BOTA

Sulmet izraelit në Liban/ Reagojnë liderë botërorë: Shmangni vuajtjet më të mëdha

E.D Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 16:39

Sulmet izraelit në Liban/ Reagojnë liderë botërorë:

LIBAN- Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë një pushtim të plotë të Libanit, pasi ushtria izraelite tha se kishte nisur operacione tokësore si pjesë e përballjes së saj të fundit me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Dy rivalët e kahmotshëm janë përfshirë në përplasje më të vogla që nga shpërthimi i luftës në Gazë, por tensionet janë rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa Izraeli ka zhvendosur fokusin e tij në kufirin verior dhe ka kryer një sulm në të cilin u vra kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Vetë Hezbollahu mohoi që trupat izraelite të kishin kaluar në Liban. Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

OKB: Shmangni vuajtjet më të mëdha

Pas deklaratës së Izraelit se trupat e saj po kryenin sulme të kufizuara në Liban, Kombet e Bashkuara paralajmëruan kundër shndërrimit të këtyre sulmeve në një pushtim të gjerë tokësor. 

“Pasojat për civilët kanë qenë tashmë të tmerrshme. Ne kemi frikë se një pushtim i gjerë tokësor nga Izraeli në Liban do të rezultonte vetëm në vuajtje më të mëdha”, tha zëdhënësja e zyrës së të drejtave të OKB-së, Liz Throssell. 

Ndërsa paralajmëruan se hyrja e Izraelit në Liban do të ishte shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit, forcat paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor thanë për AFP-në se nuk ka asnjë inkursion tokësor për momentin.

SHBA: Mbështetje e kufizuar

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi më 30 shtator se ishte kundër dërgimit të trupave izraelite në Liban, duke shtuar se duhet të kemi një armëpushim tani. Megjithatë, disa orë më vonë, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dha mbështetjen e Uashingtonit për shkatërrimin e infrastrukturës sulmuese përgjatë kufirit.

Irani: S’do të dërgojë trupa në mbështetje të Hezbollahut

Edhe pse mbështetësi kryesor i Hezbollahut, Irani, kishte premtuar shkatërrimin e Izraelit për vrasjen e liderit të grupit militant, Nasrallah, Teherani tha se nuk do të dërgonte trupa në Liban.

“Nuk ka nevojë të dërgohen forca shtesë apo vullnetare të Republikës Islamike të Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani.

E njëjta gjë u tha edhe për Gazën, ku Izraeli është përfshirë në luftë me Hamasin grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, që gjithashtu mbështetet nga Teherani që nga sulmi në Izrael më 7 tetor.

Rusia: Izraeli të tërhiqet nga Libani

Rusia, që ka lidhje të ngushta me Iranin, bëri thirrje që Izraeli të ndalojë menjëherë armiqësitë, të tërheqë trupat nga territori libanez dhe të angazhohet në një kërkim të vërtetë për zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Ne shprehim solidaritetin tonë me udhëheqjen dhe popullin e Libanit miqësor, i cili është përballur me agresion të armatosur”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Kina: Thellësisht e shqetësuar

Pas njoftimit të Izraelit, Kina tha se ishte thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin dhe kundërshtonte shkeljet e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Libanit.  Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, Kina gjithashtu paralajmëroi kundër veprimeve që përshkallëzojnë konfliktet dhe çojnë në një përkeqësim të mëtejshëm të situatës rajonale.

Turqia: Ofensiva e Izraelit, përpjekje për pushtim të paligjshëm

Si kritik i shpeshtë i sulmeve të Izraelit ndaj Libanit dhe sjelljes së shtetit izraelit gjatë luftës në Gazë, Turqia dënoi ofensivën tokësore të Izraelit si një përpjekje të paligjshme pushtimi. 

Turqia kërkon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë në Lindjen e Mesme

“Ky sulm duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ushtarët izraelitë duhet të tërhiqen nga territori libanez”, tha Ministria e Jashtme turke.

“Të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, veçanërisht OKB-ja, duhet të ndalojnë Izraelin pa humbur më shumë kohë”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili shtoi se Izraeli mund ta synojë edhe Turqinë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë