BOTA

Tërmetet e njëpasnjëshme në Santorini/ BBC: Rritet pasiguria në ishullin grek! E vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë vala e fundit e aktivitetit sizmik 

E.D Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 08:27

Tërmetet e njëpasnjëshme në Santorini/ BBC: Rritet

GREQI- Disa tërmete të tjera kanë goditur ishullin grek të Santorinit vetëm disa orë pasi autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Ishulli është tronditur nga aktiviteti sizmik këtë javë me mijëra tërmete të regjistruara që nga e diela. Të enjten në mbrëmje, një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua në orën 20:16 në detin midis Santorinit dhe një ishulli tjetër, Amorgos, i ndjekur nga një tërmet me magnitudë 4.2 afërsisht dy orë më vonë, shkruan BBC. 

Gjithashtu në ishullin grek të Santorinit kanë nisur patrullimet gjatë natës nga frika e plaçkitjeve në ishull, i cili kryesisht është lënë i shkretë pasi shumica e banorëve janë larguar. Më shumë se 11,000 njerëz janë larguar pasi autoritetet raportojnë se tërmetet po regjistrohen në një interval minutë pas minutë. Ekspertët kanë paralajmëruar se është e paqartë se kur mund të përfundojë kjo periudhë e krizës sizmike në ishullin e njohur turistik.

Tërmetet e së enjtes deri më tani nuk kanë qenë aq të rënda sa goditja me magnitudë 5.2 që ndodhi të mërkurën në ujërat midis dy ishujve grekë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, dhe gjithashtu nuk ka pasur dëme të mëdha në ishull. Por autoritetet po përgatiten në rast se do të godasë një tërmet më i madh.

Të mërkurën, ata paralajmëruan për rreziqet e rrëshqitjes së dheut në pjesë të ishullit. Një magnitudë 6.0 e lart konsiderohet e rëndë, ndërsa magnituda 5.2, më e forta e përjetuar deri më tani në rajon, konsiderohet normale.  Të enjten, zyrtarët grekë thanë se gjendja e jashtëzakonshme për ishullin do të jetë në fuqi për gati një muaj të tërë, deri më 3 mars.

Greqia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në Evropë. Sizmologët i kanë thënë BBC-së se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë vala e fundit e aktivitetit sizmik, me autoritetet që paralajmërojnë se mund të vazhdojë për javë të tëra.

"Është me të vërtetë e paprecedentë, ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë në [kohët moderne] në Greqi. Jemi në mes të një krize sizmike”, tha Dr Athanassios Ganas, drejtor kërkimor i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Tërmetet e një pas njëshme të cilat filluan të premten, kanë habitur shkencëtarët të cilët thonë se një model i tillë është i pazakontë, sepse ato nuk kanë qenë të lidhura me një goditje të madhe. Dr Ganas thotë se ata po shohin shumë tërmete brenda një zone relativisht të vogël, të cilat nuk i përshtaten modelit të një sekuence goditjeje kryesore dhe pas goditjes.

Ata që kanë mbetur në ishull kanë ngritur frikën e një cunami të mundshëm. Ata kanë ndërtuar mbrojtje të improvizuara nga thasët e vendosur përgjatë plazhit Monolithos të ishullit, ku ndërtesat qëndrojnë shumë afër ujit. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili pritet të vizitojë Santorinin të premten tha se të gjitha planet janë të zbatuara. Gjithashtu ai u kërkoi banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet. 

"Të gjitha planet janë zbatuar. Forcat janë zhvendosur në Santorini dhe ishujt e tjerë, në mënyrë që të jemi gati për çdo rast," tha ai.

Santorini ndodhet në atë që njihet si Harku Vullkanik Helen një zinxhir ishujsh të krijuar nga vullkanet por shpërthimi i fundit i madh ishte në vitet 1950. Autoritetet greke kanë thënë se lëkundjet e fundit kanë qenë të lidhura me lëvizjet e pllakave tektonike, jo me aktivitetin vullkanik. Shkencëtarët nuk mund të parashikojnë kohën, madhësinë ose vendndodhjen e saktë të tërmeteve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë