Gjykata e Foggia-s në Itali ka lënë në paraburgim 14 persona të arrestuar gjatë operacionit të javës së kaluar, ku u parandalua një grabitje e armatosur ndaj një furgoni të blinduar që transportonte rreth 8 milionë euro.
Vendimi u mor nga gjyqtari hetues i Modenës, Andrea Scarpa, pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në burgun e Modenës. Mes të arrestuarve janë edhe tre shtetas shqiptarë: Emiliano Smakaj, Alban Zeneli dhe Jurgen Xhixha.
Ata akuzohen si pjesë e grupit kriminal dhe u lanë në qeli si të dyshuar për tentativë grabitjeje të rënduar me metoda mafioze. Grupi i përbërë nga persona nga Foggia, Cerignola dhe Shqipëria dyshohet se ka lidhje me klanet mafioze të zonës.
Hetuesit kanë deklaruar se rrethanat rënduese lidhen me përdorimin e metodave tipike mafioze. Dokumentet e hetimit tashmë janë transferuar tek Drejtoria Antimafia e Bolonjës (DDA). Arrestimet u kryen më 18 mars në Vignola, pranë Modenës, ku policia i kapi në flagrancë të dyshuarit, të cilët po përgatiteshin të sulmonin automjetin e blinduar të kompanisë së sigurisë “Battistolli”.
Furgoni ishte nisur nga Paderno Dugnano në periferi të Milanos dhe duhej të mbërrinte në Bolonjë.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi armë kallashnikovë, municione, makina me fuqi të lartë, pajisje gjurmuese, katër kova me gozhdë për të bllokuar furgonin e blinduar, si dhe materiale të tjera ndihmëse për realizimin e grabitjes.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
23 Mars16:45
Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor fotografohet për herë të parë pas arrestimit për lidhjet me Epstein
Andrew Mountbatten-Windsor është fotografuar për herë të parë që nga arrestimi i tij, i lidhur me raportet për lidhjet m...
BOTA
23 Mars16:38
“Ka shanse për një marrëveshje, por jo garanci”, Trump: Po negociojmë 15 pika me Iranin për t’i dhënë fund luftës
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur me gazetarët në Florida ndërsa hipi në Air Force One, duke shprehur optimizëm në lidhje ...
BOTA
23 Mars16:13
Nuk ndalet së foluri/ Vajza e vogël ‘bombardon’ vëllain, reagimi i tij bëhet viral (Video)
Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku paraqet një video të shkurtër të një vajze të vogël që i jep en...
BOTA
23 Mars16:04
Operacion antidrogë në Itali/ Një shqiptar mes të arrestuarve, sekuestrohen 19 kg kokainë
Një shqiptar është arrestuar për trafik droge gjatë një operacioni në Itali. 53,000 euro cash, 4.5 kilogramë kokainë...
BOTA
23 Mars15:40
Trajneri shfaqet në konferencë për shtyp me djalin e tij me sindromën Daun dhe trondit të gjithë botën e futbollit! Shikoni videon
Është një nga ato momente kur fjalët nuk kanë kuptim. Ato nuk kanë fuqi. Është një nga ato momente kur një...
BOTA
23 Mars15:41
Tregjet financiare rikuperohen pasi Donald Trump shtyn sulmin ndaj sektorit energjetik iranian
Tregjet financiare globale kanë shënuar një rikuperim të ndjeshëm, ndërsa çmimet e naftës kanë rënë, ...
BOTA
23 Mars15:38
Vdes në moshën 43-vjeçare miliarderi Leonid Radvinsky, pronar i OnlyFans
Leonid Radvinsky, miliarderi dhe pronari i platformës së përmbajtjes për të rritur OnlyFans, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
BOTA
23 Mars14:26
Statuja e Kristofor Kolombit vendoset pranë Shtëpisë së Bardhë
Një statujë e Kristofor Kolombit u vendos pranë Shtëpisë së Bardhë, në një përpjekje të fundit të ...
BOTA
23 Mars14:22
“Muzeu” në SHBA padit administratën e Donald Trump: Ja arsyeja
Një muze i “Underground Railroad” në veri të shtetit të Nju Jorkut pretendoi në një padi të premten se ad...