
Zyra e Dalai Lama-s deklaroi të dielën se udhëheqësi shpirtëror tibetan në mërgim, i përmendur në dosjet e Epstein, “kurrë nuk është takuar” me Jeffrey Epstein.
Në milionat e dokumenteve të Epstein-it, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, emri i Dalai Lama-s shfaqet qindra herë, por nuk ka asnjë provë apo sugjerim që ai të ketë qenë ndonjëherë fizikisht me Epstein-in ose në kontakt me të.
Mediat shtetërore kineze, përfshirë China Global Television Network (CGTN), raportuan se emri i Dalai Lama-s shfaqet të paktën 154 herë në këto dokumente dhe cituan një email të censuruar nga viti 2012 ku thuhej se në një ishull “Dalai Lama do të vinte”.
Por në përgjigje, zyra e Dalai Lama-s publikoi një deklaratë në X (dikur Twitter), duke thënë se postimet e fundit në media dhe në rrjetet sociale që përpiqeshin ta lidhin atë me Epstein janë të paqena. Ata theksuan:“Ne mund të konfirmojmë pa asnjë dyshim se Shkëlqesia e tij kurrë nuk është takuar me Jeffrey Epstein dhe nuk ka autorizuar askënd për të takuar ose bashkëvepruar me të në emër të tij.”
Zyra shtoi gjithashtu se fakti që emri i dikujt përmendet në dosjet e Epstein-it nuk nënkupton se ai ka bërë ndonjë veprim të paligjshëm apo ka qenë i përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal.
Jeffrey Epstein, financieri amerikan i shquar për abuzime seksuale dhe trafikim të miturve, vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa po prisnte gjyqin për këto akuza./Përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
9 Shkurt11:17
Dosja Epstein shkakton ‘’furtunë’’ në Britani/ Starmer mund të japë dorëheqjen si kryeministër
Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet sot me ditën më të vështirë, ndërsa gjithnjë e më shumë depu...
BOTA
9 Shkurt11:00
Kuba pezullon furnizimin e avionëve për një muaj, shkak kriza energjitike e shkaktuar nga ndalimi i importeve venezueliane
Autoritetet kubaneze kanë informuar linjat ajrore që fluturojnë për në dhe nga ishulli se furnizimi i avionëve të tyre do t...
BOTA
9 Shkurt10:24
Ish-princi Andrew në skandalet e Epstein/ Reagon për herë të parë Princi William dhe Princesha Catherine: Jemi të shqetësuar!
Publikimet e miliona dokumenteve, nga Dosja Epstein ka tronditur pas përfshirjes së figurave të rëndësishme botërore në k&e...
BOTA
9 Shkurt10:11
Aksidentet fatale me dhjetëra viktima, makinistët në Spanjë grevë tre ditore për sigurinë hekurudhore
Shoferët e trenave në Spanjë do të fillojnë një grevë treditore mbarëkombëtare të hënën në sh...
BOTA
9 Shkurt09:56
Atentati ndaj gjeneralit të lartë rus, zbardhet dëshmia e dy të dyshuarve: Urdhrin e morëm nga Ukraina
Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) deklaroi se dy burra të dyshuar për tentativën e vrasjes së gjeneralit rus, Vladimir Alek...
BOTA
9 Shkurt09:23
“Le të lutemi për paqen dhe vëllazërinë midis popujve”, Papa Leone: Strategjitë ushtarake nuk i japin njerëzimit një të ardhme
Papa Françesku u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë të lutën për paqe, duke theksuar se strategjitë ...
BOTA
9 Shkurt09:12
‘Shfaqje e neveritshme’, Trump komenton performancën e Bad Bunny në Super Bowl: Më e keqja në histori, fyen madhështinë e Amerikës
Donald Trump ka kritikuar ashpër shfaqjen e pushimit të Super Bowl LX, me protagonist Bad Bunny, duke e cilësuar atë si “një ng...
BOTA
9 Shkurt08:53
Princi William nis vizitën e tij të parë zyrtare në Arabinë Saudite
Princi William nis vizitën e tij të parë zyrtare në Arabin Saudite, një udhëtim që përshkruhet si ‘labirint dipl...
BOTA
9 Shkurt08:34
Rusia sulm me dronë gjatë natës në Odesa dhe Kharkiv/ 3 persona humbin jetën, mes tyre edhe një 10-vjeçar
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Rusisë gjatë natës kundër Ukrainës, njof...
BOTA
9 Shkurt08:33
Sa është i rëndësishëm Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Irani ka qenë një furnizues i rëndësishëm i pajisjeve ushtarake për Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht ...