Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TURQI- Pas mungesës së besimit gjatë viteve të fundit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan merr pjesë të martën në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, zoti Erdogan shpreson të jetë një fillim i ri në marrëdhëniet me aleatët perëndimorë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan merr pjesë në takimin treditor të nivelit të lartë të NATO-s në Uashington pas vitesh mosmarrëveshjesh me vendet e tjera anëtare të aleancës. Analistët thonë se Erdogan vjen në takimin e Uashingtonit me një pozitë të përmirësuar, pasi ka zgjidhur çështjet e nxehta të ngritura gjatë takimeve të mëparshme të nivelit të lartë.
“Më parë ishte zgjerimi i NATO-s me Suedinë dhe Finlandën. Tashmë kjo është zgjidhur. Turqia mbështeti emërimin e sekretarit të ri të përgjithshëm, ish-kryeministrin holandez Mark Rutte. Përgjithësisht, Turqia mbështet vendimet që kanë të bëjnë me ndihmën e NATO-s për Ukrainën”, thotë Sinan Ulgen, analist në Qendrën për Studimet Ekonomike dhe Politikën e Jashtme.
Por, lidhjet e ngushta të presidentit turk Erdogan me presidentin rus Vladimir Putin vazhdojnë të tensionojnë marrëdhënien me aleatët në NATO. Lidhjet e tij me zotin Putin u nënvizuan gjatë takimit të veçantë me të, në kuadrin e punimeve të Organizatës së Shanghait për Bashkëpunimin, që udhëhiqet nga Kina. Turqia gjithashtu refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.
Për marrëdhënien nevojitet kujdes, si nga Uashingtoni dhe nga Ankaraja.
“Ekziston mirëkuptimi se si një vend fqinj i Rusisë, ka shumë ndërvarësi; është diçka e pashmangshme. Megjithatë, nga ana e saj Turqia është shumë e kujdesshme të mos shkelë vijat e kuqe të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja për sanksionet e tanishme ndaj Rusisë”, thotë zoti Ulgen.
Takimi i nivelit të lartë i NATO-s në Uashington do t’i japë zotit Erdogan mundësinë të takohet me presidentin Joe Biden. Analistët sugjerojnë se roli në rritje i Turqisë në Afrikë, Azi Qendrore dhe Kaukaz, mund të shërbente si një shtysë për administratën amerikane që të rrisë bashkëpunimin me Ankaranë.
“Administrata amerikane dhe zyrtarët turq i kanë kthyer sytë drejt Afrikës, ku Turqia ka ambicie për të zgjeruar influencën për ekonominë dhe sigurinë. Është rritur vëmendja ndaj Azisë Qendrore dhe përpjekjet për një rol më të madh të Turqisë në Ballkan në ndihmë të përpjekjeve amerikane në mbështetje të stabilitetit dhe procesit të zgjerimit të BE-së”, thotë Asli Aydintasbas, nga Instituti Brookings.
Një takim në muajin maj në Uashington mes zotit Erdogan dhe presidentit Biden u anulua për shkak të luftës së Izraelit në Gazë dhe analistët thonë se kjo mund të shërbejë sërish si shkak që të mos bëhet një takim i veçantë gjatë punimeve të takimit të nivelit të lartë të NATO-s./ VOA
Kosovë, viti 1999 KOSOVË- “Sonte, për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të he...
Macron FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron është nën presion të madh për të anuluar udhëtimin e t...
Foto ilustruese EVROPË- Në një raport të publikuar të hënën mbi respektimin e së drejtës për protest...
Parada BOSNJË- Të shtunën në Bratunac, të dielën në Prijedor. Rreth 30 kadetë të Akademisë Ushtarake t&eu...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara po nxehet, shumë vende të tjera anembanë botës po zhvi...
glauk konjufca KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të martën se Serbia ka shkelur parimet e marrëves...
Marko Roshiç (në anën e djathtë të fotografisë) merr pjesë në një nga seancat gjyqësore për rastin e ...
pamje nga ngjarja PERU- Është zbuluar trupi i një alpinisti i cili u shpall i zhdukur 22 vite më parë. Alpinisti amerikan Wil...
Foto ilustruese TURQIA- Turqia nisi në hapësirë satelitin e parë të komunikimeve, Turksat 6A, të prodhuar vetë. Një...
pamje nga ngjarja SHBA- Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale Beryl goditi Teksasin juglindor dhe Luizian&eum...