me armë taktike bërthamore, presidenti rus, Vladimir P...
n.f
BOTA
9 Maj14:58
Presidentja e parë në Maqedoninë e Veriut, Osmani uron Davkovën për fitoren: Mezi pres të punojmë për thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën, për fitoren e saj në raundin e dytë ...
n.f
BOTA
9 Maj14:48
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh
Escobar dhe Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës mohoi çfarëdo sugjeri...
M.B.
BOTA
9 Maj14:45
OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Ba...
n.f
BOTA
9 Maj14:21
Vizitorët paguan që të shihnin panda të vërteta, kopshti zoologjik në Kinë lyen qentë e bardhë me bojë të zezë
Qentë
KINË- Një kopsht zoologjik kinez është akuzuar se ka lyer qentë bardhë e zi në një përpjekje p&eum...
M.B.
BOTA
9 Maj14:17
Të dhënat: Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023
Foto ilustruese
GJERMANIA- Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë t&eu...
M.B.
BOTA
9 Maj14:12
"Në botën e rrezikshme", Cameron: Vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë më shumë, të përmbushet premtimi për 2% të PBB-së për mbrojtje
David Cameron
LONDËR- Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron u kërkoi anëtarëve të NATO-s të enjten të për...
M.B.
BOTA
9 Maj13:45
Putin: Asgjë e pazakontë në stërvitjet me armët taktike bërthamore
Vladmiri Putin
MOSKA- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet e planifikuara t&e...
n.f
BOTA
9 Maj13:42
Nuk kanë fund problemet, rrëzohet një tjetër avion "Boeing", plagosen 11 persona në Senegal
Aksidenti
SENEGAL- Një tjetër incident është regjistruar me një avion Boeing i cili ishte marrë me qira nga Air Sen...
M.B.
BOTA
9 Maj13:42
VIDEO/ Beteja mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve, çfarë ndodhi?
Foto nga vendi i ngjarjes
UKRAINA- Një betejë e rrallë mes tankeve ruse dhe atyre ukrainase në afërsi të Urozhaine ësht&...